Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


KOSH: Hetim në lidhje me ekzekutimin e katër qytetarëve shqiptarë

| E hene, 31.05.2010, 07:57 PM |


KËSHILLI  I  ORGANIZATAVE   SHQIPTARE

 

Këshilli i organizatave shqiptare “KOSH”, në mbledhjen e mbajtur të Shtunën, datë 29.05.2010, vendosi që të kërkojë në mënyrë të prerë nga prokuroria e këtij vendi që të iniciojë hetim në lidhje me ekzekutimin e katër qytetarëve shqiptarë më 12.05.2010 në fshatin Radushë të Shkupit.

 

Këshilli informon opinionin publik se punon me konsekuencë në konsolidimin e energjisë pozitive që është grumbulluar në popullin Shqiptar këtu.

 

Këshilli gjithashtu diskutoi në mbledhjen e lartpërmendur edhe perspektivën e këtij subjekti dhe për momentin në agjendë e ka vetëm konsolidimin e tij, organizimin e protestave të tjera dhe në asnjë mënyrë formimin e ndonjë subjekti politik.

 

Këshilli informon opinionin publik se çdo informacion, deklaratë apo ndonjë e dhënë tjetër jashtë kornizave të këtij Këshilli konsiderohet si deziformatë dhe manipulim me opinionin publik.

 

Nënshkrues për këtë janë 42 organizata joqeveritare, pjesë e këtij Këshilli i cili është në ritje e sipër.