Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Arta Lelçi

| E diele, 16.05.2010, 07:58 PM |


Arta Lelçi, u lind  20.08.1984, në qytetin  Shkodrës.

 

U diplomua në fakultetin e Drejtësisë, Dega juridike ne universitetin " Luigj Gurakuqi" po në shkodër!

 

Letërsia dhe poezia janë dashuria e saj e fshehtë, në të ajo ndjen çlodhjen dhe argëtimin njëkohësisht.

 

Poezitë janë shkëputur nga libri që ajo po përgatit për botim.

 

Pilo Zyba

 

 

VARGJE  PËR  TY

 

Dielli pershedeti horizontin me mall.

Erresira e qeshur i shkrepi njerin sy.

Ne dritaren e kujteses sime erdhi ngadale.

Heshtja  filloi te thurë  per Ty poezi.

 

Formalisht na ndan kjo  largesi,

Por  Ti je me pranë se vete afersia.

Na bashkon ajo qe Ti e quan  DASHURI,

Ajo qe i dha jete diteve te mia.

 

Kemi bashkuar zemrat, Ti me timen jeton.

Ashtu si gezim edhe në dhembje.

Zemra jote gjithnje drejt meje vrapon.

Me duket se e lumtur jetoj që në lindje.

 

Gjithçka qe na perket ne kete jete,

E kemi bashkuar një  Une dhe Ti.

Ne qender te saj jeton nje e vertete,

Ajo qe po e quaj dhe une DASHURI!

 

 

QIELLI IM

 

Kur kaltersia jote qielli im.

Se bashku me diellin buzeqesh.

Te gjitha intrigat e erresires.

Atje, ne thellesine tende i fsheh.

 

Me pas dielli kerkon strukjen.

Ti e pershendet me mall.

Nuk e njeh smiren dhe perbuzjen.

I ben vend erresires, zbret ngadale.

 

Kur erresira te perqafon qielli im.

I ngjan humneres, Ti e di.

Atehere servir yjet dhe henen.

Dhe shpresa rilind perseri.

 

Gri vishesh kur  s’fsheh zemerimin.

Me bubullima behesh gati grabiqar.

Në çastin që s’gjen ngushëllimin

Me lotet e shiut shfryhesh duke qare.

 

Tek Ti gjithcka eshte në paqe.

Sherbetoret e tu jane shume miqesor.

Dita dhe nata puthen ne faqe.

Larg urrejtjes dhe te qenurit armiqesor.

 

Por sa here që Ti behesh nervoz.

Zemerimin e nxjerr haptas ne shesh

 

Kjo i ngjan tingullit te heshtur melodioz.

Që durimin tend idhshëm e përqesh!