| E premte, 14.05.2010, 09:58 PM |
Bastisjet e EULEX-it në Kosovë!
Sa bastisje dhe aktakuza kundër serbëve, i bëri EULEX-i
në Mitrovicë dhe në Serbi, për korrupsion e krime lufte?
Nga Abas Fejzullahi, mësues, publisit
Bastisjet dhe arrestimet në Kosovë kanë filluar, nga ana e EULEX-it, dhe kishte me qenë mirë që në bazë të fakteve dhe argumenteve të punohet në zbardhjen e të gjitha rasteve, për të cilat bëhet apo do të bëhen bastisje dhe arrestime edhe në të ardhmen.
Kjo kishte me qenë e mirëseardhur për Kosovën hallemadhe, me problemet e stërngarkuara të papunësisë, skamjes dhe mjerimit, si pasojë e moszhvillimit të mirëfilltë ekonomik, dhe një mundësi në parandalimin e shtrirjesë, zhvillimit dhe veprimit të përditshëm të Korrupsionit që ka marrë përmasa shqetsuese dhe trishtuese në të gjitha nivelet institucionale të Kosovës, të pranuara nga zyrtarët vendorë e ndërkombëtar, gjatë takimeve dhe mbledhjeve zyrtare, të bëra e të pabëra publike, përmes lajmeve të publikuara në mjetet e ndryshme informative, vendore dhe ndërkombëtare.
Është shumë e nevojshme, e arsyeshme dhe domosdoshme, të mirren masa me kohë, për të mos i lënë mundësi dhe hapsirë veprimeve, të cilat udhëhiqen nga urrejtja, e krijuar në bazë të paragjykimeve, sugjerimeve apo në bazë të prpogandës, çinformimeve dhe interesave të ndryshme, e që janë në shpërputhje me drejtësinë, pa marrë parasyshë burimin e prejardhjes dhe qëllimet e çfarëdo natyre tjetër qoftshin, përveç qëllimeve dhe zbatimeve të drejtësisë, në emrin e së cilës edhe thirren vazhdimisht strukturat e pranishme në Kosovë, si ato vendore dhe ndërkombëtare!
Nga përcjella në vazhdimsi, e veprimtarisë civilo-administrative të UNMIK-ut, për nëntë vite me radhë, dhe tani Eulex-it, që tani është i pranishëm dhe vepron në Kosovë, rezultatet e tyre të deri tashme, në zbatimin e drejtësisë lënë mundësi dhe hapsirë shumë, për të dyshuar!
Bastisjet e fundit në Prishtinë, në lokalet e zyrave dhe pronave të Ministrit Limaj, për korrupsion, dhe bastisja në Prizren shtëpisë së ish eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqit, për krime lufte, qenka bërë në bazë të Vendimit të Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, lindin dyshime të bazuara se, Eulex-i, vepron në Kosovë sipas porosive të Serbisë, e cila në marrëveshtje e bashkëpunim të ngushtë e shumë perfid me ish prokuroren e tribunalit të Hagës, Carla Del Ponten, fabrikuan Shtëpinë e Verdhë dhe akuzat që tanimë dihen kundër UÇK-së, ku BE dergoi edhe hulumtes për këtë çështje, si z. D. M nga Zvicëra etj.
Edhe pse dihet, sa për t`ua përkujtuar, BE-së dhe strukturave të tyre të dërguara në Kosovë, jo që nuk e dinë apo e kanë harruar, por që qëllimisht nuk duan me ditë e donjë me harrue përmes heshtjesi, që jep shenja të përkrahjesë, ju parashtrojmë këtë pyetje:
Kush e filloi luftën në ish Jugosllvi, duke sulmuar, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën, e duke krye krime e gjenocid?
BE dhe tani Eulex-i e di fare mirë se:
Serbia i bëri këto sulme, kreu gjenocidin në: Kraci, Bosnje dhe në Kosovë, e në vend se të mirret në përgjegjësi dhe të dënohet, duke kërkuar të paguaj dëmshpërblimet e luftës të shaktuara dhe plaçkitjet e bëra, Serbia, po shpërblehet dhe kërkesat e saja po zabtohem në mënyrë shumë perfide, përmes disa qarqeve të caktuara të faktorit ndërkombëtar, dje përmes UNMK-ut e tani përmes Eulex-it!?!
