Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Refik Hasani: Të rikonfirmojmë referendumin e jo Këshill Nacional sipas ligjeve serbe!

| E enjte, 03.06.2010, 08:26 PM |


Më 6 qershor të këtij muajit  do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional për shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhePresheva sipas ligjeve egzistuese serbe mbi pakicat kombëtare

 

  rikonfirmojmë  referendumin  e jo Këshill  Nacional sipas ligjeve serbe!

 

Nga Refik  HASANI*

 

 Shqiptarëve  nga Komuna  Medvegjës , Bujanoci dhe Preshevës  më shumë na duhet që edhe njëher të organizojm  duke rikonfirmuar  referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992 se sa të mbajnë  zgjedhje për këshillin nacional sipas ligjeve serbe në fuqi për pakicat kombëtare.Është dashur që ky formimi i Këshillit Nacional të jetë  jashta ligjeve serbe,mbi kontrollin dhe ndikimet e subjekteve politike që veprojnë në këtë anë . Kjo është vonuar tej mase dhe për këtë janë fajtor më së shumti vetë shqiptarët që nuk u morën veshë deri më tani .Por vonesa nuk justifikon që bllanko të formohet ky institucion që nuk përkrahet dhe përqafohet nga të gjitha partite politike që zhvillojn aktivitet partiak në hapsirat e këtyre tri Komunave.Prandaj formimi i këtij Këshilli sipas ligjeve serbe,por edhe i përkrahur pjesërisht  është me se i dëmshëm  për jetësimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992,vlerave dhe sakrificës së luftës së UÇPMB-së.Prandaj ndoshta edhe ky Këshill do ta pësonte fatin e funksionimit dhe legjitimitetin si Trupi Koordinues!.Republika e Serbisë,shqiptarëve etnik ua mohon të gjitha të drejta  dhe i kanë  të pazgjithura çështjet në sferën politike, ekonomike, në arsimin e lartë,kulturë,informim, integrim,shëndetësi,nuk ka investime në zhvillim.Shqiptarët nuk kemi të drejtë në përdorim të gjuhës në mënyrë të barabartë,na ndalohet përdorimi  i simboleve Kombëtare.Serbia nuk ka kurrfarë oferte për të dëbuarit dhe zhvendosurit e luftës të vitit 2000/2001 etj.Serbisë po i  ngutet për  ta formuar këtë këshill nacional në letër sa për tu arsyetuar para faktorit ndërkombëtarë që po bënë përpjekje për përmbushjen e të drejtave të pakicavë kombëtare :

 -Më mirë rikonfirmim i  referendumin 1992 se sa  formim i Këshillit  Nacional sipas ligjeve serbe , apo edhe 

-Më mirë fuqizimi i Kuvendit të përbashkët i Këshilltarëvë shqiptarë nga tri komunat

  Deri më tani  ky Kuvendi i përbashkët i Këshilltarëvë shqiptarë ka nxjerrë disa deklarata  politike më : më 14 janar 2006,27 shtator 2007, 25 janar 2009 dhe  e fundit e mbajtur në Bujanoc më 17 shkurt  2010 .

Prandaj formimi i këtij Këshilli është edhe kundër këtyre takimeve të Këshilltarëve shqiptarë dhe deklaratave të tyre  !

Vetëm  Kuvendi i përbashkët i këshilltarëve shqiptarë nga tri Komunat mundë të themi se posedon një fuqi ligjore , politike ,pse jo edhe morale që do ta ftonte masën popullore për gjëra madhore.Por edhe i ka votat  dhe mbështetjen e popullit,ku do hartonte  një Projekt-platform  politike,si dispozita përfundimtare  për liri dhe të drejtat e popullatës shumicë nga Krahina shqiptare e mbetur nënë sundimin e Serbisë.Kurse tashmë ne shqiptarët kemi mbetur në gjysmë,të disa proceseve  edhe pas organizimit të luftës së organzuar në vitin2000/2001.Vetëm me  unitet do të realizohen të drejtat  fundamentale,do të  kërkohet,do të gjindet  zgjidhja për çështjen  që kërkon një zgjidhje të pranueshme  për  të drejtat në të gjitha aspektet që nga ato individuale deri të ato  kolektive për shqiptarët e ksaj hapsire etnike  shqiptare.

Prashtrohen shumë pyetje lidhur me formimin e cekur , si:

-Kush duhet  ta përbëjë  Këshillin Nacional, gati të njëtit persona, deputetë lokalë edhe deklegatë për  këtë Këshill,

-Si  duhet    funksionojë  ky Këshill,

-Çka  do  të arrihej me forminin  e këtij insitucioni,

-Ku do ta ketë selin , qendrën e veprimit,

 -A do të veprojë dhe shtrijë ndikimin në tri Komunat,

-Si  do të përfaqësohen shqiptarët nga pjesët tjera jashta tri Komunave që jetojnë sot në Republikën  Serbisë,

-A mund ta pësojë fatin ky Këshill si  Trupi  Koordinues!?

- Si do të krjohet bashkëpunimi në mesë Kuvendeve Komunale dhe partive që kanë pranuar të dalin në zgjedhje dhe atyre që ishin kundër formimit të këtij Këshilli sipas ligjeve serbe në fuqi?

-Çfarë fondi dhe mjete do të disponojë ky institucion,

-A do të krijohet edhe më shumë përçarje me këtë Këshill?

Forma organizative dhe rëndësia a mos është më pak e vlevshme se rezultatet  e referendumit më 1 e 2 mars 1992 dhe Kuvendi për autonomi politiko-territoriale. Sfida të shumta do të dalin pas mbajtjes së zgjedhjeve më gjashtë qershor për Këshillin Nacional. Dilema të mëdha do të jenë se këto vendime a do të jenë të plotëfuqishme. Për çështjet madhore duhet patjetër të konsultohet edhe politikëbërja nga Prishtina  dhe diplomacia e Tiranës së bashku me dy akademitë tona, që të mirret një qëndrimi i drejtë lidhur me  çështjet kapitale në interes të shqiptarëve të ksaj krahine e jo të mirren  vendime të ngutshme. Një prej arsyeve që këto zgjedhje për Këshillin Nacional nuk do të jenë të përfaqësuara nga të gjithë, pasi prej tetë subjekteve që veprojnë në tri Komunat, vetëm dy parti politike iu kanë përgjegjur thirrjes për të dalë dhe votuar për Këshillin Nacinal. Sikur edhe të gjitha partitë të mertnin pjesë, do të ishte e rrugës për hir të funksionimit më të mirë që në  këtë  këshill të jetë edhe dikush nga figurata publike, shoqëritë civile dhe persona meritorë nga pjesë tjera jashta tri Komunave administrative.

Ne shqiptarët nga tri Komunat kemi nevojë për një Këshill Nacional që do të funksiononte jashtë ligjeve serbe, por edhe do të pranohej nga të gjitha subjektet dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, por jashtë ndikimeve të individëve të caktuar, partive politike dhe jashtë politikës ditore. Ky këshill do të duhej të ishte duke u thirrur në rezultatet e referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992, luftës dhe sakrificës sonë për mbijetesë në këto hapsira. Ky këshill do të ishte vazhdimësi e formimit të institucioneve të këtij Rajoni nga tri Komunat si një Krahinë e banuar me shumicë shqiptare. 

 

*) Autori  punon  prof. i Ekonomisë  dhe  është publicist  i pavarur.

 

 Më datën 01.06.2010