| E enjte, 27.05.2010, 09:56 PM |
Agim Gashi - Drenica
BILBILIT TË KOSOVËS
(Nexhmije Pagarushës
-artiste e popullit)
Zëri yt i ëmbël
çmendi zogjtë e malit,
zëri yt e çoi Rexhën
- nga grazhdi i kalit.
Zëri ytë i ëmbël
zemrat na i çon peshë,
kur këndon "Mora testinë"
kur këndon për bareshë.
Qe sa po mendoj
dot s’po i bie në fije,
të të thërras Ty bilbil
apo bilbilat - Nexhmije!
25.05.2010,Francë