| E hene, 31.05.2010, 12:56 PM |
Letërsia shqiptare nuk mund të quhet më dukuri anësore në Jugosllavi, nuk mund të quhet produkt i një pakice kombëtare të humbur diku në një cep të vendit. Shqipja sot përbën realisht gjuhën e dytë më të folur e të përhapur në federatën jugosllave (pas serbo-kroatishtes), kurse pjesa shqiptare, me gjithë problemet të njohjes politike, po fillon dalëngadalë të bëjë që ndikimi i saj të ndjehet në kulturën e Jugosllavisë dhe në letrat evropiane. Ndonëse proza letrare në shqip është e vonë dhe drama prej kohësh ka qenë e dobët, poezia ka gëzuar kurdoherë një traditë të qëndrueshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Statistikat e botimeve, gjithashtu e pasqyrojnë këtë prirje për poezinë: në Tiranë rreth 40 për qind e botimeve letrare të viteve të fundit kanë qenë në poezi, në Prishtinë 80 për qind - fakt ky që nuk mund të merret me mend në Perëndimin racional.
Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë. Ai ka lindur më 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut të Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në shkollën pedagogjike të Gjakovës. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime. Libri i tij i fundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullin As në tokë as në qiell.
Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku
As në tokë as në qiell është e ndarë në pesë cikle: Trimat e këngës sime, Bishat e bardha, Kujtesa e letrave, Barka ime mbahu, dhe Këngë për vete. Titulli i ciklit të katërt, Barka ime mbahu, është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë festës ndërkombëtare të poezisë në Strugë në gusht 1987.
Robert Elsie
____________
Din Mehmeti
Syte qe shkrepin dashuri
M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.
-Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!...
Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s' të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!...
Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.
Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar...
Koncert
Te perroi i karramzave gjumashe
Bretkocat ne koncert te madh
Yjet ndezen e fiken
ne ritmin e nje cmendie
Shtepite e vejushat e llastuara
Pergojohen mes veti
E fjalet pa zjarr
Te ftohura te ngrira fjalet
Bretkocat lidhin lumenjt me detet
E pastaj ne balte zhyten prap
Te perroi i dritave te lodhura
Edhe hena ben not neper balte...
Qente e Diellit
Lakuriqesia kendon
Majave te shemtimit
E syte rrjedhin gaz te huaj
Qente e diellit
Vrapojne kah grykat
Ku as rrezet s'shpetojne.
Balada per frazen e pare
Nga fraza e fryre
doli hajni i ri i luleve
u zverdhen parullat
biografia e dekoruar
u fsheh
pas karrigave te lakmive
u rrokaten duartrokitjet
ate dite fjalet moren koken ne dore
duke vrapuar ne oshetimat e lumenjeve
dhe shume kohe fishkelluan trenat
para se te hynin ne tunelet e reja
ate dite dielli shkulli ferra
varret nxorren eshtra.
Ora
Semaforet klithin
zjarr!...
gozhda dritaret
gjarperinj rruget
nga tufa e zeze
e stineve gjola
sheshet
thirra derisa u bera
peshtyme e ngrire
kur erdhen zjarrfikesit
ora krenare luftonte
me frymen e fundit
neper tym
ora pa akrepa
si femije i cmendur
udhetonte diku jashte kohes
Pakez ne enderr, pakez ne zhgenderr
Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar
Duke vrapuar pas emrit
Pakez i zverdhur pakez i frikesuar
Jam pakez i ngrire pakez i shkrire
Duke kenduar per ty
pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.
Jam pakez i perbuzur nga Dielli
Kenga jote me ka ndezur
E me ka sterpikur me lot
Pakez i vrare edhe nga ylli jam.
Jam ne enderr pakez zhgenderr
Pakez femije kur fluturojne zogjt
Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakez i cuditshem kur qelloj rete.
Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte
Kur shqelmoj zotrat qe s'dine te ngopen kurre
Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje
Dicka qe hyn ne te ardhmen
Per te ikur nga vdekja jam...
