Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Dëshmorëve të 12 Majit 2010

| E shtune, 15.05.2010, 12:49 PM |


Gani Qarri

 

Dëshmorëve të 12 Majit 2010

 

Pranë fshatit Radushë në një Pusi të organizuar

Komandant Kushtrimi me tre bashkëluftëtar u vra

gjatë rrugëtimit për krijimin e  Shqipërisë së Bashkuar

u flijua vet i katërti, nga pritat e  tradhëtive të mëdha

 

Luftëtari i ditëve të para të UçK-së, për të drejta dhe liri

I cili e qoi drejtësin në vend,edhe për tmerret e Brodecit

Hero Ky  i dënuar  përjetshëm nga pushtuesit sllavë

U vra me tradhëti me 12 Maj 2010, në orët e para të Mëngjesit

 

Komandantin Trim Harun Aliu,me tradhëti na e vranë

Kët Atdhetar nga lagja Hasanbegu i Shkupit shqiptar

Tradhëtisht u vra edhe luftëtari Xhafer Shala nga Prishtina

Në përpjekjet e tyre të përbashkëta për bashkim kombëtar

 

Në atë Pritë u vra dhe dëshmori Qemajl Fejzuallahu

nga  Gërçeci i Komunës së sarajit, edhe ky Luftëtar i Lirisë

Bashk me ta u vra edhe Shaban Zenuni nga fshati Merovë

Në pusit e organizuara nga kurthat e tradhëtisë

 

Dhe derisa të tjerët mjerisht nuk e ngrisin zërin fare

Duke u marrë vetëm me „PALLAVRA“ politike

Ju e dëshmuat përkushtimin për Liri dhe Bashkim

Duke rën dëshmor për idealet tuaja Patriotike

 

Shteti amë do duhej shumë ashpër për ju të PROTESTONTE

dhe bile tani pas vdekjeve tuaja,të ndërpritej kjo gjendje e ANARKISË

Mjerisht atje vazhdon protesta e turpshme në  luftë për Kolltuqe

Duke e kercnuar seriozisht edhe të ardhmen e Shqipërisë

 

Ndaj ngushllimi më i mirë,për DËSHMORËT e 12 Majit

Si për të gjithë dëshmorët e rën për çlirim Kombëtar

Do të jetë lufta e pandalur për çlirimin e të gjitha trojeve

dhe arritjen e bashkimit të tyre në një Shtet SHQIPTAR

 

Me vrasjen e trimave tanë,nuk mund ti shuani idealet tona për liri

E as të na e mohojë kush përgjithmonë ,të drejtën tonë historike

Sepse kurrë nuk do ket forcë vrastare, kurth e as tradhëti

Që mund të na ndaloj,në bashkimin e Shqipëris Etnike

Cyrih, 13 Maj 2010