Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edgar Frashëri: Pse vjedhja nuk është e pamoralshme tek ne?

| E enjte, 13.05.2010, 09:59 PM |


PSE VJEDHJA NUK ESHTE E PAMORALESHME TEK NE?

 

Nga Edgar Frashëri

 

Titulli duket sikur eshte blasfemi e paster.Ndonje moralizues i zellshem do te me quante antipatriot, dikur tradhetar, njolloses i virtuteteve qe ka populli yne, e te tjera dokrra si keto. Ne fakt ai vete ne thellesiene e ndergjegjes nuk do ti besonte ato qe thonte. Pra do te bente sikur.

Ti kthehem edhe nje here faktit qe vjedhja tek ne mos u quajte e moraleshme, ende nuk eshte bere e pa moraleshme. Kjo eshte nje e vertete e dhimbeshme sikunder jane te tilla edhe shume te tjera me te cilat ne jetojme disi rehat cdo dite pa e vrare mendjen dhe ndergjegjen.

Historikisht-dhe ketu flas qe pjesa derrmuese e bashkevendasve te mij me shume e kane kaluar jeten ne fshat,-dihet qe vjedhja ne vendin tone asnjehere nuk eshte quajtur “çfaqje e huaj.”

Ne fshatrat tona te vidhje komshiun, fshatin fqinje ose diku me larg, ka qene prove burrerie dhe marrje te drejte per te krijuar familje. Ky zakon  ka qene dhe eshte i pranishem qe nga veriu e deri ne jug te vendit. Si nje qytetar i thjeshte dhe  aspak specjalist ne fushen e “vjedhollogjise” nuk marr persiper te analizoj shkaqet nga historia e lashte se pse ne kemi vjedhur duke u mburrur.

Mund t’i perqasem ketij fenomeni vetem ne periudhen e ketij gjysme shekulli dhe ne kete njezetvjecar, per te analizuar sesi u transformua “hajdutlleku” tek ne nga fenomen fshati ose krahine ne nje fenomen mbare kombetar.

E verteta eshte se fale sistemit qe lame mbrapa hajdutlleku u be lajtmotivi i jetes se perditeshme si per qytetarin ashtu dhe per fshatarin, si per anetarin e Byrose Politike ashtu dhe per te internuarin.Te vidhje ne ate sistem ishte dicka qe te emocjononte, sado pak-nje cope listele, nje gozhde, pak cimento ose llac, ndonje sumbull e te tjera si keto.Vidhje kohen e punes qe ishte vjedhja me e madhe, askush nuk punonte i motivuar dhe po nga ana tjeter shteti te vidhte duke mos te dhene hakun.Edhe ndokush qe guxoi te bente ndonje vjedhje me te madhe u denua jo per vjedhjen ne vetevehte si fenomen shoqerisht i denueshem. U denua sepse deshi te sfidonte shtetin qe ishte hajduti me i madh. Ndonje qe pati fatin te hyje ne burg dhe te dale nga burgu vetem per vjedhje, pa ndonje emer tjeter,u rehabilitua ne shtet dhe shoqeri pa asnje hezitim, nga vjedhja nuk mbeti asnje gjurme.Mjer ai qe desh ti shiste mend shtetit, atehere  hynte sikterisja politike qe te zhdukte nga faqja e dheut.

 

Cilado qenje njerezore, sado e forte ne karakter qofte, vetem nga faktori kohezgjatje, gati gjysem shekulli perseritje e perditeshme e te njejtit fenomen dhe menyre te menduari, ajo nuk do te dilte pa pesuar deformime te thella mbetese ne psike dhe karakter,sikunder dhe ka ndodhur ne fakt.

Pra shkurt ,ne prag te ketij njezet vjecari vjecari ne arritem si popull para sfidave te reja, me mendjen top se krahas te tjerash vjedhja eshte nje cfaqje ose sjellje shoqerisht jo e denushme.

Dalja nga izolimi,clirimi i individit nga veteprangosja, hapja ndaj botes se madhe te pertej kufirit e te tjera liri si keto, pruri krizen e te ashtuquajturave vlera rreth te cilave ishte rrotulluar kjo bota jone e vockel per gati gjysme shekulli. Per nje cast ne u ndodhem bosh-u shemben idhujt ,u shemben tabute te cilat deri dje ishin te paprekeshme- dhe filloi i ashtu quajtur proces tranzicioni te cilin do te me pelqenta krahasoja si ne ndonje film fanta-shkencor kur nje qenje ne cdo cast cfaq nga nje shembelltyre te re dhe ende nuk i dihet fundi se cfare do te dale me te vertete.

Shume gjera kane ndryshuar ne vartesi te faktoreve ekonomiko-socjale, por me duket se deri tani qendrimi ndaj fenomenit te vjedhjes ende nuk ka ndryshuar. Pse ka ndodhur keshtu, ne nje kohe kur megjithemnd shoqeria shqiptare ka dhene shenja se eshte ne kerkim te vlerave te reja.

Ky eshte mendimi im personal, por llogjika e ftohte e fakteve me ben te mendoj se fenomeni vjedhje tek ne, mbas viteve 90 mbeti i paprekur, ne rradhe te pare sepse shteti perseri u rreshtua ne moralin e vjedhesit. Dhe per sa kohe qe shteti do qendroje ne ate ane, populli gjthmone do te gjeje nje motiv per t’u justfikuar.Dhe nuk eshte per t’u habitur. Ne nje shoqeri tej mase te pacivilizuar dhe ne kushtet e nje sistemi tej mase diktatorial nga ku kemi dale, figura e shtetit eshte modeli i vetem i se mires ose te keqes. Ky stereotip jeton ende i gjalle dhe i paprishur.

