| E merkure, 12.05.2010, 09:58 PM |
Kundër grevës edhe Bashkësia Europiane
Nga Gani Qarri
Sot edhe një herë u deklarua hapur nga Brukseli se edhe BE me vedosmëri e kundërshton grevën e “urisë” në Shqipëri.
Kundërshtimeve të kësaj greve irituese nga vetë shqiptarët, grevë e cila ësht bër pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë, kur ajo tanimë ka hedhur hapin e parë në pragun e derës së integrimit në shtëpinë e përbashkët Europiane,po i shtohen edhe kundërshtimet nga jasht që nga BE, Brukseli ,Europa, Amerika dhe gjithë Bota e civilizuar.
Kundërshtimit të hapur të kësaj greve të dyshimtë po i shtohen zërat përdit e më tepër që nga nënat, studentë, shkrimtarë dhe artistë të shtetit e deri te intelektualët e shumtë shqiptar, nënshkrimet e të cilve rriten qdo ditë ,dhe vetëm deri me 11 Maj këto nënshkrime kishin arritur shifrën 212 numër ky që me kohë sa vjen e shtohet,me shtimin e të cilëve,shtohet edhe vetë numri i kundërshtarve të grevës, duke mos harruar edhe iritimin në rritje të qytetarve nga sjelljet e tilla të dyshimta “grevistëve”.
Kundërshtimin në rritje kundër grevës së dyshimt, se ndihmojnë dot as vizitat e Biseksualit 80 vjeqar italian,i cili deklaronte se dashuronte 3-4 burra të cilët akoma i donte pa masë.
Madje as pengimi i televizioneve për raportime nga kjo grevë “ilegale” dhe as përpjekja për ti shpallur luftë lëvizjes së lirë për shqiptarët,jo vetëm në BE por edhe në rrugët e Shqipërisë,përmes bllokimit të tyre dhe pengesave të krijuara nga “socialistët”…..
Derisa intelektualët e rënduar nga padrejtësitë e shumta dhe keqtrajtimi i tyre nga Edvin Rama në atë kohë,sipas mediave në vitin 2001 paskan guxuar edhe ata për të organizuar grevë urienë Tiranë, kundër keqtrajtimit të tyre nga Edvin Rama ,por ai nuk paska hezituar fare që disa nga këta intelektual ti nxjerr edhe me forcë nga greva e urisë.
Ndaj si guxuaka sot po ky njeri ta kërcnoi edhe Policinë e Shtetit që mos të guxoj ti hap rrugët, nga bllokadat “socialiste” në të cilat Shqiptarët duan që të lëvizin të lirë?!
Për qudinë e shumë kujt, derisa grevën e Edvin Ramës nuk e mbështesin as vet Socialistët Europian,edhe ata kërkojnë zgjidhjen e problemeve me bisedime,duke ia bër me dije dhe përkujtuar disa herë se zgjedhjet mbahen një herë në 4 vite, sikurse edhe deklarata e Stefan Fühle dhe e shumë personaliteteve tjera Europiane që jo vetëm se nuk e përkrahën grevën por u deklaruan se përgjegjësin për jetën e grevistëve e mbanë vetë Edvin Rama,befasisht në përqafimin e Edvin u gjend Elsa.
Ajo erdhi mu në momentin kur Edvini me gjithë thirrjet e shumta nga të gjitha anët, nuk pranon asesi të hyjë vetë në grevë, dhe si shpëtim i minutës së fundit. iu bë kurban Elsa e cila nga "keqardhja" për "vuajtjet" e “socialistëve” u fut edhe ajo në grevë ,ndoshta edhe me shpresën se mu aty në atë " BIG BRODHER" mund edhe ti gjejë zëvendësim dashurisë së humbur,e cila edhe mundë ta mundoj akoma.
Por kush mund ta dijë se sa puthje do të ju kenë dashur Edvin Ramës,që ta përfitoj atë dashuri aq të madhe ndaj grevës, e që si kundërreaksion nëse për asgjë tjetër nga “xhelozia” mund ta shtyj edhe ish Burrin që si kundër peshë,në njërën nga Koncertetë e ardhëshme, ai të hidhet në këngë pro Qeverisë dhe Partisë Demokratike…..
Por më e mira punë do ishte që kjo grevë dhe protestat “socialiste” të përfundonin me muzikë, dhe nëse me muzikë atëherë ti këndohej edhe dashurisë së humbur e cila ia ka lënduar zemrat shumë kujt, dhe këte mundësishtë para protestave të paralajmëruara nga greqia, të cilët sot i kishin shprehur përkrahjen e tyre edhe Edvin Ramës, ndoshta me porosinë që të mos ngutej para se të arrinin edhe ata, dhe po ndodhi kështu dhe u përzie edhe ky lesh,atëherë Elsa nuk ka më se si ti këndojë as dashurisë së humbur të ,ngase pas ardhjes së paralajmëruar edhe të andartëve grek, shqip jo se jo por as italisht jo,ngase kush e di se në qfar gjuhe do këndohet më pastaj.
Apo ndoshta me ndryshimin e temperaturave edhe Edvin Rama që njifet edhe si artist i paparashikur për befasi dhe të papritura, mund të zgjedhë një formë tjetër proteste, dhe siq jemi mësuar ta shofim nga fotografitë në plazhe, mundë të kërkoi edhe përshtatjen e protestës sipas gjendjes në teren kur tanimë edhe temperaturat e verës pothuaj se kanë arritur shkallën e ngritjes e cila preferon heqjen e veshjeve rënduese që nuk i takojnë kësaj stine.