| E diele, 16.05.2010, 03:59 PM |
Agim Gashi - Drenica
AH , INTERNET...
(Poezi satirike)
Dikur benim mure
Oborre me dyrë,
Për te ruajtur nder
Për të ruajtur fytyrë.
Gruaja rrinte n’shtëpi
Se kalonte prakun,
E nderonte burrin
E nderonte plakun.
Iku kohë e stupcit
Iku kohë e respektit,
Erdhi kohë moderne
- koha e Internetit.
Burri pastron shtëpinë
- burri bën dhe cafe ,
Gruaja në internet
Me tjetrin bënë llafe!
Kotë e ruan shtëpinë
- Oborrin e shkret,
tjetri t’hy’ n’dhomë t’gjumit
- Te ulet edhe n’krevet!
E di qe e kemi veshtirë
Po na dhemb dhe zemra,
Po vërtetë kalan -
Na e morën nga brenda!!!!
Francë, 16.05.2010