| E diele, 30.05.2010, 01:47 PM |
Luan Çipi
Festat s'kanë të sosur
28 Nëntori, viti dymbëdhjetë
Dita jonë e madhe e Pavarësisë
Ismail Qemali, si rrufe që zbret
Shpërthen horizontet në rrugë të lirisë.
O vëllezër, në kokë nguliteni mirë
Pa këtë fitore s’do kish Shqipëri,
As Kosova jonë, nuk do ishte e lirë.
Flamuri me shqipen, formojnë histori.
I bekuar ngelet dhe Viti Njëzetë
Lufta e Vlorës, me dëshmorë mijëra
Kur breshkamanët u hodhën në det,
Nga Kongresi Lushnjës lindi Qeveria.
29 Nëntori, vitit dyzetekatër,
Shënon një tjetër ditë të madhe
Kur, në mbar Atdheu, në çdo shesh e vatër
Këndohej zë lart, lirshëm hidhej valle.
Me fitimtarët, përkrahu rreshtuar,
Fashistë e nazistë, rreptë kishim luftuar.
Po vitet ikën dhe ne, keq gabuam
Perëndimit mik, shpinën i treguam.
Vuajtje të pasosur, me halle të shtuar
Në rrugë të pashkelura, gropa e baltovinë
Në eksperimente, kooperim provuar
Vështirsuam jetën, shkatërruam rininë.
Po, gjeniu popull, dhe pse skllav, i shtypur
I përfshirë në shkolla, në art e kulturë
Pati dhe arritje, një plejadë të ndritur,
Gëzime të brishta, nuse e dhëndurë.
Festat prapë rilindën, ndrydhur 50 vjet
Ra Muri Berlinit, u mposht Komunizmi,
Një etapë e ndritur ngadhënjeu për jetë,
Koha e Demokratëve dhe Polipartizmi.
Është çasti, Shqiptarë, të mendojmë së toku,
Të gjithë të bashkuar: Mitrovicë e Vlorë
Festat s’kanë të sosur. Vëllai, miku, shoku
Të punojmë për Kombin, lidhur dorë për dorë.
Vlorë, 25.05.20010