Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Shqipëri, moj Shqipëri

| E marte, 25.05.2010, 08:41 PM |


Halit Bogaj

 

SHQIPËRI, MOJ SHQIPËRI

 

Shqipëri, moj Shqipëri

Qysh kur isha unë i ri

Me plot zjarr e lumturi

Më dhurove dashuri

 

2

 

Më dhurove jetë të mbarë

Krenari që jam shqiptar

Më dhurove shumë kujtime

Dhe më nxite në mendime

 

3

 

I kujtoja trimat tanë

Nëpër luftra që u vranë

  dhanë jetën për liri

Dhe krijuan madhështi

 

4

 

Ne lexonim shumë shkrimtarë

Fort të flaktë dhe atdhetarë

Që tregonin historitë

Kur i shkruanin poezitë

 

5

 

Adhuroja Kadarenë

Që e ngriti lart atdhenë

Dhe dikur atë Naim

Që jetonte në mërgim

 

6

 

Unë lexoja dhe të tjerë

Që i kam në mend përherë

Që i kam në vend përherë

Vendit tonë i bënin nder