| E shtune, 15.05.2010, 02:22 PM |
Nga Koha Jonë
Gazetari dhe analisti i njohur i cili prej mese 13 vitesh drejton programin televiziv me te ndjekur ne televizionet shqiptare, "Opinion", rrefehet per librin e tij me te fundit, i shtati qe nga vitet e rinise se hershme. Tregon disa nga te pathenat e protagonisteve te librit te tij, ndalet ne argumente pikante duke siguruar keshtu nje kuriozitet gjithnje e me te madh per te pasur ne dore cdokush nga ne, "Intervistat e jetes" qe del ne qarkullim me botimin e partise se pare Debatet, risi ne median elektronike shqiptare, nisen nga ju ne vitin 1997, fillimisht me te "Dielen e debatit".. dhe nje vit me pas, me 1998 ne televizionin Klan me "Opinion", i cili vijon sot e kesaj dite, ne edicionin e 13-te, kater here ne jave. Cili eshte sekreti i jetegjatesise se ketij programi? Nuk besoj se eshte nje sekret qe varet nga une. Domethene, eshte nje emision i mbeshtetur mbi aktualitetin, aktualiteti eshte nje gje azhurnohet perdite, ne nje kuptim. Pra, ngjarjet ndodhin perdite, zhvillimet jane te perditshme. Ka rendesi qe kendveshtrimi yne te jete sa me serioz ne analizen ose ne prezantimin e asaj qe ndodh. Keshtu qe, ky eshte sekreti. Domethene, ka disa modele emisionesh. Ka emisione te cilet lindin dhe vdesin per nje kohe te caktuar. Ka emisione qe varen kryesisht nga personazhet, nje dite personazhet rrallohen, sidomos ne vende te vogla si Shqiperia, ti nuk ke me cfare te thuash. Ka modele emisionesh qe ndertohen mbi nje kohe te caktuar. Ky eshte nje problem qe nuk mund te mbeshtetet mbi nje formule, por mbeshtetet mbi nje ngjarje. Zakonisht problemi i madh i yni eshte kur nuk ndodhin ngjarje. Per shembull, tani qe fillon ngrohet koha, ngjarjet rrallohen pak me shume dhe eshte pak me problem. Por, ne pergjithesi, formula e ketyre misioneve "talk show" eshte kryesisht aktualiteti, nuk eshte se eshte nje jetegjatesi i nje emisioni shqiptar. Te gjithe modelet e tilla ne bote, jane emisione qe zgjasin per nje kohe shume gjate, ka disa 10-vjecar, ka dekada, ka emisione qe zgjasin prej 30 e disa vitesh ne SHBA, duke marre nje refresh per disa detaje. Ne "Opinion" kane kaluar nje sere personazhesh, nje galeri e pafund qe flasin per politiken, per artin, kulturen, historine, aktualitetin, gjithcka. Kater here ne jave "Opinion", a eshte e veshtire te gjesh personazhe interesante, sepse ne 13 vite kushedi sa personazhe, pothuajse te gjithe te njohur dhe te panjohur kane kaluar ne studion e "Opinion"? Prandaj ua thashe qe eshte nje formule qe nuk varet nga personi, por nga tema dhe aktualiteti, dhe ajo qe njeriu pret. Per shembull, per ta mbeshtetur ne nje shembull konkret, mund te them qe te njejtet personazhe, mund te jene dhe dy here brenda javes dhe te jene prape interesante. Me ka ndodhur, kane qene te pakten dy raste qe une i mbaj mend se si aktualiteti e dominon personazhin. Ne vitin 1999 kur ishte Kongresi i PS, Nano kandidonte perballe Majkos, ai ishte diten e enjte ne emision, diten e shtune u be Kongresi, ai erdhi te shtunen mbremje ne emision, ne momentin qe sapo kishte fituar dhe te enjten erdhi serish ne emision per te deklaruar ndryshimin qe vinte tashme brenda PS. Tre here nga dy ore, pra gjashte ore, brenda shtate ditesh, ndjekja ishte e jashtezakonshme. Kemi