Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Interviste me shkrimtarin Pierre-Pandeli Simsia

| E diele, 25.11.2007, 07:43 PM |


Askush s'ka te drejte te veje dore mbi femren.

Mbresa, duke lexuar romanin "Nje dashuri e vrare" te shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia

Shkruajti dhe intervistoi: Natasha Tola

Pierre-Pandeli Simsia
Me emrin e zotit Pierre-Pandeli Simsia fillimisht jam njohur para disa viteve ne gazeten e vetme shqiptaro-amerikane "ILLYRIA" qe botohet ne Nju Jork, nepermjet shkrimeve te herepashereshme te shkruara nga ai. Pastaj emrin e tij e lexoja si autor te disa shkrimeve ne shtypin e pavarur ne Shqiperi si Koha Jone, Shekulli, Panorama, Dita, Tema, Gazeta Ndryshe, Gazeta Shqip, Balli i Kombit..., gjithashtu shpesh here lexoj edhe shkrime dhe krijime te tij ne listat e ndryshme te internetit. Tematika e shkrimeve qe ai zgjedh jane shqetesimet per popullin dhe vendin e tij, sukseset e shqiptareve anembane kudo jane, sidomos shqiptaret ne Amerike. Jane te shumte emrat e shqiptareve, studente, pedagoge, mjek, shkencetare... , sukseset e medha qe ata kane arritur ne Sh.B.A.dhe qe jane bere te njohur per lexues te shumte nepermjet Simsise.