Sot kur ne mjedisin tone gelejne dhjetra parti politike, jo si rezultat i diversiteteve ne ide, deale, motive, por thjesht si mjet i sajuar per te marre pushtet, moralin e shoqerise perseri e ben shteti. Kjo lufte per pushtet,artificialisht krijon konflikte ne shoqeri te atilla qe behen pengese per krijimin e vlerave te verteta morale.

A nuk eshte e cuditeshme dhe paradoksale qe ne raporte nderpersonale,njeriu e ka fare te lehte te pranoje tek tjetri hajdutin i cfaredo lloji qofte ai, dhe nuk toleron fare ndaj kundershtarit politik apo te nje besimi tjeter. Ketu atehere krijohet nje rreth vicioz i tip veza-pulen apo pula vezen.Sejcili mundohet t’ja lere “fajin njeri tjetrit-populli shteti apo shteti popullit.

 

Une mendoj se ne kete rast shteti duhet te jete ai qe duhet te rrezatoje vlerat e reja morale, pavaresisht nga tabani social ne te cilin ai zderhallet,ne rast se pretendon te jete shtet i progresit.

 

Menjehere mbas thyrjes se sistemit te diktatures, u duk se nje mendesi e re do rregullonte punet e shtetit. Fatkeqesisht kjo nuk zgjati shume. Morali i hajdutit filloi te ricfaqet pak nga pak i mbuluar me petkun e demokracise, shpikje djallezore qe tek ne pi uje kollaj. Ne nje vend te varfer si tek ne, justifikimi i vjedhjes eshte gjithmone i gatshem. Keshtu pra qe ne ato fillime u cfaqen lloj-lloj teorirash te cilat ne berthame mbanin moralin e vjedhjes.

Administrata u lejua te vjedhe e te pervehtesoje, per pune te pabere  dhe per militantizem, ne emer te varferise. Shteti thuhet se ka futur duart dhe atje ku me ligj nuk lejohej, ne banka shteterore, mbase ne thesar,ne ndihma per popullin, ne fonde publike dhe te tjera veprimtari aspak trasparente,si ajo e karburanteve, armeve,etj. Bile u be publike dhe e moraleshme edhe sllogani:”Te pasurohemi me çdo mjet?!” Populli duartroket.

Pra morali i hajdutit edhe nje here institucjonalizohet. Ky moral cuditerisht zuri menjehere vend edhe ne shoqerine civile e cila e pranoi natyrshem. Sepse nuk i beri fare rezistence. Keshtu nen kete llogjike fenomeni intensifikohet ne permasa dhe cilesi. Nen bekimin dhe indiferencen e vete popullit, shteti ne vend qe te punonte per te thyer stereotipin e keq e sofistikoi duke bere gjoja te paditurin tek skemat Piramidale,te cilat nuk ishin gje tjeter vecse nje nga Lavanderite me te medha ne keto ane te rruzullit te parave te pista qe erdhen nga te kater anet e botes. Shteti mori pjesen.-Populli ishte humbesi. Pagoi vete haracin e hajdutit. Kjo u demonstrua ne stervjedhjen gjigande te te gjithe pasurise publike,depo armesh,mielli,lodrash,kapelesh,e cfare nuk u vodh sic u cfaq edhe nje here ky fenomen ne vitin 1997-kur populli kujtoi se fitonte duke vjedhur, pa sistem vetefrenimi moral.

Tani vjedhja eshte ngritur ne sistem.Kjo eshte si puna e prostitutes.Ajo vetem nje here gabon  ne fillim kur behet,sepse me pas cdo gje kthehet ne profesjon.

 

Per te mos perseritur edhe nje here fakte qe tashma dihen dhe per te cilat eshte shkruar shume,duhet thene se vjedhja me dhimbeshme qe i eshte bere popullit tone te paditur,eshte vjedhja e votes.Te tere deri tani kane vjedhur vote kush me shume e kush me pak.Dhe kjo vjedhje eshte bere ne emer te popullit dhe fare lehtesisht, per te vetmen aresye sepse akti i vjedhjes ende nuk eshte bere shoqerisht i denueshem ne opinion.

Kemi njezet vite qe na bucasin veshet nga thirmat qe vijne nga tere anet e politikes se jane vjedhur vota. Kjo eshte fare e vertete. Por te gjithe jane hajdute dhe te gjithe bertasin, prandaj dhe behen pak te besueshem.Tani jemi perseri ne te njejten situate zgjedhjesh te kontestuara qe normalisht perseri flitet per vjedhje.

Me siguri qe do te ndodhte sepse tani metodat jane sterholluar dhe ne nga bota e qyteteruar deri tani kemi mesuar me shpejt mekatet e saj sesa virtutet.

Fatkeqesisht populli eshte apatik ndaj fenomenit.

 

Sa kohe qe populli do te quaje vjedhje vetem kur i hyjne ne shtepi ose i vjedhin xhepin, atehere ka pak shanse qe ne shoqerine tone ti behet lufte hajduterise si nje e keqe shoqerore. Si gjithmone mesimet e pesimit ne i nxjerrim me vonese.

Sa kohe do te vazhdoje keshtu?

-Mbase vite,dhjetra ose me shume deri sa kjo shoqeri te gjeje vlera te verteta.

 

Tirane, Maj 2010