rastin e Berishes ne 2005, ishte diten e enjte ne emision, doli te dielen live rreth nje ore e nje cerek nga selia e PD ne momentin qe kishte fituar zgjedhjet, doli te enjten pas fitimit te zgjedhjeve, ku deklaroi pak a shume ne vija te pergjithshme qeverisjen e tij dhe prape nuk ishte shume. Domethene, nuk mbeshtetet mbi personazhin, por mbi ngjarjen. Ndonjehere mund te jete i njejti personazh qe komenton ngjarje te ndryshme dhe kjo eshte nje gje qe bota ne kete model funksion. Nese sot hapni dhe shihni CNN ka nje seri komentatoresh te cilet vazhdimisht ne ngjarje te ndryshme, ne cepa te ndryshme te globit, vijojne t'i komentojne ata. Ne qofte se hapim televizionin italian jane nje numer i caktuar njerezish te cilet kane nje kontakt, ose kane nje analize mbi fenomene dhe mbi ngjarje dhe po ata azhurnohen ne baze te zhvillimeve. Nuk eshte nje sekret qe mbahet deri tani. Sekreti i pare, ai qe mund te quhet sekreti thelbesor i "talk show" eshte aktualiteti. Eshte formula e dickaje qe qendron perdite. Nuk je i detyruar te sajosh dicka, natyrisht qe ka shume raste qe detyrohesh te sqarosh nje teme te sforcuar qe s'eshte aktuale, ta kerkosh temen, apo te tentosh te sjellesh nje teme qe nuk eshte teme e dites. Zakonisht suksesi eshte i mbeshtetur mbi temen e dites. Pra ti nuk nderton nje skenar, ti nuk tenton te ndertosh nje show te terin ne te cilin gjithmone ke probleme, ti thjesht ate gje qe e sheh dhe njerezit e diskutojne, ta sjelles ne mbremje. Ka nje sekret, qe ndoshta eshte sekreti i ketyre emisioneve ne te gjithe boten. Ka rendesi qe ta sjellesh, dhe ketu besoj qe hyrja e televizioneve private solli nje ndryshim. Deri diku ne mes te viteve '90 edhe ne bote, por sidomos Shqiperia per arsye te ndikimit komunist kishin nje ide. Mendonte qe televizioni ishte kryesisht nje mjet edukativ, ose kryesisht edukativ, qe do te thote, vetem njerez elitare, vetem njerez te zgjedhur duhet te flisnin per t'iu drejtuar poshte, njerezve te tjere. Sot ka nje gje te ndryshme, njeriu ne nje fare menyre gjen biseden e tij dhe vetveten tek televizioni. Qe do te thote, ti nuk mund ta trajtosh nje teme vetem ne nivel specialistesh dhe ekspertesh. E shoh, disa here e keqkuptojne dhe njerezit, nese ti ke nje nivel ekspertesh shume te mire, specialistesh shume te mire, ti mund te organizosh nje "around table", nje seminar ku te marrin pjese 25, 30, 40, 50, apo 100 specialiste. Kur do t'i drejtohesh nje audience shume te gjere, eshte e rendesishme qe te besh nje bisede qe t'i interesoje edhe atij njeriu qe punon murator, edhe atij qe punon shites ne dyqanin e tij, dhe atij qe punon kamerier, edhe atij qe punon shofer taksie. Madje kam degjuar nje here, Enco Biaxhin qe thoshte nje gje shume interesante. Thoshte se nese do te kesh sukses ne nje interviste beji personit qe ke perballe ate pyetje qe do t'i bente shoferi yt i taksise dhe kamerieri qe te sherben ty po te ishte perballe atij. Ky eshte thelbi i menyres se si funksionon. Ja edhe nje sekret ta vodhem. Qe nga viti 1991 ju keni qene gazetar, sigurisht qe keni qene deshmitar dhe protagonist i shume ngjarjeve, jeni njohes i shkelqyer i historise. Keni nje talent edhe ne te shkruar, keni nje observim shume te kujdesshem. Kjo ka bere qe te arrini te formosh ne nje periudhe pjellore