| E hene, 31.05.2010, 02:28 PM |
SJELLJA VULLGARE E MILAIM ZEKES DUHET TE SANKCIONOHET
Me shkronja të kuqe info më i rëndësishëm për ju në fund.
Gazetari Milaim Zeka, më të kthyer në aeroportin e Prishtines bashk me Jakup Krasniqin, ka ofenduar në mënyrën më banale dy gazetare femra, të cilat për media e pyetën kryeparlamentarin Jakup Krasniqi rreth fondit Limaj.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve duke theksuar se nuk ka informacion rreth kësaj çështjeje, eksplodoj "gazetari" Zeka, i cili u ka thënë kolegeve të tij se kjo është konferencë për Kuvajtin e jo për fondin Limaj, për të vazhduar me ofendimet më ekstreme.
Ja si si u shpreh Milaim Zeka ndaj gazetares Liridona Lluka-Gashi ne prezence te shume gazetarve tjere:
Milaimi: "Kur a tema për Kuvajt pyetet për Kuvajt. Por t'bahet turlifar lope m'u ba gazetare a ka ma kijamet.
Gazetarja: Kush është lopë?
Milaimi: Seriozisht po të t`thom. Po, në këtë rast ti je fort lopë që po reagon, seriozisht e kam.
Milaimi: Po ku ka n'botë, asht vizita për Kuvajt ti pyet për futboll. Edhe unë muj me pyet për kondoma, çfarë ngjyrash kanë kondomat. Po këto veç n'Kosovë i ki, e s'i ki kurrkun.
Milaimi: Kjo pyet për fondin e Fatmir Limes, e ai tjetri pyet për futball. Pse po t'vje inati. Jam kundra se s'ki drejt n'konferencë shtypi me pyt pytje...Une i caktoj rregullat. Po këta masi s'dinë se horë t'kisha ba, edhe mos mu përqyrrav. Horë t'kisha ba ty e kto.... Ty pasha Zotin.
(Milaimi mesyen drejt gazetares dhe ajo qendron ne vend.)
Milaimi: Me kanë unë politikan e me m'pyet nji njeri jashtë temës a e din ça i kisha thanë: ti paske probleme seksuale. Mus u bo gja, mbasi që je femën ha mut çka dush se me ko mashkull t'kisha fshi shpulla që qyrrat n'tokë t'i kisha qitë. Përnime po t'thom. A nite? Lopa gjallë, lopa Danimarkës".
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dënon sjelljen e pahijshme dhe fyerjet në adresë të gazetares Liridona Lluka-Gashi, të bëra nga gazetari Milaim Zeka, në Aeroportin e Prishtinës, gjatë dhe pas konferencës për gazetarë të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
AGPK e konsideron një sjellje të tillë të papranueshme, aq më tepër kur bëhet nga një koleg gazetar. Këto fjalë nuk përdoren as në rrugë, as kafe e lerë më në konferencë.
“Gazetarët kanë të drejtë që në çfarëdo rasti të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje për çështje të interesit publik dhe çështje të tjera që iu interesojnë dhe askush nuk ka të drejtë që t’i mësojë ata se çfarë duhet të pyesin e çfarë jo”, thuhet në reagim.
AGPK kërkon nga RTK-ja që bazuar në rregullore të veta të marrë masa ndaj Zekës, ndërsa nga Zeka kërkon që t’i kërkojë falje publike gazetares Lluka-Gashi dhe gazetarëve të tjerë që janë ndier të fyer.
Kush eshte Milaim Zeka? Per ata që nuk e din, ky eshte person i cili ka ikur nga Kosova në vitet e 80-ta dhe kishte jetuar në Zvicër prej nga u detyrua të largohej per shkak te konflikteve mes organizatave rivale LPK - Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Kaloj në Suedi ku fitoj azil politik dhe praktikoj punen e tij si perkthyes ne Suedi dhe Norvegji.
Gjate punes si perkthyes rrefejne shume kosovar tani shtetas suedez se "perkthyesi" dhe "gazetari" Milaim Zeka u kishte ofruar klienteve te vet dokumente të lëshuara nga gjykatat serbe në Kosovë për ndjekje, burgosje etj vetëm për të rregulluar lejeqëndrimin. Ky shërbim nga Milaim Zeka nuk bëhej falas. Ai kushtonte me mijëra marka gjermane. Për këtë keni mjaft komente në Youtube.com dhe komente të lexuesve në mediat elektronike. Kur teleshikuesit e RTK-së sot e shohin Milaim Zeken si udheheqes të emisionit "Pa rrotlla" e bëjnë një retrospektivë për të kaluarën e tij. Keta mendojnë se një ditë do të vjen kur dikush do të i ofron Milaimit një intervistë të sojit "Pa rrotlla" ku ai do të ballafaqohet me të kaluarën dhe keqpërdorimin e rolit të tij si përkthyes. Për këtë, informacionin e kanë klientet e tij shqiptare në Skandinavi që kanë ardhur në vitin 1988-1996. E kuptoj se sot bashkatdhetarët në Skandinavi tregojnë se është rrezik të dëshmosh në këtë rast pasi që autoritetet skandinave kanë mundësi të bënë terheqjen e lejeqendrimeve dhe shtetësive që janë dhënë duke u bazuar në të dhëna të pavërteta. Por, ky rast i ka irituar shumë teleshikuesit. Gazetarja Liridona Lluka-Gashi tregoj maturi dhe sjellje tipike gazetareske duke u vetpërmbajtur me gjakftohtësi.
Kjo sjellje vullgare mendojmë se i ka rrënjët në qeveri dhe SHIK-un e Kosovës dhe se ky ishte incident që mbulohet me një fjalë të urtë popullore "Mos e d`vet se kallxon vet".
Asnjë teleshikues nuk pret që në kohën e lajmeve fëmijet e tyre të shohin dhe dëgjojnë ndytësira që dalin vrullshëm, bindshëm dhe gati versulje fizike ndaj Liridonës. RTK si medium publik duhet të demonstroj forcën dhe të pastron stafin i cili prish shumë imazhin e RTK-së, përndryshe do te ndeshkoheni nga shikuesit dhe taksapaguesit kosovar. A mund të imagjinoni se si sillet ky njeri në shtëpi të vet?
Mediat jane dhe do te jene ne duart e popullit dhe jo njerëzve që kanë bredhur rrugëve të Europës pa asnjë DIPLOMË univerzitare dhe vetquhen gazetar.
RTK e nderuar, në këtë rast do të dëshmoni autoritetin tuaj, s`mjafton VEREJTJA. Kjo do të mbahet mend gjaaaatë!!!
Ketu mund të gjeni vepren e Milaim Zekes dhe të vlersoni vet.
http://www.youtube.com/watch?v=XotEEeq7DAU&feature=related
Me respekt
Ilir S. Gashi
Gazetar i pavarur