| E marte, 01.06.2010, 09:12 PM |
Luan Çipi
ANXHELA 16 VJEÇARE
Ditë e natë, në shumë vjet,
Kjo, mbesa ime Anxhela
Shpejt ngrihet, ikën e flet,
Rrëshqet si barka me vela.
E çan detin e harbuar
Nuk pyet për dallgë e tallaz
Del në breg e lumturuar,
Na jep lumturi pa masë.
Sa shpejt e mësoi Anglishten,
Dhe gjuhë të dyta me vlerë
Holandishten dhe Frëngjishten
Përvetësoi me një herë.
Në Holandë, Qytetin Lule*
O, sa këndshëm jeta shkohet,
Kujdes, ëmbëlsi, pekule
Dita ditës zbukurohet.
Gjyshi dhe gjyshja nga larg
Të shikojnë të ndjekin pas
Ti dërgojnë urimet varg
Të mbushur me shpresë dhe gaz.
Ja, nesër vjen një Qershori
Anxhela mbush 16 vjet
Te ne, do qesh dhe oborri
I mbushur me lule, det.
Po një lule më e dukur
Shkëlqen, e varur në mur,
Mbesa jonë e mirë e bukur,
Mbi të tjerat lëshon nur.
*Rossendaal