botimi. Po flasim per nje botim i cili tek e fundit eshte pak a shume, eshte ajo qe keni pershkuar ne rrugetimin gjate emisionit "Opinion", me 23 personazhe te rendesishem te historise. Ne nje fare mase eshte edhe nje deshmi historike. Na kujton nje shprehje qe Zoti nuk e ndryshon te shkuaren, por historianet mund ta bejne. Sa te sinqerte kane qene kete njerez dhe cfare peshe zene rrefimet e tyre ne histori? Ky eshte nje liber, duhet te kemi parasysh, nuk jane intervista te thjeshta te personave. Aty ka personazhe qe une i kam intervistuar me dhjetera here. Kemi Kadarene, i cili mund te kete dhene mbi 11 intervista ne "Opinion", e po ashtu Berisha, Nano, Rama, Meta, Hashim Thaci dhe shume te tjere. Keto jane intervistat e jetes. Mua me ka lindur kjo ide dikur rreth vitit 1999, kur kam intervistuar Geraldinen, mbretereshen e Shqiperise, gruan e mbretit Zog, e cila ishte ne ditet e fundit te jete. Ne fakt arriti te jetonte tre vjet te tjera, nuk kishte veshtiresi ne frymemarrje dhe ne momentin qe une u ula per ta intervistuar ne Johanesburg te Afrikes se Jugut, kishte nje vilet shume te bukur, mbi nje koder qe shihte qytetin. Ajo nuk kishte me fuqi te fliste, kishte shume gjera per te rrefyer, por nuk kishte fuqi te fliste sepse perdorte nje makine oksigjeni, me te cilen i duhej te punonte vazhdimisht. Keshtu qe, hoqi makinen, arriti te jepte nje interviste, ne nje moment ngeli dhe me tha nuk flas dot me. Geraldina nuk mund te mbushej me fryme dhe ne nje moment, gati-gati u ndjeva keq, madje Aleksander Frangaj, ishte perballe meje, ma beri me dore qe nderprite se tani nuk po arrin dot me te mbushet me fryme dhe mendova qe po ikte pa e dhene deshmine e plote. Pavaresisht se ajo ka dhene disa intervista ne shtypin boteror, por ne shtypin shqiptar kane qene shume te rralla. Atehere mendova se nje sere personazhesh te historise se Shqiperise mund te linin deshmi, te cilat vijne qe deshmite te lihen midis tyre. Ky liber mund te lexohet ne dy aspekte. E para, mund te lexohet per kenaqesi se eshte kuriozitet, pasi ketu eshte jeta e ketyre e personave, thone une kam lindur ketu, kur kam qene femije kam bere kete. Keshtu Kadare ka nje histori shume te bukur, tregon si e kane arrestuar kur ishte 7-8 vjec se beri para false, ose te pakten keshtu u mendua. Kurse e dyta eshte pjesa dokumentare qe eshte shume e rendesishme. Jane 23 persona kur ketu eshte vetem intervista e jetes dhe keta nuk jane personazhe te rastesishem, nuk jane thjesht njerez te shquar te shoqerise shqiptare, jane njerez te cilet direkte apo indirekt kane shenuar fort historine e Shqiperise. Historine nje shekullore... Pothuajse 90-vjecare. Per shembull, kemi Ramiz Aline i cili mbetet nje nga njerezit me ndikim shume te fuqishem ne historine e Shqiperise, me nje karriere gati 60-vjecare. Kemi Abaz Ermenjin qe ngelet nje njeri me nje karriere shume te gjate dhe te forte politike. Eshte Fadil Hoxha, nje njeri qe ka dominuar politiken kosovare qe nga viti 1944. Nderkohe ka personazhe te tjere, por ka edhe personazhe te sotem, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama apo te tjere. Ka personazhe te cilet kane ndikuar ne momente te caktuara. Eshte Alfred Moisiu, eshte At Zef Pllumi, ka personazhe te tjere, Dritero Agolli... Jusuf Vrioni, na