| E merkure, 02.06.2010, 06:33 PM |
Sose Dumaj
UDHËTIMI...
Ëndërrova rrugëtime të reja
Desha me erën të vrapoja!
Katër astrat e horizonteve
T’i pushtoja me krahët e mi
E gjithmonë të më prisje vetëm Ti
Të ndanim gëzim e trishtim bashkë,
Të prisnim pranverat,
Të përcillnim dimrat,
Të ledhatonim thinjat
Me fisnikërinë besnike
T’i zgjasnim magjitë
E netëve të zgjatura,
Pranë urëzave tona të përbashkëta
Të përjetonim ëndrrën deri në pafundësi....
Si një kafshë e plagosur
Ëndrra u përpëlit
Vetëm kupë helmi piva në jetë
Ndoqa mundimin të mos jem robinje
Më çoj shumë larg kjo rrugë e gjatë
Metamorfozë përjeton edhe shkëmbi
Në shkëmb kohe jam shëndrruare!....