| E premte, 28.05.2010, 09:57 PM |
REPORTAZH I NJË MËRGIMTARI NË KOSOVËN E LIRË
KËTU ËSHTË FOLUR, FLITET DHE GJITHMONË DO TË FLITET VETËM SHQIP
Nga Ramiz DËRMAKU
Pas shumë viteve në mërgim, vendosa me djalin që ta vizitojë Kosovën. Interesant, mbrenda organizmit tim diç lëvizte e papërcaktuar. Sa i ofroheshim zonës kufitare të Qafë Morinës, në mendje më silleshin mendime nga më të këqiat, thashë, kjo zonë kufitare vite te tëra ishte bërë e pa kaluar“burg“ për shqiptarët,në të dy anët e kufirit. Era që fryente nga Kosova , me vete sillte edhe ajrin e ndotur, i cili na i ngacmonte organet e frymëmarrjes, e toka e Kosovës kundërmonte aromë tymi e baroti, në mendje më silleshin mendime të tmershme, trishtuese,prekëse,dhimbëse,që përcilleshin me lotë. Me një fjalë të shqiptuar dobët shqip,por butësisht,e me një zë magjepsës na përshëndet ushtaraku gjerman ! .Mirëdita ! .Ju lutem dokumentet e udhëtimit. Ku udhëtoni? A keni armë ? ! Unë i përgjigjem në gjuhën gjermane . Jo. E pyes ushtarin gjerman , a guxoj të dalë jashtë veturës e ta puthë me mallë e dashuri të zjarrtë tokën e Kosovës, ai qeshet për pak çaste, ma bënë me kokë. PO.Dal jashtë veturës bie në gjunjë, dhe puthi du ata puthi tokën e djegur, më pengon ushtari gjerman, dhe thotë.., këtu është edhe toka e djegur dhe e helmuar nga përdorimi i madh i arsenalit të armëve të të gjitha llojeve. Me mall e dashuri , me dorë preku barin e djegur e kthehem në veturë, ushtari gjerman më thotë ; ditën e mirë,keni kujdes, mos u largoni nga rruga(mos e lëshoni rrugën) se edhe toka është e minuar. Në mendjen time më silleshin një mori pyetjesh, e me sytë pishë orvatesha t’mos më shpëtonte asgjë pa e parë, shtëpitë e rrënuara, të djegura, rrugë të minuara, shkolla e spitale të demoluara, xhami të djegura,nga jashtë kundërmonte aromë tymi nga shtëpit të cilat digjeshin. Në anën tjetër shihja varreza masive me kunora lulesh, eshtra kafshësh, fabrika e kazerma të shkatërruara, ura të prishura nga barbaria serbe, ushtarët e KFOR-it, lëvizin të lirë dhe të qeshur, por ( në gjendje gatishmërie)të armatosur deri në dhëmbë, mbanin rendin dhe rregullin.Të gjitha ato që i pamë nuk mund ti shënojmë.., pyesë bashkëshortën ? Po si jetohet në këto kushte e rrethana…, ajo e emocionuar thotë: Po i dashur.., ja shikoj fshatarët,qytetarët e Kosovës se si jetojnë të lumturë, të gëzuar, të disponuar.., sepse njëherë e përgjithmonë nga Kosova u largua armiku ynë shekullor. Natyra sikur kishte filluar të lulëzoj, sepse tani ajo ishte nën përkujdesje të njeriut. Pas tërë asaj që pashë me sy e dëgjova me veshë , ne ishim të gëzuar.Veturën e ngiste djali im Valoni, më kujtoheshin disa akse rrugore, të cilat i kisha kaluar para se të emigroj në Gjermani. Shumë peisazhe natyrore, shtëpi me mure antike,tani ishin të shkatërruara,ca të tjera ishin humbur në largësinë e viteve e në shtigjet e kohës. Sa i ofroheshim qytetit të bukur të Prizrenit, mendoja se si do ta gjejë këtë qytet të lashtë antik. Akset rrugore ishin të mbushura me njerëztë të gjitha moshave, në çdo skaj shiheshin ushtarët e KFOR-it, muzika që lirohej prej lokaleve ishte muzikë tipike shqiptare. Pos gjuhës shqipe dhe gjermane nuk dëgjohej gjuhë tjetër. Nga qyteti i Prizrenit lartë shihej kalaja e cila i kishte rrezistuar armikut barbarë serb. Nisemi drejt Qafës së Duhlës, sepse pas orës10 të mbrëmjes fillon ora policore. Ngadalë vetura qanë mjegullën e krijuar nga tymi i zjarreve të pashuara. I ofrohenmi gjigantit kosovar i cili dikur ishte krenaria jonë, edhe ai ishte shkatrruar e katandisur nga barbaria serbe. Dikur këtu guzhmonte zhurma e makinave të Ballkanit të Suharekës, e sot Ballkanin e ka kapluar një heshtje e madhe. Po ndëhynë bashkëshortja ime, si të guzhmoj zhurma e këtij gjiganti., kur shkau vodhi të gjitha