tregoni ndonje detaj per te... I vecante eshte momenti ne te cilin une e kam njohur. Jusuf Vrioni eshte nga te paktet personazhe qe nuk kane lene shume deshmi ne Shqiperi, ka lene nje liber ne France te cilin ai nuk ka dashur te botohet ne Shqiperi, megjithese eshte botuar kohet e fundit. Keto jane ndoshta te vetmet dhe te paktat imazhe televizive te Jusuf Vrionit. Ne fakt nuk e mbaj mend te kete dale... Nuk dilte. Une e kam njohur Jusuf Vrionin, duhet te kemi parasysh qe eshte nje njeri qe vinte nga nje prej familjeve me te vjetra dhe me te pasura te Shqiperise se asaj kohe, quheshin gjysmefisnike. I rritur midis Parisit, Romes, me nje guvernante zvicerane, nje njeri qe ne France dhe ne Itali, mik me vajzen e Musolinit, me Ana Manjanin, me personazhe te famshem. Gjate kohes qe vjen ne Shqiperi futet ne burg, ben 13 vjet ne nje burg te tmerrshem, del nga burgu dhe ishte nje personazh i cili duket sikur vitet e burgut nuk e kishin transformuar. Une e mbaj mend dikur rreth moshes sime 10-vjecare, hera e pare qe e kam takuar, erdhi ne shtepine time per te pare turneun e Roland Garos, sepse shtepia ime ishte me lart, me afer Dajtit, antena mund te kapte televizion italian qe po jepte finalen e Roland Garos, turneut te tenisit. Jusufi erdhi me biciklete dhe kishte nje pasion te jashtezakonshem per te pare tenis, e kishte gjetur kete lloj pasioni rreth 30 vjet me vone. Para se te vdiste e takova ne hotel "Rogner", e gjeta te merzitur, mbante nje gazete "La Republica". I thashe cfare ke? Me tha, qenka ndare prape Naomi Kembell me Flavio Briatoren. I thashe po ti cfare meraku ke. Ishte nje nga personazhet e rralle si gjithmone, qe dinte te jetonte me nje kulture te jashtezakonshme. Zor se Shqiperia dhe shoqeria e sotme, besoj edhe boterore, prodhon njerez me nje kulture te tille. Pasi botoi nje liber qe pati nje jehone ne France. Ne momentin qe arrita ta bind mbas nje insistimi te jashtezakonshem, nuk pranonte, ne momentin qe pranoi te vinte, kur erdhi ne Tv Klan, ne nxorem nje kamere qe ta filmonte, se nuk kishte filmime te tjera, me idene qe kur hynte dhe dilte. U nxeh aq shume sa vuri canten ne fytyre dhe u ngjit me cante qe te mos e filmonim. U fut ne studio dhe nga inati, pergjigjej me po dhe me jo. Jam detyruar qe diku pas 30 minutave te para ta filloj intervisten nga e para. Pastaj kur u dha intervista me telefonoi nga Franca, me falenderoi, pasi njeriu kur krijon kontakt me publikun, padyshim qe ndjehet mire menjehere, me urimet, njerezit qe reagojne. Gjithsesi ajo interviste, ka ngelur e vetmja deshmi e tij. Por, jo vetem... Edhe At Zef Pllumi? Ai ka dhene per shtypin e shkruar disa intervista, ka dhene disa intervista te shkurtra, nuk ka dhene nje interviste te gjate te jetes, kjo duhet te jete e vetmja. At Zef Pllumi eshte po ashtu nje personazh shume interesant, pasi ka nje jete te cuditshme. Jusuf Vrioni, Geraldina, At Zef Pllumi, jane disa personazhe te cilet jeta i ka shnderruar ne nje mision. At Zef Pllumi ishte 20 vjec kur e arrestuan ne Degen e Puneve te Brendshme ne Shkoder, eprori i tij, i thote qe eshte denuar me vdekje, i thote djale duhet te rrosh, ndaj duhet te rrefesh kete qe ne na ndodhi. Natyrisht ata nuk e dinin qe komunizmi do te shkonte 50 vjet. Atehere ai e kishte kete si qellim te jetes