| E hene, 31.05.2010, 11:09 AM |
Florie Zogaj
Sikur në liri
Akronohen yjet në gjumësi,
Abonohet e gjelbra në zgjuarësi,
Arnohet ngjarja në ëndërrim,
Amullohet vjersha; Zani im.
Sikur në festë,
Malet lënë rrapet,
Valët mbushin kaltërinë,
Halat nxijnë në urnë,
E,dreqërit u zbunë!
Festë , a ëndërr,
Zë rropatet shkalla;
Nxijnë rreshtat në zhgëndërr,
Hapëron gërdalla!
Ofshamë e kazamatës,
Kep i jep shugurimës,
Pushojnë shtegtimet,
Mes rasës e rimës