Duke jetuar prej shume vitesh ne Sh.B.A. zoti Simsia ka gjetur vendin e tij,mundesi te reja shprehjeje e afirmimi, ka rrokur tema e motive te begata artistike, te cilat i ka perpunuar e ngritur ne sistem vlerash estetike te mirefillta. Duke lexuar keto dhe shume shkrime te tjera nga ai, kam krijuar bindjen se zoti Pierre-Pandeli Simsia eshte teper energjik. Pierre-Pandeli Simsia ka edhe nje memorie teper te rralle, qe do t'ia kishte zili cdonjeri. Te gjithe jemi deshmitare per kenget e shumta shqiptare, sidomos ato te muzikes se lehte dhe festivaleve te kenges ne radiotelevizion neper vite, qe ai na i jep herepashere ne faqet e ndryshme te internetit, pavaresisht se ato kenge jane kenduar 20-30 vjete me pare. Nje gazete shqiptare para pak kohesh ne suplimentin e saj jepte per lexuesit e shumte tekstet e 100 kengeve nga festivalet e kenges shqipatre, derguar nga zoti Simsia  ne ate gazete, i cili ishte edhe "autori" i tyre i te diturit permendesh. Besoj se do jete i vetmi njeri ne Shqiperi, i cili i mban mend dhe i di permendesh pothuajse te gjitha kenget e festivaleve brenda nje
periudhe 20 vjecare, qe me te drejte ne gazete dhe mbare opinioni shqiptar e kane quajtur "Gjeniu i Kenges". Duke u njohur me krijimtarine e tij letrare disa here isha e interesuar ta njihja nga afer kete njeri intelektual per te biseduar dhe per t'i shprehur mirenjohjen time per cdo gje ai shkruan. E kisha te pamundur nje njohje me te, por "fati" e deshte qe une shfrytezova nje rast te volitshem i ardhur si me porosi. Ne pranveren e vitit 2005 mesova se Pierre-Pandeli Simsia do te promovonte vellimin e tij te pare me tregime "Le te jem une Zamira..." ne nje nga sallat e medha ne "Bronx House" ne Bronx te Nju Jorkut, ku edhe numri i Komunitetit Shqiptar ne ate lagje te Nju Jorkut eshte me i madh. Shkova edhe une ne mes atyre intelektualeve dhe bashkeatdhetareve te tjere per te marre pjese ne ate ate ceremoni, ne ate promovim libri. Nuk dua te shkruaj mbresat e medha qe na la ai promovim libri, sepse eshte shkruar per te. Ne fund te takimit shfrytezova rastin e ardhur per mua dhe me nje fare "druajtje" i prezantohem (nuk mund t'i prezantohesha ne kohen kur po me nenshkruante librin e tij, i cili na i dhuroi te gjitheve librin), gjithashtu i shpreha mendimin tim per te shkruar dicka per te dhe ate shkrim ta shoqeroja me nje interviste. Me druajtje dhe me nje menyre te kulturuar, Zoti Simsia e refuzoi kerkesen time, duke me bindur, packa se une nuk e prisja nje reagim te tille nga ai. Disa muaj me vone rastesisht e pash fotografine e tij ne nje reviste te Nju Jorkut, ku nje gazetare amerikane kishte shkruar per te. U ndjeva e gezuar, ashtu sic do ndjeheshin edhe te tjere shqiptare si une, ashtu sic do ndjehesha per cilindo shqiptar tjeter te shkruhej per te ne nje reviste Njujorkeze te shoqeruar edhe me fotografi. Atehere nuk e pyeta Pierre-Pandeli Simsine nese mund te shkruaja dicka per te apo jo. Shkruajta me vullnetin dhe deshiren time lajmin per cfare ishin shkruar per te ne ate reviste amerikane dhe fatmiresisht ate shkrimin tim e pash te botuar ne disa gazeta ne Shqiperi. Pa kaluar nje vit nga botimi i vellimit te tij te pare me tregime, Pierre-Pandeli Simsia erdhi para lexuesit me nje tjeter liber te ri, me romanin "Nje dashuri e vrare", botuar ne te njejten Shtepi Botuese "Arberia" ne Tirane, ku i eshte botuar edhe libri i pare. Duke lexuar te dy librat e shkruara nga ai kam krijuar bindjen time se Pierre-Pandeli Simsia, me origjine nga Berati, eshte nje tregimtar dhe romancier befasues duke na sjelle nje pervoje te re. Menjehere u interesova dhe e lexova librin. Mbeta e mahnitur per cfare lexova, per temen dhe subjektin e gjetur nga zoti Simsia te trajtuar ne ate roman, per rrjedhshmerine e frazave dhe vargjeve, per gjuhen e paster dhe te kuptueshme, qe ai e perdor ne liber. Ngjarja teper e dhimbeshme e shkruar me
mjeshteri nga Simsia eshte nje drame e gjalle, nje tragjedi e dhimbshme... Nje plage e madhe e shoqerise dhe jetes shqiptare ende e hapur, plot dhimbje edhe gjak, nje plage 16 vjecare, qe ne vend te shkoje drejt mbylljes, po merr infeksionin e saj gjithnje ne rritje, rrembimin dhe trafikimin e vajzave shqiptare sot per t'i cuar ato ne shtete te ndryshme te botes. Kjo eshte edhe dhimbja e Simsise, dhimbja e te gjithe neve,dhimbja e cdo familje shqiptare sot ne romanin e ri te tij "Nje dashuri e vrare". Askush nuk duhet te heshte rreth kesaj dhimbjeje shqiptare sot. Te gjithe duhet te luftojme rreth kesaj plage te infektuar qe ka prekur familjet dhe femren shqiptare sot. Edhe pse zoti Simsia ka shume vite i larguar nga atdheu i tij i dashur, Shqiperia, kjo plage atij i shkakton dhimbje. Sepse ndjen dhimbje te madhe nga kjo plage infektuese Pierre-Pandeli Simsia edhe pse jeton ne Nju Jork, nuk hesht. Perkundrazi, e ngre zerin e tij me force te madhe duke shkruar kete liber dhe duke iu drejtuar shtetit te tij ame, shtetit shqiptar. Eshte shteti shqiptar ai, qe duhet te shqetesohet
per ta luftuar dhe per ta mbyllur njehere e pergjithmone kete plage tejet te dhimbeshme. Nuk dua t'i bej komente te teperta atij libri, vetem rekomandoj cdo shqiptar ta lexoje ate dhe do ndjeje sadopak nje dhimbje nga ajo dhimbje e madhe e realitetit te sotem shqiptar, te cilen na e trajton me se miri shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia ne liber dhe, pervec dhimbjes, shteti shqiptar duhet te ndjeje pergjegjesite e tij. Dua te falenderoj Shtepine Botuese Arberia, zonjen Nazire Veizi si redaktore e atij libri, zotin Abaz Veizi qe ka shkruar me mjeshteri parathenien e librit, i cili eshte edhe Botues i asaj Shtepie Botuese, zotin Dukagjin Hata si recenzent i librit. Falenderoj gjithashtu edhe shkrimtarin Pierre-Pandeli Simsia, qe ka shkruar kete roman me nje teme dhe subjekt teper te rendesishem dhe shqetesues qe po kalon sot Shqiperia, duke na dhene ne duar dhe ne biblioteken tone kete liber shume domethenes. Me ne fund mendoj se e "binda" zotin Simsia per te me dhene nje interviste te shkurter per lexuesit.
 

