Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dita e pare e Kryeprokurores

| E shtune, 24.11.2007, 07:54 PM |


Redinalda Caushaj - KJ

Ina Rama

Makina me targat TR206Z ka qendruar per pese minuta ne pjesen e pasme te Prokurorise se Pergjithshme. Nepermjet xhamave te erret dallohej silueta e nje femre bionde, qe pas pak ka dale nepermjet deres se hapur nga nje prej shoqeruesve. Dhe ne cast eshte shfaqur pikerisht Kryeprokurorja e re, e votuar ne Parlament dy dite me pare, biondja 35-vjecare nga Durresi, deri pasditen e se enjtes gjyqtare e Apelit te Krimeve te Renda. Ina Rama, drejtuesja e re e akuzes, eshte futur rreth ores 18.30 te mbremjes se djeshme ne godinen e prokurorise dhe pas takimit zyrtar e marrjes se detyres me nje ceremoni modeste, ka dale 30 minuta me vone nga paraardhesi i saj, Theodhori Sollaku. Ketij te fundit, jo vetem qe i eshte dashur ta prese gjate gjithe dites se djeshme, por edhe per gjysme ore ne mbremje, pasi ceremonia ishte parashikuar rreth ores 18.00 te mbremjes. Prej dy ditesh jane rritur edhe masat e sigurise ne apartamentin ku ajo banon ne qytetin bregdetar, se bashku me familjen.

Prezantimi i Kryeprokurores se re eshte bere ne prani te nje perfaqesuesi te Presidences. Nderkohe qe, Theodhori Sollaku, se bashku me perfaqesuesit e tij te organit qendror te akuzes, e kane pritur Ramen minutat e para te punes se saj. Ka qene pikerisht mengjesi i djeshem, kur Sekretari i Pergjithshem i Prokurorise, Stavri Kocollari, e ka marre ne telefon Kryeprokuroren e re. Gjate bisedes eshte caktuar si orar i marrjes se detyres ora 11.30. Vete Sollaku eshte gozhduar ne zyren e tij, per ta pritur personalisht, duke i dorezuar edhe postin. Por nepermjet nje lajmerimi te dyte, Kryeprokurorja e re, Ina Rama ka njoftuar se do te mberrinte ne oren 18:00 te mbremjes. Ish-gjyqtarja e Krimeve te Renda ka dale nga apartamenti i saj ne Durres oret e para te mengjesit, me nje fuoristrade me targat TR206Z.

Rreth ores 17:45, makina Land Rover, me ngjyre te zeze, me targa TR 0210 Z, ne te cilen ndodhej ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku, se bashku me shoqeruesin e tij, ka mberritur ne organin qendror te akuzes. Nuk ka preferuar te hyje nga dera kryesore, por nga pas godines, nje hyrje e rezervuar vetem per drejtuesin e institucionit. Disa minuta me vone, ne Prokurorine e Pergjithshme ka mberritur drejtori i Marredhenieve me Jashte ne organin e akuzes, Ardian Vishaj, drejtori i Luftes kunder Krimit te Organizuar, Zamir Shtylla dhe sekretari i Pergjithshem, Stravri Kocollari. Po keshtu, dhe nje perfaqesues nga Kryeministria dhe nje nga Presidenca.

Do te kalonin 45 minuta pas mberritjes se Sollakut, qe nje makine, tip “Benz”, po me ngjyre te zeze, te shfaqej ne organin qendror te akuzes. Ne sediljen e pasme, ne te djathe te shoferit, qendronte Kryeprokurorja, Ina Rama. E veshur me kemishe te bardhe dhe me fund te zi, ndersa siper nje pallto e zeze, e cila arrinte deri poshte gjurit, e qe pasohej nga kepucet e larta, te zeza. Ne katin e dyte e priste ish-Kryeprokurori, Theodhori Sollaku, brenda ne zyre. Ceremonia mesohet se ka qene e shkurter dhe formale. Ish- Kryeprokurori i ka dorezuar zyren dhe per 30 minuta e ka prezantuar me drejtoret e sektoreve. I pari nga godina eshte larguar perfaqesuesi i Presidences dhe rreth ores 19.00, po nga dera e pasme, eshte shfaqur Sollaku, qe eshte larguar me te njejten makine. Kryeprokurorja Ina Rama ka dale nga zyra e saj rreth ores 19.40, duke perfunduar keshtu edhe diten e pare te punes, e shoqeruar nga nje tjeter makine per arsye sigurie.

Dy minuta erresire per ceremonine

Ceremonise se dorezimit te celesave nga ana e ish-Kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, nuk kishte si t’i mungonte nje moment pauze. Ka qene ora 18:54, kur ne nje moment jane fikur dritat ne organin e akuzes dhe eshte rikthyer erresira. Dy minuta me pas jane ndezur gjeneratoret e prokurorise, qe me ulerimen e tyre i dhane fund edhe ceremonise se shkurter dhe formale.

Kryeprokurorja bllokohet ne trafik

Menjehere pas largimit nga Prokuroria e Pergjithshme, trafiku i mjeteve ne rruge ka bllokuar per nje cast edhe Kryeprokuroren Ina Rama ne momentin qe ka dale nga institucioni. Eshte dashur qe nje nga shoqeruesit te dilte nga makina, dhe per te zhbllokuar nje pjese te rruges.

Kronologjia

11:30 Ina Rama pritej te vinte ne Prokurorine e Pergjithshme.

16:00 Ina Rama njofton se do mberrinte ne oren 18:00.

17:45 Theodhori Sollaku mberrin ne organin e akuzes.

18:00 Mberrin perfaqesuesi i Presidences.

18:30 Ina Rama shfaqet ne Prokurorine e Pergjithshme.

18:54 Per nje cast ikin dritat

18:55 Gjeneratoret rikthejne elektricitetin.

18:57 Largohet perfaqesuesi i Presidences.

19:00 Largohet Theodhori Sollaku.

19:10 Largohen dhe perfaqesuesit e Prokurorise.

19:40 Ina Rama le institucionin.

19:42 Trafik afer Prokurorise se Pergjithshme.

19:45 Zhbllokohet trafiku, largohet Ina Rama.