| E hene, 24.05.2010, 08:55 PM |
Neki Lulaj
KOSOVA IME E ATYRE DITËVE
Kosova një ditë,
kishte pamje tmerri,
por trimat luftonin,
që t’i ngritet nderi.
Kosova një ditë,
digjej në tym e në flakë,
por trimëria shqiptare,
ia kthej nderin prapë.
Kosova një ditë,
kishte plagë, varre, gjak e ikje,
por trimat luftonin,
për lirinë e kësaj dite.
Kosova një ditë,
përjetonte krisma, flakë e tym,
UÇK-ja trime e kreshnike,
e shpëtoi nga i egri shtetrrethim.
Mbi Kosovë ato ditë,tmerri
as zogjët nuk fluturonin,
bashkë me njerëzit qenë strehuar,
vdekjës e masakrës t´i shpëtonin.
Kosovës ato ditë,
iu turrën të tërbuarit ujqërit e zi,
me qëllime shoveniste,
që të zhdukin çka është Shqiptari.
Qyqarët e gjorë e të verbër,
horangutanët e tërbuar,
shumë keq u befasuan,
nga UÇK-ja kur u masakruan.
Kosovës në ato ditë lufte,
Dugagjini i bënte rezistencë eprore ,
me luftën ushtarako-shembullore,
ia kthyen dinjitetin shekullore..!
Ishte lufta jonë e drejtë,
e ushtrisë sonë kombëtare,
Lavdi të gjithë atyre,
që rrokën n’dorë armët çlirimtare.
Duke dëbuar armikun gjakatarë,
pas mëse një shekulli,
tani të gjithë e gëzojmë lirinë,
e dimë vetë si ndërtohet Shteti.
Ku ta di,ore lum miku,
po të lutëm me trego
ëndrrën, mua kush ma trembi,
gjumin mua kush ma ngacmoi ,
dashurinë kush ma mallkoi?
tatëpjetës shpejtë kush iku..?
n’shpellë të ariut, shpëtim kush kërkoi .!.?
Ku ta dijë,ore lum miku,
pse po fle, eja e me trego,
Zogjtë e zemrës,kush i trembi,
që s’janë më në degë të lisit,
kah fluturuan, a thua ku u tretën?
dua të kthehen prapë këtu t’i shoh…..!
Krisma pushkësh,rrethim armiku
T’i luftojmë këta zuzarë ,
si po shihet ju ka ardhë ngordhja,
s´durohën më gjatë këta barbarë…!
Unë e di,ore lum miku,
sa e rëndë ishte robërija,
sa e madhe ishte dhembja,
atë ditë fshati kishte mord,
pa zë burri pa vajë fëmije,
qetësi e plotë nga hasmëria….!
Sa na ndrydhte,ajo kohë robërije,
kur trimat tanë, ndërmerrnin sulm,
në pragë të shtëpisë,lule Lirie.
Nuse e re për tërë Kosovë.
Ushtria jonë Çlirimtare,
kishte vrarë frikën e dhënë betimin,
djem e vajza,gjithë si një,
të betuar për vetë flijimin
për t‘i ndjekur bishat sllave,
nga trojet tona shekullore,
pët tu treguar se kjo tokë e bekuar,
si duron armiqët barbarë.
S‘është e huaja,është veç e jona,
nuk i duron sundimet e rënda,
duron vështirësitë,por nuk nënshtrohët,
kurrën e kurrës nuk asimilohët
e tëra e shqipeve gjithëmonë mbetet,
kurrë s´nënshtrohet kurrë nuk tretet.
s‘është e askujt,është veç Shqiptare.
Ku ta dija ,unë në atë kohë,
kah na ikën fshatarët,atë natë,
dikund tjetër për konak,
banor të përkohshëm të fshatit të ri
bukë e kripë e zemrën plotë,
mikpritje,zemrore ndër Shqiptari.
i pret vendlindja,në heshtje e përlotur,
që t’i kthehen jetës përsëri ,
fshatarët me zemër të çelikosur…!
NE JEMI NJË
Dy ballë muri,
i rrahë një murla,
njëri ballë ai,
tjetri ballë ne.
Janë dy rrapa shekullorë,
me një zemër,
janë dy shqipe,
me një emër.
Janë dy përmendore,
që i bëjnë sfidë lirisë,
njëra është e Kosovës,
tjetra është e Shqipërisë
Janë dy lumenj
që kanë një burim,
janë dy popuj të ndarë
që kërkojnë bashkim.
Është një gjuhë,
për dy Shtete,
me një kulturë
me një qëllim dhe mendje.