se tij, hyri ne burg, beri 28 vite burg, doli dhe kur ishte jashte qelive kishte nje lloj shqetesimi se mos semurej, mos e gjente gje, pa mbaruar librin e tij me kujtime. Vetem ne momentin qe e mbaroi librin, iu duk sikur tanime misioni i jetes se tij qe e kishte motivuar ne dite shume te veshtira nuk ekzistonte me. Geraldina kishte dhe ajo nje gje te ngjashme, mund ta shihni ne liber, eshte shume interesante. Mbreti Zog para se te vdiste kishte thene qe ti dhe Leka duhet te ktheheni ne Shqiperi. Perpara vdekjes, ndoshta tani nuk jam i sakte, ose nje muaj, ose nje jave perpara vdekjes, ai kishte pare nje enderr, e kishte thirrur dhe i kishte thene qe kam pare nje enderr sikur ti dhe Leka do te mberrini ne Durres, dhe te gjithe njerezit kane dale dhe duartrokasin, nderkohe qe vapori me ju po futet ne portin e Durresit. Ai kishte bindjen qe donte te shkonte te vdiste ne Shqiperi. Une nuk e di tanime ekzakt, por kam pershtypjen qe e kam dhene ne interviste kete pjese te saj. Ka nje moment shume interesant ne te cilin pikerisht kete gje tregon, tregon se kishte shume deshire qe te kthehej ne Shqiperi te tregonte kete enderr. Cfare ndodhi?! Ne fakt Geraldina u kthye se bashku me Leken, ne vitin 2002, nuk u kthyen nga Durresi, por me avion nga Rinasi. Skena ishte pak a shume ajo qe kishte pare ne enderr, rreth 3-4 mije veta qe duartrokisnin me flamuj, me muzike, qe kishin dale t'i prisnin. Besoj se ky ishte nje mision ne jeten saj, qe ajo ne momentin qe e kreu u ndje e qete dhe vdiq pak muaj pasi ishte kthyer ne Shqiperi, me bindjen qe kishte arritur. Po Abaz Ermenji... Cfare mund te na thoni perreth tij? Kishte nje mision shume te cuditshem, personazh i rralle. Eshte i vetmi personazh ne te gjithe Evropen i cili kishte qene nje prej politikaneve shume te rendesishem te Luftes se II Boterore qe rezistoi te gjitheve viteve te komunizmit dhe u rikthye si nje politikan i rendesishem pas viteve '90. Ai ishte larguar nga Shqiperia, ishte i internuar nga italianet, ishte nje politikan qe prej 7 prillit 1939. Momenti qe ishte larguar, ishte larguar me force, u largua me lufte. Kishte nje bindje qe e thoshte, qe une jam larguar me pushke, une kam qene gjithe jeten time i pari i zgjedhjeve te lira. Une mendoj qe nje politikan triumfon ose deshton ne zgjedhje, por jo me pushke. Rezistoi deri ne diten qe u paraqit ne zgjedhje, i humbi zgjedhjet dhe pastaj u larguar ne nje menyre dinjitoze duke thene qe ne fund te fundit une e permbylla besimin. Besimi i jetes se tij na ishte qe njeriu ne nje shoqeri normale te largon ose te afron me zgjedhje, une e realizova dhe ika. Por ne nje emision po kaq te cuditshem, pare ne nje kendveshtrim tjeter, te Hashim Thacit, qe po ashtu rrefen jeten. E di qe ne shume veshtrime eshte pak e cuditshme, sebashku me 10-15 shoke te tij, ne nje zone te izoluar te Kosoves, Hashim Thaci, vendosi t'i jepte fund dhe kontestoi Jugosllavine. Te mendoje kontestimin e Jugosllavise ne fund te viteve '80 ishte nje cmenduri. Jugosllavia kishte ushtrine e peste me te madhe te Evropes, ne mos nje nga me te medhate e globit. Ishte shtet me nje ndikim te jashtezakonshem dhe ne keto kushte ngrihet nje grup njerezish dhe vendosin ta kontestojne. Besoi te kjo enderr, besoi te Kosova e pavarur kur nuk e mendonte askush