Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Im nip, në pjanofortë

| E merkure, 12.05.2010, 08:07 PM |


IM NIP, NË PJANOFORTË

 

Nga Luan Çipi

 

Unë, gjyshi, kam luajtur në mandolinë,

Ani, im bir, kitarës i bie fort,

Po, brezat shpejt ikin, të tjerë vijnë

 Niku,  im nip, mëson në pjanofort.

 

Tastierën përkëdhel, në moshën e artë

Gishtat, veshi dhe shija formohet

Vitet shpejt ikin, një tjetër Mozart

Atje larg, në USA,  po lind e  formohet.