makinat, burgosi shumë shqipëtarë, vrau, i largoi nga shtëpitë e tyre.., po kush të punojë këtu. Rrethë e përqark gjigantit ishte vendosur një trakë shiriti ku shkruante-kujdes nga minat.Ne te dy anët e magjistralit Prizren –Shtimje-Prishtinë lëviznin automjete te shumëta, traktorë me rimorkio, vetura, kamion, autobusë, dhe automjete të rënda e të lehta të Kfor-it. Në anën tjetër të medales, në kulmin e çdo shtëpie, enti, institucioni, spitali, shkolle, zyreje, etj, valonte i lirë FLAMURI ynë me shqipen dykrenare. Babi pyet Valoni ? A e di se në ora 10°° fillon ora policore? ! Valon, le të fillojë kur të dojë, sot është çliruar Kosova. Po, babi po, por familja na presin, derisa ne i shkëmbyem këto fjalë me djalin,një veturë e KFOR-it u ndal para nesh. Përsëri një fjalë eshqiptuar ëmbël dhe butësisht në gjuhën gjermane. Mirëmbrëma zotëri ! Pasi i përgjigjemi ne pyetjet e bëra , na thonë: Ju lutëm keni kujdes.., mos e lëshoni rrugën, se toka skaj rrugës është e minuar.Errsira kishte filluar ta mbuloj hapësirën, përmes dritareve të veturës shoh prap shtëpi të djegura, të shkatrruara, traktora të djegur, por pak më poshtë shohë edhe tankse të ushtrisë çetnike serbe të shkatrruara. Nuk ka korent elektrik. Ngadal por sigurt i ofrohemi qytezës së Shtimjes, aty vite më parë ishin zhvilluar luftime të ashpra në mes të UÇK-ës, dhe asaj serbe. Papritmas në rrugë na dalin dy njerëz, një frikë e pa pritur, një ankth dhe një frenim i shpejtë i veturës. Hapi dritaren dhe ndëgjoj një zë dhimbës.., vëlla a jeni shqipëtar ? , ia kthej Po. A ka mundësi të udhëtojmë me ju deri në Prishtinë? ! Në Prishtinë, vëllain e kam të plagosur. I them po, mirpo shiko nuk kemi vend.Vëlla tani është çliruar Kosova, nuk të pyet kush ,se sa veta i ke në veturë !.., Pasi e dërguam në spital të PRishtinës,unë duhej të kthehesha për Gjilan, mendoja nga të udhëtoj, për në Graqanicë-Llabjan-GJilan apo Ferzaj-Gjilan. Babi sot është rrezik të hyhet nepër Graqanicë, ditën e ti po do të hush natën…, në çerdhen e enklavave paramilitare e çetnike serbe në Graqanicë. Në fshatin ku ju përgadit tërë kjo tragjedi popullit shqiptarë.., dhe duke i dëgjuar këto fjalë unë vendosa që të shkonim në aksin rrugor: Prishtinë-Ferizaj-Gjilan. Para se ty hynim në qytetin e Ferizajit, nga gropat e krijuara në rrugë ( pasë largimit të minave) na pëlcet njëra gomë. Afër nesh ishin të stacionuara forcat e KFOR-it grek. Pas një bisede me djalin arrinë ushtarët e KFOR_it grek. Pasi e shohin shkakun e ndalimit të veturës, ata na thonë .., vullkanizer, vullkanizer., 1 km.Prapë tani ajo frika e më parshme, se kush do të jetojë ne këtë shtëpi ? Përsëri mu kujtua ora policore, dhe dhash ah jetë e vështirë, ah gyrbet i mallkuar. Pas disa thirrjeve qe i bëra, doli i zoti i shtëpisë, me një kandil në dorë, një burrë i moshuar, me një zë të ultë burri tha:Ejani të hyjmë mbrenda, të pijmë nga një kafe, të pushojmë. Pasi u përshëndetëm vëllazërisht njëri me tjetërin, unë i tregova se nuk dija se si të thirrja, ai më tha: këtu është folur, flitet dhe gjithëmon do të flitet Shqip, kjo tokë është dhe do të jetë gjithëmon tokë shqiptare. Deri sa ne shkëmbyem këto fjalë arritën të dy djemtë e tij , Naseri e Hasani. Kërkuan qelësat e veturës, deri sa ne pimë nga një lëng ,ata na thanë, axhë vetura është gati.., por ju sonte do të rrini këtu e nesër kur të çlodheni do të shkoni në shtëpi. Ja edhe 3 orë fillon ora policore, tani është errësirë, është kohë lufte, sot nuk ju preferoj të udhëtoni ju.Hapi derën e punëtoris plaku ofshau e tha: Ja shikoje para lufte ne i kemi patur të gjitha mjete, mirpo gjatë luftës na i vodhën. Përkundër orvatjeve që ata na bënë që ne të çlodhemi ne u nisëm për në shtëpi. Jo kam bi 8 vite që nuk kam qenë në shtëpi, ata sonte na presin. Një mixhë i imi është