| E enjte, 27.05.2010, 08:21 PM |
Vullnet Mato
TRURI I NJERIUT
Truri elektronik
mund të arrijë përsosmërinë.
Mund të kryej llogaritje
mbi limitet që njeh bota.
Shkenca mund ta zëvendësojë
me robotin shtatë kokësh njerinë.
Por prapë,
truri vigan i njeriut i bën ato koka.
Mund të shkurtohen
largësitë astronomike në kozmos.
Galaktikat mund të bëhen
një vrapele me tokën.
Elektronika mund të arrijë
ç’mund e çmos.
Por prapë,
truri i njeriut do ta drejtojë botën.
Miliona makina
lindin në ditë uzinat,
por edhe miliona fëmijë
vdesin në ditë.
Ata që me bukën dhe qumështin
ushqejnë makinat,
pse trurin e njeriut e çmojnë
më pak se një vidë ?...