Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arrestohen tre shqiptarë në Bari, Itali

| E merkure, 02.06.2010, 09:17 PM |


BARI TË ITALISË POLICIA KA ARRESTUAR

 

TRE SHQIPTARË TË KONSIDERUAR SI PRIJËS TË NJË ORGANIZATE KRIMINALE NARKOTRAFIKANTËSH

 

Siç njofton agjencia kombëtare italiane e lajmeve ANSA, policia shtetërore italiane sot në Bari ka arrestuar tre qytetarë shqiptarë, të dyshuar si prijës të një një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikimit në Itali, të lëndëve narkotike të drogës heroinë dhe kokainë.

 

Siç thuhet në njoftimin e agjencisë së përmendur, policia – pas hetimeve të gjata – kishte ndërmarrur një operacion special dhe ka arritur të arrestojë organozatorët e një bande narkotrafikantësh, në qytetin e Barit, kur po planifikonin nisjen e sasive të drogës së importuar nga Shqipëria, për në qytete të ndyshme italiane. Gjatë këtj operacioni, thuhet se policia ka arritur të zbulojë edhe dy laboratore të organizatës së narkotrafikantëve – një në Romë e njënë Milano, që i përdornin për përpunimin dhe paketimin e drogës.

 

Në vijim të këtij njoftimi të ANSA-s thuhet se në këtë operacion të suksesshëm policia ia ka dalë të sekuestrojë 51 kilogramë drogë heroinë e kokainë dhe pos tre shqiptarëve prijës t’i arrestojë edhe 24 persona, të kapur në flagrancë.

 

Engjëll KOLIQI