Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Imet Topanica

| E shtune, 29.05.2010, 02:21 PM |


Imet Topanica ka lindur në Kosovë. Vazhdon studimet në degën gjuhë - letërsi në Prishtinë.

Së shpejti do dorzojë për shyp në shtëpinë botuese " Buzuku " librin me titull " Zëmërimi i Samsonit". Poezitë e mëposhtme janë shkëputur nga ky libër!

 

Pilo Zyba

 

 

VARGU IM

 

Vargu im

Ti je i vetmi trekëmbësh në të cilin po e var veten çdo ditë

Për të mos jetuar me marrëzitë e të tjerëve

 

Vargu im

Ti je Deti i Vdekur në të cilin mbytem unë

 

O vargu im

Ti je pakoja me kujtimet e shterura

Në të cilin shpresoj ta kujtoj të bukurën, prehjen

 

Ti je porta e fundit

Në të cilën unë trokas për të hyrë

Që të mos më lagë ky shi i mërzitshëm

 

Vargu im i lodhur

Kënga ime e vetme…

 

 

NJË  HISTORI, NJË  ËNDËRR

 

Brenda meje shkrihet ëndrra

Pak ngjyra

E zezë pamja

Natyra

 

Trupi yt i  pështjellur 

Me natë të zbehtë harrese

Me mjegull

Trupi yt

 

Të prekë e nuk të prekë

Kamë frikë se shprishesh

Aq  e brishtë  je

Ëndrra ime

Dhimbja ime

 

Brenda  meje  shkrihet ëndrra

Fytyra

E hirtë pamja

Pa ngjyra