ne bote, vec ketyre njerezve. Dhe befas brenda nje viti ia arrin asaj, nje gjeje qe dukej e pamundur. Jo vetem kete por ka edhe nenshkruar aktin e pavaresise se Kosoves...?! Po. Shkon edhe me tutje, kjo Jugosllavi, madje nje dite po qeshja me nje mikun tim, e cila dikur mblidhte te gjithe kreret e globit te paangazhuar, por edhe te angazhuar ne takime te tjera, tani refuzon te shkoje ne takimet Ballkanike nga frika e Hashim Thacit, sic ndodhi ne takimin e fundit, Tadic nuk shkon ne Brno se ishte Thaci. Tjeter personazh, per shembull, Hana Kelcyra me vjen ne mendje. Nuk eshte personazh direkt, ajo eshte e bija Ali Kelcyres... Une kam mbuluar te gjitha fazat e historise se Shqiperise dhe Hana Kelcyra eshte personi qe rrefen jeten ne emigracion, njerezve kryesore politike te Shqiperise qe ishin kundershtare te komunizmit. Duhet te kemi parasysh qe shoqeria shqiptare, shteti shqiptar, ka provuar te tre brezat e klases politike. Brezi i pare ishte ai qe firmosi pavaresine ne 29 nentor te vitit 1912, te cilet me ndryshime te medha qendruan deri ne vitin 1944. Ne 1944 u perzune forcerisht nga nje klase e re politike, e re edhe ne moshe, qe ishte klasa e partizaneve, ose e komunisteve, te cilet e mbajten pushtetin me pak permiresime, deri ne vitin 1990. Ne 1990 erdhi nje klase e trete politike qe doli nga levizja e studenteve, levizja demokratike, qe e perzuri krejtesisht jashte loje kete klase te vjeter politike qe vinte nga vitet e komunizmit dhe krijoi nje klase te re, e cila prej 20 vitesh vazhdon te drejtoje Shqiperine. Keto tre breza, brezi i pare qe kishte firmosur aktin e pavaresise dhe qe kishte luajtur thuajse 30 vjet te historise te Shqiperise u largua ne '44-en. Hana Kelcyra ka nje pjese shume interesante, shume veta nuk e dinin dhe une e kam mesuar vone, firmetaret e aktit te pavaresise se Shqiperise, jane rreth 40 e disa persona, rreth 50. Midis tyre rreth 18 nga keta firmetare qe e kishin shpallur Shqiperine te pavarur, ishin kryeministra, ministra, deputete, rangjet me te larta te shtetit shqiptar, ne nje dite te nentorit, dikur rreth dates 23 nentor te vitit 1944, kishin hipur ne nje anije, nje anije fare e vogel peshkimi. U nisen nga Tivari qe te shkonin ne Itali, por i gjithe bregdeti Adriatik ishte i minuar, dy prej ketyre familjeve, Ali Kelcyra dhe Faik Quku kishin dhe femijet me vete, grate dhe femijet, pjesa tjeter ishin luftetare, rreth 100 veta, me gjithe lideret e tyre, me Mit'hat Frasherin, me disa nga personazhet me te rendesishme te Shqiperise. Ecnin neper det dhe kane ecur gati 72 ore sepse nuk dinin se ku gjendeshin, ishte nje furtune, befas ne nje moment dalluan malet e Vlores. Pra, ne vend qe te shkonin drejt Italise, kishin ecur paralel me bregun shqiptar, dallonin Vloren dhe nuk dinin nga te merrnin, majtas apo djathtas. Hana Kelcyra e tregon shume bukur, kapiteni erdhi, ishte i trembur, i kishin mbetur dhe disa para, se i kishin paguar me florinj qe t'i nxirrte dhe i pyeste ata nga te ecnin. Atehere e ema e Hana Kelcyres, gruaja e Ali Kercyres, i thote ec djathtas. Vendosi meqe kjo ishte gruaja e vetme ne kuverte, te gjithe i kishte zene deti, ecin djathtas dhe mberriten ne Itali. Po te mendosh qe ky ishte nje kalavar i nje klase politike e cila pastaj per 20,30,40,vjet, sa