Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku

| E marte, 11.05.2010, 09:55 PM |


Flet “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku

 

Sa kemi qeshur në diktaturë, nuk kemi qeshë një jetë

Në diktaturë, estrada dhe berberët bënin pushim ditën e hënë.

Të premtet jepnim një shfaqje apostafat për gratë

Radha për bileta ishte nga sporteli estradës deri tek Pallati i Kulturës

 

Nga Albert Zholi

 

Skënder Sallaku mbetet një ndër humoristët më të shquar të vendit tonë. Dhe pse mosha ikën, ndoshta ai sdo ta ndjejë peshen e saj, pasi është gjithmonë i qeshur, gjithmonë në lëvizje i ftuar në shumë vende të botës ku ka emigrantë për të përcjell humor. Rrugëve të Tiranës atë e gjen me bashkëshorten kun ë çdo hap ndjen buzëqeshjet dhe përshëndetjet e njerëzve. Por ai ndoshta mbetet aktori më i spikatur pasi në jetën e tij ka qenë mundës, pjestar i cirkut, humorist, pantonimist, etj.. Por pjesën më të bukur të jetës ai ja ka dhuruar skenës, humorit, estradës së Tiranës. Ai loton kur thotë se “Tani që në demokraci jemi shkëputur nga ideologjizmat”, ku partia nuk ndërhynë në krijimtari, Estrada e Tiranës nuk funksionon.

 

Z Skënder janë shkruar dy libra për ju, te cili libër ndiheni më mire?

 

Unë tek të dy librat  ndihem mirë. Libri i Pëllumb Kullës është më i kompletuar. Unë me të kam punuar shumë sisdomos tek koncertet e Vitit të Ri. Shumë role ai i përgatiste enkas për mua. Në këto koncerte unë kam bashkpunuar me të 10 vjet rresht. Por edhe libri i Vitores, bashkëshortes time ka diçka të veçantë. Eshtë një libër plotësues por me disa gjëra të veçanta nga jeta ime. Vitorja i ka qëmtuar, i ka mbledhë fshehurazi shumë detaje të jetës sidomos copëza humortistike dhe i ka përmbledh në një libër. Pëllumbi është  më lart preofesinalisht pasi ai është një regjisor i talentuar ndoshta nga më të spikaturit.

 

Si e shkroi këtë libër Pëllumbi?

 

Vitorja kishte mbledhë një dokumentacion të bollshëm, të të gjithë jetës sime,shkrime, intervista, porterte, kujtime, etj…dhe ja dha të gatshme Pëllumbit. Pra, ai në  tavolinë kishte gjithë jetën time tashmë të dokumnetuar në gazeta, letra, CD etj…Ai mbi këto punoi me kujdesinë e një mjeshtri ku një meritë i takon Vitores. Dhe vetë Pëllumbi e thekson në libër se një ndihmë të madhe më dha Vitore Sallaku, që kishte mbledhur mushtin e librit. Pastaj fantazia e tijë, përpunimi i fjalës, i takonin sepse ai është i tillë në të shkruar. Pra janë dy libra krejt të ndryshëm, ai i Pëllumbit që është mjaft i bukur nga ana profesionale dhe i Vitores që është shumë i bukur nga ana shpirtërore. Pasi Vitorja më njeh mirë, se kemi një jetë me të.

 

Skënsder Sallaku, akrobat, mundës, aktor humorist. Po mundja si lindi tek Skënder Sallaku?

 

Athere ndoshta s’më njohin si mundës, pasi unë në fillim kam  qenë balerin. Pra kam qenë në Pallatin e Kulturës si balerin. Aty u formua grupi i akrobatëve, ku ky grup bëri një punëtë mirë. Edhe në ushtri unë ju bashkova grupit të akrobatëve.

 

Po mundjen kur e fillove?

 

Kryesisht në ushtri. Por e kurorëzova në vitin në 1959 në Spartakiadën e parë Kombëtare. Ne në grupin e akrobatëve kishim edhe mundësa edhe ngritësit e peshave. Ne plotësonim në këtë mënyrë trupën e estardës së Tiranës. Telat Agolli ishte në ngritje peshe, Bajram Kurti në ngritje peshe, Skënder Plasari në mundje, Skënder Sallaku në mundje. Pra gjysma e ekipit ishte me cirkun që athere përfshihej në Estradën e Tiranës. Pra në Spartakiadën e parë Kombëtare unë dola kampion, në vend të parë në peshën e dytë. Sportin e mundjes unë e vazhdova vetëm dy vjet, pasi cirku, humori mu duk më i bukur, më afër dëshirave dhe kërkesave të mia.

