Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Muhaxheri: Kush e njeh shqiptarin Ismail Tirana (1920-1985)

| E marte, 11.05.2010, 09:58 PM |


Varri i nje shqiptari te panjohur

 

KUSH E NJEH SHQIPTARIN ISMAIL TIRANA?     

 

Nga Haxhi Muhaxheri

 

Janë të shumta rastet e emigrantëve shqiptare që kanë ikur nga regjimi i eger komunist dhe nuk jan kthyer kurr më në Shqiperi. Madje, shumë syresh kan vdekur e jan varrosur në vendet ku ata kan migruar dhe nuk është interesuar më askush për ta. Njëri ndër ata mund te jetë edhe Ismail Tirana, i lindur me 1920 diku në Shqiperi. Ismaili ka vdekur ne vitin 1985 ne St. Georgen im Attergau (Oö) të Austrisë dhe është varrosur në varrezat e kësaj qyteze.

       Ne, rastësisht dëgjuam të flitet për këtë. Nga kureshtja, vizituam varrezat e kesaj qyteze dhe u bindem se ajo çka degjuam ishte e vërtetë. Në fund të varreve të kësaj qyteze pushonte trupi  i bashkekombasit tonë, Ismail Tirana. Në varr është shkruar keshtu: ”Ismail Tirana, Albanien, 1920 – 1985 dhe asgjë tjetër. Askush nga bashkëatdhetaret nuk dinte të na tregoj më shumë për të. Si dukej, askujt nuk i kishte shkuar mendja të merrej më këtë ceshtje. Duke menduar se familjaret e emigrantit Ismail Tirana, mund të mos kenë informacione për të, fotografuam varrin dhe vendosëm ta publikojme ketë rast.