Interviste me zotin Pierre-Pandeli Simsia

Zoti Simsia, pa kaluar ende nje vit nga botimi i librit tuaj te pare ju eshte botuar libri juaj i dyte, romani "Nje dashuri e vrare. Mund te thoni dicka?

Mendoj se lexuesi duke e lexuar vete librin aty do t'i gjeje te gjitha brenda, ato cfare une kam trajtuar ne ate liber, shqetesimin dhe dhimbjen e madhe qe po kalon shoqeria dhe familja shqiptare sot. Si autor i librit, duke u nisur edhe nga vete titulli qe mban ky liber "Nje dashuri e vrare", do ishte nje kenaqesi per lexuesin besoj, te flisnit. Lexuesi, duke lexuar ne fillim titullin e librit, mendoj, pak a shume e merr me mend se shkruhet per nje dashuri qe nuk jeton me, qe vritet, per ato dashuri qe lexojme shpesh ne shtypin shqiptar cdo dite . Ne te vertete nuk vritet vetem dashuria e nje femre te pafajshme dhe enderimtare per jeten e saj te ardhme, sic eshte Dorina. Ne ngjarjen qe trajtohet ne liber vritet besa e shqiptarit, vritet nderi, vriten ndjenjat e moshes me te bukur qe ka njeriu, mosha e rinise, vriten te gjitha endrat e femres shqiptare sot qe ka per te ardhmen e saj te lumtur dhe te gjitha keto vriten, sepse shteti shqiptar sot nuk eshte i afte ose nuk do t'i mbroje te gjithe keta njerez te pafajshem dhe enderimtare. Pse duhet kerkuar lumturia e njeriut te sotem shqiptar ne shtete te huaja, kur ne shume mire mund ta ndertojme ate lumturi ne vendin tone. Mundesite i kemi, madje edhe vete natyra me duket se e ka "tepruar" me privilegjin e saj qe na ka bere, duke na dhene thesare te medha; si nga pozita gjeografike ku jemi vendosur, ashtu edhe nga pasurite natyrore dhe nentokesore qe kemi.

Mos doni te thoni se me kete liber ju i drejtoheni me nje akuze klases politike shqiptare, e cila dashje pa dashje, eshte motivuesja e kësaj strukture kriminale qe cdo gje e bukur, vritet sapo krijohet qe ne embrion?

Cdo ngjarje ne liber eshte nje pjese e vertete e jetes shqiptare sot dhe qe tragjedi te tilla luhen nen hunden e shtetit. Duke pare realitetin e familjes dhe shoqerise shqiptare sot, ajo plage e madhe qe eshte hapur para 16 vjetesh, menjehere sapo ne Shqiperi erdhi demokracia, pra plaga e rrembimit dhe trafikimit te femres shqiptare sot dhe per te bere tregeti me trupin e tyre qe te huajt te shuajne ndjenjat dhe epshet e tyre mbi trupat e brishte te femres shqiptare, etj. etj. kjo eshte e papranueshme nga nje shoqeri, qe pretendon te quhet shoqeri e qyteteruar, nje shoqeri,qe deri dje ka qene totalisht e mbyllur nga bota e jashteme, sic eshte shoqeria jone shqiptare, qe kerkon dhe deshirojme te jete pjesetare e familjes se qyteteruar evropiane, sic eshte shoqeria jone shqiptare. Por sic e kam permendur edhe me siper, e gjithe kjo drame luhet nen hunden e shtetit shqiptar.

Duke u nisur nga ngjarjet qe Ju i trajtoni ne liber, del se, jo cdo vajze rrembehet, genjehet dhe trafikohet per ato qellime. Pra, sipas jush, ne liber jane edhe disa vajza qe e ushtrojne ate profesion te ulet me deshiren e tyre. Cfare mund te thoni?