i sëmur, nuk besoj se do ta gjejmë të gjallë. Sa lekë kushton puna e bërë. Ata kursesi nuk pranonin ti merrnin t’hollat. Mirpo unë ua dhashë me dëshirë 50 Dm.Errësira tani e kishte mbuluar çdo pëllëmb toke e hapsire, e unë numëroja minuata se si do të arrinim sam ë shpejtë në shtëpi. Mirpo, rrugët e pastruara nga minat dhe mos mbushja e gropave na pengonin që ne të nguteshim me veturë. Para se të arrinim në postbllokun e ushtarëve amerikanë të KFOR-it në hyrje të Gjilanit, një ushtarë amerikan më sinjalizon të ndalem, dhe ndalem. Pas disa fjalëve në gjuhën angleze, unë mbeta i shtangur, s’kuptoja gjë, nga ana tjetër ushtari thirri, Vlora, Vlora e nga tanku amerikan kërceu një vajzë me uniformën ushtarake të NATO-s ! Mirëmbrëma zotëri. Mirëmbrëma motra ime, ia ktheva.Ku shkoni ? ! , ku udhëtoni ? ! , a e dini se tani ka filluar ora policore në Gjilan. Po motër po, por qe 8- vite se kam parë vendlindjen, qe 8- vite nuk jam takuar me familje, qe 8-vite nuk i kamë parë më të dashurit, mbi 6 muaj nuk kam mund as të bisedoj me telefon me ta. Për vëllaun tim Selverin, shkroi shtypi se është i rrahur shumë nga policia serbe. Pas konsultimeve që ajo bëri me eprorët e saj, me fjalë të bukura dhe ëmbël të shqiptuara tha: Zotëri, ju mund të shkoni.., por çka do që të ju ndodhë përgjegjësia është e juaja. U nisëm me një dozë frike, por nuk mund ta ndalja veten të prisja, që të nesërmen ta shihja vendlindjen time-Shipashnicën e Epërme . Në rrugën gjarpërore Gjilan-Crepan , nuk lëvizte njeri, nuk dëgjohej asnjë zë, edhe zogjëve të malit dhe qenëve u kishte hyrë frika në palcë të kurrizit nga barbaria serbe. Pas 40-minutave ne arritëm në fshatin tim, heshtje e madhe mbretronte në fshat, monotonin e fshatit e thente gurgullima e ujit të lumit. I ofrohem kapexhikut tim, e shtyej ai ishte i mbyllur.Ndërhynë Valoni.., babi, unë mund ta çeli, futi dorën në një vrimë të kapexhikut dhe vërtetë e hapi. Hapëm dyert, pamë se oborri ishte mbushur me barë e therra.., thashë vehtmevehte spo jetoka njeri këtu ! Pemët ishin vyshkur nga thatësia dhe tymi i ndotur, hapim ngadal derën e katit të poshtëm..,dhomat e zbrazura. Me mua ishte edhe djali Valoni, i cili tha: babi nuk qenka baba këtu ! Prapë ato mendimet e mia se nuk do ta gjejë askënd të gjallë, se të gjithë janë të mbytur, kthehem drejtë shtëpisë së mixhës,Hafizit, i cili mbi 3-vite ishte i shtrirë në shtrat. Atë heshtje të thellë e theu një macë, si për inat tonin (lëvizte ne një tufë drendafilash të tharë) , Valoni si duket u frikësua pakëz dhe thirri. O mixhë. S’ka përgjegje ! Mixhë. Prapë s’ka përgjegje. , tani me një zë më të lartë, o mixhë.
Papritmas u dëgjua zëri i gruajës së mixhës-Hanumshahi, e cila thotë ; zgjohuni se paska arritur Ramizi nga Gjermania. Akoma pa dalë në shkallë na thonë.., urdhëroni hajdeni mbrenda. UNë i pyes se ku është mixha-Hafezi ? , unë du ta shoh atë.. Heshtje e madhe, askush nuk fletë.., unë pres përgjegje.., ndoshta ka vdekur. Po dje e kemi vorrosur, prapë vaj, kujë grashë,dënesje burrash, dhembje e lotë. Gëzimi e hidhërimi tani luftonin njëri me tjetërin. Pas një heshtje të gjatë që mbretëroi në dhomë, mendova: sa e sa njerëz i ka masakruar shka, sa e sa gra i ka dhunuar, sa e sa motëra i ka masakruar, sa e sa nuse të reja i ka lanë pa burra, sa e sa fëmijë i ka lënë pa prindë, sa e sa nëna akoma nuk i kanë gjetur eshtrat e fëmijëve të tyre.., po pse ne mërzitemi për këtë vdekje të natyrshme. Është turp që dikush të qajë për vdekje të tilla, është turp që njeriu ta përmend një vdekje të tillë, para atyre që i bëri shkau.Xhagji Ramiz, tani është çliruar Kosova thotë Vedati. Nesër mund të lirë ta shetisim tërë Kosovën, të lirë, dhe shumë e shumë fjalë tjera të cilat na i thonte ai. Unë, i lodhur e i mërzitur i kisha mbyllur sytë në kanape.