| E marte, 18.05.2010, 07:56 PM |
Dr. Ilir Muharremi
Muret e çmendurisë
U bëra udhëtar i lodhur
Poetë rrenacakë e monotonë
Ateistë vrasës pa dëshmi
Besimtarë monologë pa dëshmi
Sa i keq je gravitet
Përtej hënës nuk mund të fluturoj
Një ditë mendimi do të nervozohet
Do të thërras
Makinën të shkelurit mbi të gjitha yjet
Emira dhe keqja do të flenë
Në shtratin Unik
Ti vetmi
Vetmi je dashuria ime e përjetshme
Hija më e ngrohta e verës
Ti më jep çelësin e derës së çmendurisë
Flet më qartë se premtimet e thëna
Ke nevojë të kapem pas egoizmit
Vetëm unë dhe ti kemi gjuhë të përbashkët
Koha dikur ishte e pa qartë
Netët ishin jo të kthjelltë
Akullin më të madh e shkriva
Mbi fundin
Dheu përpin pas finales
Na ringjall në udhëtimin e ades
Bisedoj me të vdekurit
Në vdekje lind fillimi
Oh sikur të mund të kapja skulptorin
Do ta këshilloja lumturinë dhe qetësinë
Sa isha gjallë
Isha mik i dritës
Tash jam mik i vetvetes
Shpresa
Në horizont
Dy zogj fluturuan
Fiken ndriçimin e yjeve
Shkuan kah vetulla e hënës
Çdo gjë mjegullohet
Ëndrrat treten si retë
Damarët janë mbushur me etje
Lulëzojnë lojën e shpirtit
Mbeten kujtime si një pikë shpresë
Skenë e çmendur në rërë
Deti tregon të kaluarën
Zgjon realitetin e fjetur
Nga termometri
Mundohem ta shkrij lëkurën e ftohët
Udhëtove me anije
Me biletë jo kthyese
Theve zemrën e botës
Në rrugë të verdhë
Barazove ëndrrat e zemrës
Akrepat e kohës nuk ndalen
Drita në orë kozmike ndizet....
Kulmi i qetësisë
Para se me lindë isha ndoshta hije
Kur linda qajta
Gradualisht përshtatem
Thellohem në kohë
Nuk është e lumtur jeta
Mendoj se e njoh shpirtin
Po edhe sikur ta njihja
A mos është grimca e parë
Ç’më duhet jeta
Mund të gjithë të më braktisini
Do të arrijë kulmin e qetësisë
Tërësisht të veshi vetën
Dikur të ndriçoj
Prishtinë, 200