| E merkure, 19.05.2010, 09:55 PM |
Bukurisë shqiptare
Elza Marku - Miss Kosova 2009
Agim Gashi
VASHAVE SHQIPTARE
Vashat e bukura që ka Shqipnia
Nuk i ka askush në këtë botë,
Janë shtatëhedhura si perria,
Janë hijeshia e të bukurës tokë.
O ju vashat e trojeve Arbnore
Dilni se zanat për shoqe ju njohin,
Ka ardh koha me shkrirje bore
kur dielli e hana duan t’ju shohin!
Duan të marrin bukuri zanash
Gjithë brigjet dhe gjelbërimi,
Nëpër kopshte ku ndiçon hana
Dhe kudo ku çon rreze dielli.
Dilni të ndrisni brigje e skuta
si në kohërat e arta të Ilirisë,
kur i zbukuronte Mbretreshë Teuta,
Që ishte yll i ndritshëm i bukurisë.
Kur jeni ende vasha beqare
Ju pëlcet faqja e ju gufon gjiri,
Kur bëheni nuse shtatsorkadhe
Ju lakmon në degë edhe bilbili.
Kur ju bëheni nëna fëmijësh
Shton yjet e vet edhe qielli,
Shtonjë kokrrat pemët e stinës,
Qeshet hëna e qeshet dielli.
O ju vasha të bukura të Arbërisë
Pastërinë që mbani në trup e tesha,
Ua jepni gjithë konakëve të shtëpisë
Dhe ujërat burojnë më të kthjellta.
Unë këngëtari e poeti në këto dhena,
Ju këndoj përjetësisht me krenari,
Me jetu dhe njëqind jetra të tjera
Pos shqiptares, tjetër nuk shtie në gji…
05.05.2010
Düren-Spitali I Bierkesdorfit