vdiqen shumica e tyre, paten nje jete te mjeruar. Nje prej tyre ishte Eqerem Bej Vlora, i cili po ashtu ndodhej ne kete karvan. Gati si arka e Noas duket ne nje kuptim. Keshtu qe une e kam marre si deshmitare indirekte. Prandaj po ju them qe eshte dyfish interesante, interesante te lexosh pjesen kurioze te tyre, por po kaq interesante eshte te lexosh pjesen dokumentare. Kjo eshte pyetja tjeter, meqenese ketu jane shume personazhe, cila eshte vlera historike e ketij libri? Keto jane libra qe me kalimin e kohes marrin gjithmone e me teper vlere, per arsye se i referohesh. Per shembull, kur une kam filluar, ju thate nje njohes i shkelqyer i historise, une jam njohes autodidakt i historise, qe do te thote e kam mesuar historine duke lexuar libra. Per njohes autodidakt, apo nje njohes te historise, per nje njeri qe do te informohet nuk ka burim tjeter vec librit dhe filmat. Memoria e mbetur ne libra ka qene e shperndare, shume libra nuk jane botuar, disa libra kaun filluar te botohen tani. Une do te kisha qene shume i lumtur kur isha me i ri dhe doja te merrja vesh, te dija cfare ka thene Geralinda, cfare ka thene Leka Zogu, cfare ka thene Geraldina, cfare ka thene Leka Zogu, cfare ka thene Abaz Ermenji, Ramiz Alia apo nje tjeter. Ishte e pamundur t'i gjeje atehere. Sot, dikush qe hyn, do ta lere nje dinjitet, do te vijne njerez te tjere qe do te kene kuriozitet, se mund te jete njerez qe s'kane lindur akoma, te pakten do te kene mundesi t'i referohen. A kane qene te sinqerte? Eshte shume e veshtire ta thuash. Kur ishit me i ri keni shkruar? Po, une kam shkruar gjithmone. Nje gje qe e kujtoni me dashuri, nje liber? Po ka disa, se ky eshte libri i shtate. Ka disa. Mes televizionit dhe letersise ke do te zgjidhnit? Besoj me letersine e kam kryer nje lloj divorci. Une nuk e di edhe kaq i afte edhe si shkrimtar, njeriu duhet te gjeje ate talent qe mendon qe jep me shume. Madje eshte nje thenie e famshme qe me ngelur ne mendje, e cila thote, nuk ka asnje gjeni tjeter pervec atij qe shfaqet ne nje veper. Qe do te thote, njeriu mund te kete predispozita te shumta per t'u bere nje futbollist i madh, nje kengetar i madh, por po nuk prodhoi dicka, por nuk e shfaqi, atehere eshte nje gje qe s'vlen me. S'besoj se do te merrem me letersi. Kurse televizioni, nuk e di, nuk mund te mos them qe do te shkeputet shpejt. Emisioni juaj i radhes kete te hene ne "Opinion"? Eshte nje emision qe lidhet pikerisht me librin. Tema eshte: Cili ka qene libri me i bukur jetes suaj? Kam zgjedhur personazhe shume interesante, qe perfaqesojne jo vetem ide te ndryshme, profesione te ndryshme, por edhe mosha te ndryshme. Jane 8 personazhe, midis te cileve Prec Zogaj, i cili ka shkruar vete, Fatos Lubonja, po ashtu ka shkruar vete. Genc Ruli, nje nga njerezit qe ka lexuar dhe me te cilin mund te diskutohet. Andi Bejtja qe ka qene nje nga poetet me te talentuar te brezit 22, qe ka botuar librat e pare. Eshte Arlinda Dudaj, nje botuese e njohura, ndoshta me te mirat aktualisht. Eshte edhe Hueda Al Sajed, nje prezantuese televizive qe ka shkruar dy romane. E teta, eshte nje psikologe, qe po ashtu ka botuar nje liber me poezi, quhet Meri Dishnica dhe ajo eshte interesante. Tete personazhe te cilet rrefehen se cili ka qene libri me i bukur i jete se tyre.