| E marte, 25.05.2010, 09:04 PM |
Hasan QYQALLA
EPITAF NË KRONIK
Azem Shkrelit
Bulëzat prekën botën matanë, të bartë tek „Engjujt e rrugëve“!
Skalitë metaforën „E dij një fjalë prej guri“
“shpërthen vullkani„Nga bibla e heshtjes“!
Formulën e pagëzimit tek„Përgëzimi i fjalës“
akordon telat me„Kënga e hutinit“
Përjeton “Natën e pagajve”...
dhe ecën,ecën kah “Karvani i bardhë”!
Të pjek në çerpik “Sytë e Evës”...
dhe ashtin kronikë te “Fosilet”!
Vendshenjtë “Varri i qyqes” a thua ngryset
një “shtatë nga ata”apo vdiset
E “Muri përfundi shqipeve” kalbet,
reflekton magji në “Lirikë me shi”!
Atë stinëvranët kërkoja prekjen e rrezes së Diellit
Buzëdetit në Shën Gjin, permallohet (poeti) xha Gjoka
Shpalosim thesaret ,... më tha, ç’ma kujton atë burrë t’Shkrelit
T’i dergosh shumë t’fala nga Gjokë Beci, sa ujëdeti e dhetoka!!!
Më fal ...!
Më fal Azem SHKRELI
Per formulën e poetit,
Per ashtin e Trollin
Per vdekjen e parakohshme!
Kush t’zë emrin sot?!
Kush përkujton Azem Shkrelin!?
Heu “dala e plast”!!!
Kush kujton “FJALË” prej guri?
E nuk njeh Fjalën tënde
as formulen e Pagëzimit.
Ah, i dashur poet,
Nuk e ndjeva dhëmbjen e vdekjes sate
Më shumë se ditën e djeshme...
Ennepetal, 23. 05. 2010.
Varrmihësit
S'e njoha trillimin
as thikeshpinën se ndjeva
gjer sa gjaku
rrodhi curril!
Nuk më kujtohet
a ju ra ndoj pikë gjaku
në ditën e Diel
të pagezuar "Dita e madhe"!
E vranë poetin e ashtit
pas vdekjes ... në varr
e zgërdhihen vampirët
me dekorata në duar
trekëndësh...
si në teatrin antik!
Kur e rivarrosën poetin
vetëm artëdashësit kanë qarë
varrëmihësit thanë:
do ta bëjmë tradicional!!!
Enepetal, 23. 05. 2010.