Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isa Fejzullahu & Kadri Mani: U prezentua filmi për Shaban Palluzhën

| E shtune, 15.05.2010, 07:58 PM |


U prezentua filmi për Shaban Palluzhën

/“Bota sot”, e shtunë, 6.3.2010/

 

Nga Isa Fejzullahu & Kadri Mani

 

Në Skënderaj u dha premiera e filmit Shaban Palluzha-komandanti plak  i luftës së forcave të armatosura të Lëvizjes për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar 1941-1945

Në shfaqjen e një filmi dokumentar për komandantin e luftës 1941-1945, Shaban Palluzha dhe me një orë letrare sot në Skënderaj kanë vazhduar aktivitetet kulturore që po organizohen në kuadër të javës “Jetojmë me lavdinë tuaj”, e cila mbahet në kuadër të manifestimit Epopeja e UÇK-së e që i kushtohet luftës dhe saakrificës sublime të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari. Premiera e filmit dokumentar “Shaban Palluzha

komandanti i luftës së forcave të armatosura të Lëvizjes për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar 1941-1945, i cili tregon për luftën dhe veprën e këtij trimi, u dha sot në Shtëpinë e këtushme të kulturës “Hasan Prishtina” para një numri mjaft të madh të qytetarëve, në mesin e të cilëve ishte edhe familja e këtij komandanti, por nuk munguan as bashkëluftëtarët e tij. Filmi ishte bazuar në material dokumentar por edhe në dëshmi të bashkëluftëtarëve të gjallë të asaj lufte, por kishte edhe pjesë artistike të cilat i interpretuan aktorët e Teatrit të Qytetit “Naser Kodra”. Regjinë e filmit e kanë bërë Shaqir Bejta e Bilall Koci, skenarist Shaqir Bejta e Azem Xani, kurse narrator, Çun Lajçi.

 

Isa Fejzullahu

 

Rrëfime nga Hajriz Demaku, fundgushti 2009

 

Xhemajl Abria ka thënë: Karaulla në Krushec, Xhephanja në Dashec, dija në Rezallë (Aruç Selimi, pleqnar)- kuku për mua që jam gjallë!

Në pyetjen:

-Kah ngjajnë fëmijët?

Pleqnari përgjigjet me kundërpyetje:

-Kah praptohet qerrja?

Përgjigjja:

-Kah është më keq, më praptueshëm!

 

Babai i Hajriz Demakut ka qenë i ndjeri Halim Arifi (Demaku) 1888-9.2.1945, i zënë rob lufte dhe i pushkatuar nga partizanët; ishte bujk i mençur dhe punëtor i madh. Kurse nëna Hysë Alija- Arifi (Demaku), shtëpiake.

Bashkëshortët Halimi e Hysa patën 3 çuna e 3 goca; prej vëllezërve vetëm Hajrizi është gjallë, kurse dy motrat, që të dyja më të vjetra se Hajrizi jetojnë e motra më e re ka vdekur.

Kishim 9 hektarë tokë, bagëti, pemë, ujë nga gurra e gurit...

 

Hajriz Demaku është bërë nacionalist që në moshën 10-vjeçare!

 

Kur është martuar motra e madhe (1934), qe vrarë me atentat Mbreti i Serbisë, Aleksandri.

Xhandarmëria i ndalon krushqit: çfarë dasme bëjnë ata me qerre të mbuluar me qilima të kuq, në kohën kur Serbia mban zi!?- dhe e gjejnë një mushma të zezë, e mbulojnë qerren e nuses dhe me përcjellje nga një xhandar e deri në shtëpi, pa këngë e pa gazmend!!

Hajrizi 10-vjeçar e merr vesh se ai shtet nuk është yni! Ai shtet që ta prish dasmën, është i huaj: çfarë lidhjesh kishin fshatarët shqiptarë me njëfarë Kral Aleksandrin!?

Baca Hajrizi ma jep një fotokopje gezete me mbititull:

DEKLARATË E KONFERENCËS IPESHKVNORE TË SHQIPËRISË,dhe me titull:

Kisha Katolike: Pse jemi kundër martesave mes homoseksualëve?- dhe më shpjegon:

-Edhe ne të komunitetit mysliman, medojmë ngjashëm me këta të komunitetit katolik, vetëm nuk pajtohemi se brinja e hazreti Ademit është shkri, sepse në rentgen ajo nuk mungon! Pra, zoti nuk ia ka hequr brinjën, por ia ka marrë vetëm esencën, ky, pra, shtë dallimi ynë i drejtë mysliman, dhe i tyre i shtrembër katolik.

Pastaj Hajrizi shkon në Mejtep në moshën 10-vjeçare; e më vonë në Gjakovë shkojnë 17 nxënës. (Dreni-@msn.com)

Ja disa mirënjohje që ka marrë Plaku i Maleve e publicisti ynë Hajriz Demaku:

 

 

Më 24-25 korrik 2006 në Rrëshen u mabjt sesioni shkencor “Mirëdita dhe shqiptarët gjatë Shekullit XX”

 

*MIRDITA – VENDI QË I DHA KOMBIT NJERËZ GJENIALË*

 

Duhet të zhduket koncepti i shprehur i atyre që me keqdashje thonë se shqiptarët e duan Shqipërinë e madhe. Nu ka gjë më të rrejshme se ky përkufizim... shqiptarët kurrë nuk e kanë dëshiruar një Shqipëri të madhe, por kurdoherë e në të gjitha rrethanat edhe me pushkë në dorë kanë luftuar për Shqipërinë etnike, e cila është kërkesë e ligjshme  e këtij populli, tha në fjalën e hapjes studiuesi i njohur shkodran, Willy Kamsi.                    

Në këtë sesion që kishte në fokus kontributin e Mirditës dhe mirtorëve për çështjen tonë kombëtare, morën pjesë studiues nga të gjitha trojet shqipta, nga mërgata, që nga Slovenia , Zvicra, Gjermania, Suedia e Kanadaja. Kanë marrë pjesë punonjës shkencorë  nga Instituti i Historisë në Prshtinë, Instituti Albanologjik, Prishtinë,  Instituti i Historisë në Tiranë. Gjithashtu, ftesë i janë përgjigjur punonjësit më të zellshëm  të këtyre  nstitucioneve d e përfaqësuesve të tjerë të institucioneve në Shqipëri, studiues nga Shkodra, por ede eveprimtarë të shquar të çështjes  kombëtare, veprimtarë që vazhdimisht kanë luftuar mepushkë në dorë  për Kosovën dhe  Shqipëinë, si Mark Avdyli, Bajram Qukovci, Hajriz Demaku, Emin Fazlija-alias Emil Kastrioti. Kontributet e tyre shkencore në sesionin e Rrëshenit i paraqitën edhe Willy Kamsi, Mentor Qoku, Fatbardha Saraçi-Mulleti, Mehmet Rukiqi, Kastriot Bajraktari, Kolec Çefa, Petrit Palushi, dr. Zymer Neziri, dr. Izber Hoti, dr. Islam Bobra,  Avni Bilalli, Hysni  Ibrahimi, Ejup Krasniqi, Abaz Fejzullahi, Qazim Kabashi, Gjetë Doda, dr. Muharrem Dezhgiu, Parim Kosova, Enver Sulaj, Nue Oroshi, Lekë Shtija e shumë të tjerë.  

 

 

Për ZSH- Kadri Mani