Kjo eshte edhe njera ane e asaj qe mua me shtyti te shkruaja kete liber me kete teme dhe me kete subjekt. Une realitetin ne Shqiperi nuk e njoh nga afer, sepse kam shume vite ne emigracion, pothuajse 16 vjete. Ate e njoh vetem nepermjet shtypit, medias qe e lexoj cdo dite ne Internet. Ndjehem teper i shqetesuar dhe teper i revoltuar, kur lexoj se si policia e nje shteti te huaj kap ne flagrance vajza shqiptare duke ushtruar ate "profesion" prej shume vitesh dhe i riatdheson. Dhe c'ndodh me vone, kur ato vajza cohen ne qendren e rehabilitimit? Ato, me paturpesine e tyre me te madhe, akuzojne ata djem, te cilet i quajne tutore, per perdorim dhune ndaj tyre, per fikje cigaresh ne trupat e tyre dhe lloj lloj menyrash te tjera "torturuese", qe kane mbetur shume te "varfra" nga ana financiare, sepse te gjitha te ardhurat ua rrembejne ata tutore, etj. etj. Vete llogjika te thote: Kush jeni ju qe flisni tani me kete gjuhe? Ku ishit ju deri dje? Sepse jeni riatdhesuar, prandaj edhe flisni me kete gjuhe tani? Nese policia e atij shteti te huaj nuk do t'ju kishte kapur, ju per mrekulli dhe per kenaqesine tuaj do vazhdonit ta ushtronit ate pune, perderisa keni vite te tera qe i jeni ushtruar atij profesioni. Per keto qe po ju them tani dhe qe i kam trajtuar ne liber, une kam shkruar edhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi, sepse eshte edhe nje fakt tjeter shqetesues per mua; organet e drejtesise shqiptare, sipas denoncimit te te riatdhesuarave, i marrin nen mbrojtje ato, duke fajesuar djemte, tutoret e tyre. Fajesimi ne kete rast duhet te jete per te dy palet.

Qe do te thote se pergjegjesia perseri bie mbi shtetin shqiptar?!

Jo vetem ne kete rast pergjegjesia bie mbi shtetin shqiptar, por edhe ne raste te tjere, kur prostitucioni kryhet hapur ne rruget e kryeqytetit shqiptar. Po e riperseris, te gjitha keto luhen nen hunden e shtetit shqiptar. Sa lajme tronditese lexojme cdo dite? Ne lulishte te ndryshme ne qender te Tiranes, ne lulishten tek Monumenti i Skenderbeut, prapa Pallatit te Kultures ne Tirane tek ajo grope qe i ngjan nje goje te stermadhe e quajtur gropa e Sejdin Hajdise, etj. te gjitha keto vende jane kthyer ne cerdhe prostitucioni, ku vajza te ndryshme me deshiren e tyre e ushtrojne ate profesion te ulet..., pavaresisht se shkruhet se eshte gjendja e mjerueshme ekonomike ajo, qe i detyron ato femra te moshave te ndryshme t'i nenshtrohen atij profesioni.

Ne librin tuaj Ju keto shembuj vajzash pak i keni permendur. Autorja kryesore e romanit, madje dua te them, heroina e romanit tuaj eshte Dorina.

Dorina ne liber nuk eshte ajo vajze qe riatdhesohet. Dorina eshte personifikimi i vajzes se vertete shqiptare. Dorina eshte nje vajze e pafajshme qe enderon jeten e saj te lumtur, te ardhmen e saj, ate te ardhme, sic e kam thene edhe me siper, qe nuk ia mundeson shteti i saj. Dorina eshte nje nxenese e shkelqyer ne mesime dhe kerkon te vazhdoje shkollen e larte ne nje shtet te huaj, duke pare se shteti i saj eshte i paafte per perspektive per te gjithe ata qe mbarojne shkollen e larte. Si cdo vajze ne moshen e saj edhe ajo e ka te drejten t'i bindet ligjit te dashurise, aq me teper me nje njeri qe e ka njohur me pare dhe qe eshte nje i afert i ish shoqes se saj te klases. Dhe ajo mendoi se arriti majen e saj te suksesit, perderisa endra e saj po fillonte te behej realitet, u "fejua" me njeriun qe e "donte" per te krijuar jeten e saj te arte te ardhme. Pavaresisht se ajo bie viktime e atij njeriu, te dashurit te saj, gje te cilen nuk e kishte menduar dhe s'i shkonte mendja kurre, kur meson qellimet e ndyra te tij dhe te gjithe grupit te djemve shqiptare qe trafikonin vajzat shqiptare, motrat e
tyre, ajo kerkon t'i shpetoje asaj rrjete te mallkuar merimange. Nuk e donte vdekjen, kerkonte te shkeputej ne rastin me te pare qe do t'i jepej dhe ashtu beri. Pavaresisht se fundi i saj eshte tragjik, ajo sic e thote edhe ne letren e saj qe e kishte shkruar vete me pare, me mire e vdekur, se sa te mbaj kete turp, une, familja ime, shteti im...