Kjo më tani po shihet kohëve të fundit, se sa dhe si zbatohet drejtësia në Ballkan përmes strukturave të caktuara, e të dërguara nga BE.
Serbia ishte dhe mbetet shteti më kriminal e çrregullues në Ballkan, që është mbështet e po mbështetet vazhdimisht, nga qarqe të caktuara të strukturave të caktuara të faktorit ndërkombëtar në BE!
Në Serbi gjinden varreza masive të zbuluara, e të pa zbulluara qëllimisht, të shqiptarëve të pafajshëm civilë të të gjitha moshave, të kryera në mënyrë istitucionale nga serbia!
Tani vetvetiu lind pyetja tjetër:
Sa shtëpi të eprorëve ushtarakë e policorë serbë u bastisen në Mitrovicë e në Serbi, të cilët kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, që enden lirshëm në Mitrovicë, në kuadër të strukturave paralele të sistemuara sipas planeve dhe zgjedhjeve të bëra nga Serbia, me lejen e UNMIK-ut dhe tani EULEX-it, si trashëgimtarë, e strukturë e caktuar dhe dërguar e BE-së?
Sa për dijeni:
Gjatë veprimit administrativë të UNMIK-ut në Kosovë, që kontrollonte dhe vendoste për çdo gjë institucionalisht në Kosovë, nga Burgu i Mitrovicës u liruan të gjithë kriminelët serbë të arrestuar për krime lufte në Kosovë pas hyrjes së forcave të NATO-s, dhe sot e kësaj dite askush askujt s’i dha asnjë përgjegjësi!?!
Me lejen e UNMIK-ut u krijun enklavat serbe dhe strukturat paralele dhe u bë ndarja e Mitrovicës, ku sot e kësaj dite kontrollohet hapatas nga strukturat paralele serbe dhe Serbia.
Këto lojra që është duke i bërë Serbia dhe Eulex-i në kurriz të shqiptarëve, dëshmojnë qëllimin e tyre kundër pavarësisë së Kosovës edhe ashtu të kushtëzuar dhe të mbikqyrur, sipas kërkesave të Serbisë dhe me përuljen e pranimin e institucioneve vendore, duke bërë përpjekeje për të ruajtur pozitat dhe interesat e tyre në dëm të interesave të shtetit dhe shqiptarëve në Kosovë.
Pasi që shqiptarët mirren me vetveten, dhe flitet e shkruhet për çdo ditë, për korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet, qe sa vite dhe askush, nuk burgoset dhe nuk mirret në përgjegjësi...!?
Nuk u bë deklarimi dhe hulumtimi i prejardhjes së pasurisë së lëizëshme dhe të palëvizëshme, i të gjithë figurave dhe strukturave politike në kudër të Parlamentit të Kosovës dhe pozitat që kanë në institucionet shtetërore...!?!
Këto aksione kohëve të fundit, të bëjnë me dyshue, se kanë për qëllim, që të krijojnë kushte e rrethana, për të mjegulluar gjendjen e rëndë në të gjitha drejtimet në Kosovë, të krijuar nga vetë strukturat administrative të faktorit politik ndërkombëtar, në bashkëpunim me faktorin vendor të strukturuara e orjentuara poashtu negativisht kundër interesave kombëtare të Kosovës, përmes pozitave që kanë mbajtur e mbajnë në institucione shtetërore, jo për të mbrojtur e krijuar shtetin dhe pasurinë nacionale, por për të krijuar rrethana e kushte lehtësuese për pasuri vetanake, grupore a partiake, duke grabitur në forma e mënyra të ndryshme, edhe atë pasuri të mbetur, pa u plaçkitur nga Serbia, për arye të pamundësisë dhe kohës para e gjatë luftës, dhe kështu Kosovën e kanë sjellë në shkopin e lypsisë, me qëllim të caktuar, që kur t`iu duhet, për ta çrregulluar e kanë shumë lehtë të krijojnë situata çrregulluese, të koordinuara e mbikqyrura nga strukturat e caktuara të faktorit të caktuar ndërkombëtar, serb e vendor, me orjentim anti shqiptar...!