| E premte, 04.06.2010, 09:10 PM |
Naser Aliu
Pusi grek
Pika-pika mbushet pusi
do të mbushej
sikur të mos rrinin pranë
politikanët
me kova në dorë!
Rrena
Rrena i ka këmbët e shkurtra
kudo në botë
në Ballkan
gënjeshtra ka këmbë të gjata!
Dardha e vrenjtur
Dardha pikë nën dardhë
jo te ne
në Ballkan vidhet
para se të pikë!
Shkallët
Nëpër shkallët, që u ngjit
duke u nuhatur pas
me mundime e dalldi
nuk zbriti poshtë
Nga shtyrja e lehtë, e beftë
u plandos rëndë, e sigurt
dhe, nuk u ngrit më...
për fat, kishte shtypur hundën!
Shqiptari
I lutej Zotit
për punë që nuk dinte t’ i bëjë vet
për shembull shiun
për të tjerat
merrej vesh me Lekën
për ditë!