 

Vetëm këto ishin arsyet?

 

Jo vetëm këto, por ne me cirkun kishim shumë punë. Lëvizje në shumë vende por njëkohësisht ne në atë periudhë do të shkonim me cirkun në Kinë, për të marrë eksperiencë dhe për tu trajnuar më mirë. Në atë kohë në Estardë ka qenë regjisor Mihallaq Luarasi. Ai duke më parë në cirk,në mundje, në estradë tha që ja morëm shpirtin këtij djali.

 

Si e përballonit këtë mbingarkesë?

 

Ishte pasioni. Dashuria, ndjeshmëria për të gjitha. Mua s’më bënte përshtypje lodhja në atë kohë. Pa pasion s’bëhet asgjë. Akrobacia, mundja më kanë ndihmuar në përgatitjen fizike.

 

Me kalimin e kohës, përse u pozicionuat më shumë në estradë?

 

Pasi cirku kërkonte shumë përgatitje fizike, kërkonte më shumë impenjim dhe kishte më shumë mbingarkesë, ndërsa në estardë dominonte fjala dhe aty isha më I lirë. Ndërsa në Cirk kur bëja pantonima me Arjan Milukën kishte shumë akrobaci sa s’kishe kohë të mirrje frymë. Kam një histori të bukur në cirk. Ne punonim në pedana. Aty duhej të mirrje vrull për të bërë sallto. Kishim një numër artsitik ku Telat Agolli kishte një karrike 4 m larg nga pedana. Unë do të bëja sallto dhe do të bija në karrige. Disa herë u ktheva, ta bëj apo jo. Ishte një numër i vështirë. Salla reagonte sa herë unë matesha. Lashë pedanën dhe u drejtova nga salla duke i takuar të gjithë. Ata qeshnin pasi mendonin se ishte ndërtuar në mënyrë të tillë numri dhe se kuptonin që unë kasha frikë. Pastaj hypa në pedan.. Aty duhej ti jepje pak trupit mbrapa që të merrje vrullin, për të bërë rrotullimin dhe të shkoja përpara mbi karrige. Unë nga emocionet në vend ti jepja trupit mbrapa i dhashë para, kështu që nuk shkova në drejtimin e duhur. Në vend të fluturoja tek karrigja shkova drejt dhe tek perdhet e skenës ku u kapa me thonj që të mbahesha. Luajti perdja dhe filloi të grisej. Erdhën akrobatët të më kapinin të mos bija. Perdja u këput dhe unë rashë mbi duart e tyre. Perdja kishte kohë pa u larë dhe aty u bë një tym që mos o zot. Salla u shkri së qeshuri. Bizz, të gjithë. Të qeshurat ishin më të mëdha se në një numër real. Askush në sallë se kuptoi se unë kisha gabuar dhe luajta me jetën. Duartrokitjet skishin të sosur. Bizzzzzzzzzzz..athere unë u përkula përpara publikut duke u thënë: Faleminderit, por nuk ka perde tjetër.

 

Kur je ndjerë më i emocinuar para publikut?

 

Kur promovova librin që bëri Pëllumb Kulla. Ata ditë kam derdh lot. Nqs më parë dhuroja të qeshura me emocinet e mia në sallë , lotët e mija i përjetuan të gjithë. Ishte një moment tashmë kur unë flisja nëpërmjet penës së Pëllumb Kullës.  Autori nuk ishte në sallë, se ishte në Amerikë, por promovimi pati po atë sukses sikur ai të ishte mes nesh. Folën shumë veta si Drita Agolli, Dionis Bubani dhe me dhjetra intelektualë të tjerë miq të familjes tonë.

 

Pse sot shihet një neglizhencë totale ndaj estradës së Tiranës?

 

Mos e pyet. Kur mendoj se kjo Estardë që ushqente me humor kryeqytetin të jetë e shkrirë më  vjen për të qarë. Ajo ka qenë shpirti i vetë tiransve, por dhe i Shqipërisë. Ajo tani nuk egziston fare, fare. E kupton çdo të thotë kjo? Populli i Tiarnës tashmë është pa ushqimin shpirtëror, pa humorin e dashur. Tirana është pa estardë

 

Po qytetet e tjera kanë trup estarde?