Me lene e me marrin tere jeten
Më lënë një be për tokë e qiell
Që vran e kthjell
E m'i marrin sytë para se të zbresin në atë gropë
Për t'u dhanë dritë yje për t'i bërë
E m'i lënë porositë e nënës për një palë këpucë
Që nuk rrëshqasin në borë
Për një shall me vija të kuqe
Për ta vënë rreth qafe kur fërfëllazë bëhet ndër male
E ma marrin shpirtin për t'i dhënë hapësirë të blertë
Gaz mëngjesor që pikon nga lulet
E m'i lënë të gjitha frytet e tokës dhe fjalës
Që lidhin e zgjidhin veten kur e do puna
E m'i marrin të gjitha përmendoret e shesheve
Për t'i kënduar dimrave të gjatë
Se kënga do prush do zemër do shpirt
E m'i lënë krahët e shkëmbinjëve të lartë
Kur dragonjtë me kucedra gjuhen si në përrallë
Kur vetëtimat emërojnë njëra-tjetrën
E pastaj nënshkruajnë paqe
E m'i marrin vitrinat e veshëmbathjeve
Depot e miellit fabrikat që prodhojnë traktorë
Lugë pjata kripë
E m'i lënë blegërimat e deleve
Që mes gishtrinjve sjellin gjethin e tharë
E m'i marrin rrugët e asfaltuara para dere
Urat e larta prej cimentos dhe hekurit
E m'i lënë ciftelitë e fyejt për t'i rreshkë Bjeshkët e Nemuna
Me plisa bore edhe në vapën e korrikut
E m'i marrin hipsetëvravat e zbritsetëvravat e jetës
E m'i lënë duart rreth qafe dhe një shuplakë pranverë
për t'm'u gjetur në ditën e vështira
E ma marrin frikën mbi kasafortën e botës nga atomi
E m'i lënë besimet e tyre që s'lëkunden
E m'i marrin të gjitha librat për ta gjetur veten e tyre
Duke u ngjitur kah e nesërmja e pathyeshme
Në atë prehër të madh të Diellit
Që na ruan nga vdekjet
E më marrin
E më lënë
Ditëve të tregut fshatarët
Tërë jetën...
Që të rriten lulet e bardha
1.
Flini të qetë,
Se në gjakun tuaj do të shumëzohën
pranverat e pavdekshme
e zogjtë do të ndërtojnë cerdhe
plisave tuaj të tretur.
Ju dhatë gjërat më të shtrenjta
për të ngritur tempuj prej gjaku,
që dielli të mos rrënohet,
që toka të mos digjet.
ju mbollët besimin e jetës
në rrënjët e luleve
dhe me eshtra shkruat
biografinë e dritës....
2.
Flini të qetë!
kjo tokë ju lindi
nga hiri i ëndrrave të lirisë.
që të këtë rreze dita,
që të këtë ujë burimi,
që të rriten lulet e bardha
në mendjen e njerëzimit,
që nga shpirti të shpërthejë bardhësia
që liri të ketë me bollëk,
që të shtrohet buka pa frikë në sofër,
që njeriu mbi tjetrin të mos ngrihet si bishë,
që kopsht lulediejsh të bëhet jeta.
3.
Flini!
Ju ka hije gjumi i përjetshëm,
sepse s'deshët të jetoni të vdekur në jetë,
pa dashuri,
pa gaz në fytyrë,
pa shpresa në zemër,
pa tokë, që mbani si shtrojë
pa qiell, që mbani si mbulojë,
pa lumenj, që ju burojnë në sy,
pa diell, që mbani në duar...
4.
Flini të qetë!
Ju s'keni pse të ankoheni,
gjërat më të shtrenjta
i dhatë për Kosovën,
dhe dashurinë tuaj e shenuat
në cdo lule,
në cdo gur,
në cdo rrugë.
Kendo ose vdis pa klithme
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash
kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun...
Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
--majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë
e shteku i rrezeve kërkon veten në breg...
e bregu bregun pas bregut në breg....
I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk
këndo ose vdis pa klithmë...