Duke trajtuar kete teme, kete shqetesim te shoqerise shqiptare, mendoni se po filloni te shkruani romane politiko-artistik?

Une gjithmone kam deshire te shkruaj per jeten reale, per shqetesimet dhe hallet e medha qe kalon vendi dhe populli im. Po t'i hidhni nje sy te gjithe shkrimeve te mija ne gazetat e ndryshme, ato flasin vete per qellimin tim te te shkruarit. Nese nje pjese e popullit tim sot eshte i varfer, i pafuqishem ndaj cdo politikani dhe klases politike..., deshiroj qe ajo varferi te mos ekzistoje atje. Boll kemi qene te vuajtur dhe te varfer nga nje regjim gjakatar dhe diktatorial komunist shqiptar.Gjithe klasa politike shqiptare sot, kete duhet te mendoje per popullin e saj te vuajtur dhe te varfer,duhet te jete ne gjendje te binde popullin e saj qe te kete besim tek politika dhe politikanet. Prandaj edhe i votojne ata. Klasa politike shqiptare sot ka pergjegjesine e madhe perpara popullit te vete, qe ajo ender e vjeter, shembja e diktatures, e nje bote te zymte, te justifikohet. Nuk u shemb diktatura qe populli te mbetet fukara dhe i papune, qe populli te vazhdoje akoma, ashtu si atehere para 16 vjetesh te marre "arratine" ku te munde, ne cilin shtet te botes...

Ne shkrimet e tua ne gazeta te ndryshme, si edhe ne internet ju prekni tema te ndryshme, qe, sigurisht edhe jane te pelqyeshme. Ne dy librat e tu te botuara njeri pas tjetrit brenda nje viti, e perbashketa e tyre, eshte femra shqiptare. Shqetesimi juaj per femren shqiptare. Cfare mund te thoni?

Natasha, jeni vete femer dhe duhet ta kuptoni ate qe ka ndodhur dhe ndodh me femren shqiptare, sidomos sot. Ne tregimin Le te jem une Zamira, trajtohet problemi i emancipimit social dhe psiqik i Shoqerise Shqiptare ne kohen e diktatures. Zamira e kishte te "ndaluar" te dashuronte, per vete opinionin e semure te meshkujve dhe gjithe shoqerise shqiptare, sepse e denonte opinioni shoqeror qe e rrethonte. Per hir te nje dashurie endra e saj per te jetuar ne kryeqytet u kthye ne zhgjender. U nda nga i fejuari i saj, kur ky i fundit e mesoi ate lidhje dashurore te meparshme. pra Zamira pagoi haracin e njohjeve te moshes. Ndryshe ndodh me Dorinen ne romanin "Nje dashuri e vrare". Po sot? Nuk jemi te gjithe deshmitare si po trajtohet femra shqiptare nga i fejuari, bashkeshorti, nga prinderit e saj, nga vellezerit?, vetem se kane pargjykime, dhe, sipas zakonit te vjeter e quajne veten te plotefuqishem perpara femres dhe mund te bejne me te c'te duan... Sa femra shqiptare sot po vazhdojne te vriten dhe te keqtrajtohen nga keta te siperpermendur qe u thash? Askush nuk ka te drejte te vere dore mbi femren. Ai vella, bashkeshort apo kushdoqofte, mendoj, nese kerkon me
fanatizem pastertine dhe besnikerine e karakterit tek gruaja, motra e tij,..., ne radhe te pare duhet ta kerkoje te vetja e tij . Koncepti i sundimit te meshkujve ndaj femrave vazhdon te ekzistoje akoma ne Shqiperi. Cdo shtet, cdo qeveri ne bote ka ligjet e veta, ka drejtesine e vete. Edhe Shqiperia duhet t'i kete keto. Jo vetem t'i kete, por te gjithe njerezit duhet te ndergjegjesohen se eshte ligji ai qe vepron dhe perpara tij, askush nuk e ka te drejten te veproje sii te doje. Po e perseris edhe njehere; askush nuk ka te drejte te vere dore mbi femren sot. Cdonjeri duhet t'i drejtohet ligjeve... Por fatkeqesisht Shqiperia dhe opinioni i saj sot eshte pak larg ligjeve dhe opinionit te qyteteruar demokratik boteror. Femra shqiptare duhet te kete me teper hapesire ne jeten shoqerore dhe politike. Nuk duhet ta quajme si harritje nese kemi nje kryetare parlamenti femer, nje ministre femer, nje drejtoreshe femer...

