| E enjte, 03.06.2010, 09:03 PM |
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
REAGIM
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas, e ka pranuar me habi dhe me pezmatim të thellë vendosjen e flamurit aktual shtetëror në hapësirat e brendshme të Stacioneve policore në Tetovë dhe Gostivar. Ne e shohim këtë veprim të vendosjes së këtyre simboleve monoetnike gjigante, si një akt arrogant të organeve të caktuara maqedonase, që duke provokuar ndjenjat kombëtare të popullatës shumicë në këto dy qytete përpiqen të krijojnë tensione të panevojshme etnike në këtë pjesë të vendit.
Flamuri i cili për momentin përdoret nga vendi si zyrtar, nuk pranohet si i tillë nga populli shqiptar këtu, pasi ai në asnjë pjesë të tij nuk përmban elemente me të cilët do të mund të identifikohet populli ynë.
Pikërisht për këtë arsye, e gjithë klasa politike shqiptare që prej vitit 1991 dhe deri më sot ka kërkuar zgjidhje koncensuale të kësaj çështjeje shumë sensitive për dy popujt e mëdhenj që jetojnë këtu.
Duke e pasur parasysh se flamuri aktual shtetëror është njëetnik dhe nuk pranohet nga shqiptarët që përbëjnë 35% të popullsisë së këtushme, ne kërkojmë që i njëjti të hiqet nga vendi ku është ngritur pasi fyen rëndë ndjenjat kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve të Tetovës, Gostivarit dhe më gjerë.
Ne si Organizatë do të ndërmarim gjithçka në mundësitë tona që në rrugë demokratike dhe ligjore këta flamuj të largohen nga territoret dhe hapësirat publike ku shqiptarët janë shumicë e popullsisë.
Valon Kurtishi
Kryetar
______________
Tetovë/Oaeneum
1.06.2010