| E marte, 01.06.2010, 08:27 PM |
Halit Bogaj
AHMET DELIA
Në Drenicë te Sejdia
Kishte hy nji ditë
Kishin dalur shumë komitë
Për të vra për të gjobitë
2
Kur po bijshin te Sadria
Britshin gratë piskatshin thmia
Britshin gra piskatshin thmia
O kah po i therrshin me singia
3
Thonë i ndjeu Ahmet Delia
Që kanë shkue te Sadria
Çou të vdesim me sakica
Me çetnikë krye kapica
4
Me çetnikët gjakatarë
Që kanë ardhë me pre shqiptarë
Ai Murseli djalë kreshnik
Asnjë trohë nuk kishte frikë
5
Babë e djalë po vrapojnë
Ramë Sejdinë që ta ndihmojnë
Dhe me te ishin zatet
Ai i kishte shtatëdhetë vjet
6
Ramë Sejdia po bërtet
O Ahmet kështu çka m’gjet?
Ata shkie kur kanë hi
Te Sadria në Avli
7
Dojshin shpinë për me e çnderue
Dhe të shkretën me zezue
Por Ahmeti për kojshi
Luftën bante me Serbi
8
Kishte kcy përmbi një shkallë
Me sakicë i mshoi në ballë
Dhe e vrau çetnik Zhivanin
Ia humbi velikdanin
9
Dhe i tha pse kishte hi
Në kët vend në Dardani
Me sakicë kryet ja hoq
Ai Zhivan keq u përpoq
10
Edhe kcente sikur pulë
Nga sakica që iu ngul
Por kërsiti nji martinë
Dhe e vrau Ahmet Delinë
11
Nisi varrën me qortue
Thonë Murselit i
Baba keq t’u ka varrue
12
Baba keq t’u ka varrue
Dhe nuk mundet me t’nimue
Por Murseli fyt për fyt
Me çetnikë ish kacafyt
13
Tre prej tyre i shkurtoi
Edhe gjakun e pagoi
Me manxerre fort po qet
14
Edhe Rama ban gajret
Me sakicë
Thonë tre vetë i vrau Bajrami
Por ish ikë diqysh Stefani
15
Kishte thanë në Mitrovicë
S’shkoj kurrqysh ma në Drenicë!
Përmbajtja dhe qëllimi i përpilimit të këngës’’Ahmet Delia’’
Siç dihet nga historia jonë e dhembshme dhe tragike , populli ynë përherë ishte i rrezikuar nga armiqtë tanë dhe në luftë të pakompromis për mbrojtjen e qenjes së vet kmbëtare.Në këtë luftë të pabarabartë e cila na imponohej kohëpaskohe dhe vit pas viti, heronj tanë të ndritur të cilët i gjen rrrallëherë në përmasa të tilla tek popujt dhe vendet e ndryshme, ishin të detyruar të luftonin me çka kishin para vetes që t’i dilnin zot parasëgjithash’’Pragut të shtëpisë’’/siç shprehej Presidenti Rugova/nga i cili nuk kishin ku të shkonin.
I tillë dhe në vazhdën e atyre heronjve tanë madhështorë ishte edhe Vigani Ahmet Delia i cili luftoi për nderin e shtëpisë së një fqiu/por e cila faktikisht ishte e edhe shtpia e tij/ngase armiku ishte aty, si te fqiu/Rama/si te Ahmet Delia.Pra për ta shkurtuar sa më tepër këtë spiegim, lexuesi do të mbetet i mahnitur me qëndresën dhe vdekjen heroike të trim tribunit atdhetar Ahme Delia nga Prekazi i Drenicës i cili, duke mos pasur armë tjera pranë vetes, luftoi me sopatë dhe i vrau disa çetnikë.Ahmet Delia ka mbetur deri sot ndër figurat tona më të shquara të këngëve historike duke marrë edhe përmasa legjendare të cilat do të jetojnë nëpër periudha të ndryshme të historisë sonë të lavdishme.