Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristina Sarma: Pasaporta ime

| E shtune, 29.05.2010, 01:19 PM |


KRISTINA SARMA

 

PASAPORTA IME

 

Deshiroj tu them vetëm këto fjale:

Nga malli për atdheun bëhem dhe e marrë.

 

Ndjenjë, dashuri nga une do kini

Keqdashje në shpirt, kurrë nuk do shihni!

 

Fytyrën time, kush do ta shikojë,

Atje pafajësinë lehtë do lexojë.

 

Kush nuk më deshi, e s'do më dojë kurrë,

Le të hedhë mbi mua dhe male me gurë!

 

Unë me fjalën e ëmbël, të butë, të etur,

Gurin e fyerjes gjithnjë e kam tretur!

 

Kështu kam lindur, dhe kam për të vdekur!

 

22.5.2010

Greqi