Ju kane cilesuar "Gjeniu i Kenges", sepse sic e keni deklaruar vete ne gazete dhe qe ne i kemi lexuar shume tekste kengesh, ju dini permendesh shume kenge, mbi njemije kenge. Do ishte ne kenaqesine e lexuesit te dinim me shume rreth tyre.

Natasha, per kete pyetje tuajen une para pak kohesh kam dhene nje interviste te plote ne gazeten"Tirana Observer" ne Shqiperi dhe ne studion e Radio Tiranes dhe cdo gje e kam spjeguar, por, meqenese ju po me pyesni, une po ua them edhe juve. Eshte plotesisht e vertete, se une di shume, shume kenge shqiptare dhe vecanerisht ato te muzikes se lehte dhe te festivaleve te kenges. Qe kur eshte zhvilluar Festivali i 11-te i Kenges ne RTV ne Dhjetor 1972 e deri ne Festivalin e 29-te Dhjetor, 1990, une pothuajse i di te gjitha kenget e kesaj periudhe kohe. Por  edhe shume kenge te tjera para festivalit te 11-te e pas Festivalit te 29-nte une di t'i kendoje, tekstin dhe muziken e tyre.Po! Mund te them se di pothuajse njemije kenge, tekstin, muziken, autoret e tyre edhe t'i kendoje i di te gjitha. Per autoret e teksteve nuk jam dhe aq i sakte, nuk me kujtohen te gjithe, sa
c'me kujtohen kenget.

Para pak kohesh nje reviste amerikane ne Nju Jork ka  shkruar per  Ju. Mund te na thoni si u ndjete, kur e pate veten tuaj edhe  me fotografine tuaj ne ate reviste?

Sigurisht, c'do njeri te ishte ne vendin tim do  ndjehej i lumtur, ashtu  sic  edhe u ndjeva une. Ishte befasuese per mua,  kur ne pune me vjen nje grua e panjohur,Jennifer Hunley. Me prezantohet si gazetare amerikane.Me  tregoi letren e identifikimit te saj te gazetares dhe gjate bisedes me te me kerkoi nje interviste. Ne fund me beri edhe fotografi, fotografi, e cila shoqeroi shkrimin  e saj ne reviste. U cudita pak gjate bisedes me te, sepse dinte  dicka rreth krijimtarise sime dhe rreth librit tim: "Le te jem une Zamira...".  Me kishte pare rastesisht ne nje kanal televiziv te Nju Jorkut, kur une jepja  nje interviste .Une vertete u ndjeva shume i lumtur dhe kete  lumturi ma shtonin jo vetem
shoket e kompanise ku une punoj kur me uronin, por  edhe banoret perreth. Vinin e me uronin, duke me dhene edhe  revisten. Isha dhe jam  i lumtur edhe per vete faktin  tjeter se u ndjeva krenar si shqiptar ne mes te Nju Jorkut, ne mes te  amerikaneve. E kunderta e asaj qe ndodhne vende te ndryshme ne Evrope, ku  shqiptaret ndjejne perbuzjen e vendesave.

Edhe nje pyetje e fundit. Jetoni ne Nju Jork, jeni nje aktivist i komunitetit shqiptar ku aktivizoheni shpesh ne aktivitetet e Komunitetit. Keni ndonje mesazh per te dhene?

Une vertet jam aktivizuar ne aktivitete te ndryshme te komunitetit shqiptar, por jo gjithmone, sepse te tilla i kam edhe kushtet. Une punoj mbasditeve, gjithashtu edhe ditet e fundjaves une punoj. Pushimin javor e kam ne mes te javes. Kjo eshte edhe aresyeja kryesore qe une nuk jam gjithmone i pranishem ne te gjitha aktivitetet, sepse, sic edhe dihet, zakonisht aktivitetet zhvillohen mbasdite dhe ne fundjave. Mundohem te mos i mungoje komunitetit shqiptar, pjesetar i te cilit jam edhe une.

Ju faleminderit Zoti Simsia qe pranuat te me jepnit kete interviste.

Edhe une ju falenderoj Natasha per bashkebisedimin.