 

Dëgjo..! Ka estardë Kukësi, Peshkopia, Fieri, Elbasani Korça, Durrësi, të gjitha qytet kryesore kanë, vetëm kryeqyteti i vendit s’ka estardë. Kjo është e pa kuptimtë. Ne në sitemin komunsit jepnim 26 shfaqje në muaj. Vetëm ditët e hënë kishim pushim. Pra 6 shafqje në javë. E kupton? 6 shfaqje dhe salla mbushej plot e përplot. Mbushej sa radha ishte çdo ditë nga salla e estradës dei tek Pallati Kulturës. Këtë ta them me seriozitetin më të madh. Estrada dhe berberët bënim pushim ditën e hënë. Bile nganjëherë kur kërkesat ishin pafund, jepnim dhe dy shfaqje në ditë. Të premtet jepnin një shfaqje apostafat për gratë në orën 16-00. Skishte bërë vaki që salla ndonjëherë të mos ishte jashtë kapacitetit , asnjëherë.

 

Sa filma keni lujatur gjatë karierës tuaj?

 

Tre filma. Cirku në fshat, Kur hiqen maskat, dhe Esrada në ekran. Ndërsa në variete nuk i numëroj dot, aq shumë kanë qenë. Ne kemi dhënë shfaqje edhe në Pallatin e sportit dhe ai ka qenë i mbushur. Do të veçoj kur kam qenë njëherë me cirkun në Shkodër. Ishte viti 1964 kur në Shkodër siç thuhej kishte rënë borë pas shumë dekadave. Ne sapo ishim kthyer nga Kina. Shtjefën Palushi, ose Tefa siç i flisnin në Shkodër na pyeti: Si e kaloni në Shkodër na tha. Këtu ka vetëm dy gjëra, borë dhe cirk, asgjë tjetër. Ajo shfaqje aty la mbresa . Populli ishte dhe jashtë. Ngelëm të befasuar nga pritja.

 

Medaljet?

 

Urdhëri Iipunës klasit të dytë, Artist i Merituar, Artist i Popullit, Mirënjohje e qytetit, ndërsa vlerësime dhe fletë lavdërimi, nuk di sesa dhe ku i kam (qesh).

 

Në gjithë këtë karrierë, tashmë që nuk je më në skenë kur ndjehesh më mirë?

 

Ah. Skena më mungon, por atë ma zëvëndësojnë rruga,trotuaret, kafenetë, kudo ku shkel. Në çdo vend më përshëndesin dhe më kujtojnë me respekt. Njëherë ishim në Amerikë të ftuar, në Neë York, ku ishte dhe një television që jepte emisione në shqip. Ky emision jepej çdo të diel mbasdite. Ishte një djalë shqiptar që merrej me këtë emsion. Ai na ftoi dhe ne. Unë fola për jetën time artistike ashtu si dhe bashkshortja. Drejtuesi i emisionit në një moment më bën një pyetje. Ku ke qef të rrish? Ai priste që unë ti thosha në Amerikë. Por me shumë dashamirësi i them se, unë e di se Neë Yorku është kryqyteti i botës, por unë kam qef vetëm në Tiranë. Pra aty është shpirti im. Ai na ftoi në rrinim aty të jepnim shfaqje duke na siguruar dhe shtëpi, por nuk pranuam. Unë në Tiranë nga shtëpia deri këtu jam ulur me ty, më këputet qafa duke përshëndet njerëzit.

 

Cdo të veçoje nga njhjet me spektatorët?

 

Ah njëherë këtu në Tiranë një oficer më thërriste nga ana tjetër e trotuarit o Skënder, o Skënder,! Ndalova për respekt. Ai mu hodh në qafë sikur ishim miq të vjetër. Të them të drejtën jo sa më salutojnë apo më përqafojnë i njoh,ithasëh për të mos u ndjerë keq. Ai më thotë, s’më mban mend?!. Stë kujtohem?! Të them të drejtën si fytyrë e parë por emrin s’ta mbaj mend. Nuk e mban mend kur u dha shfaqja në Kukës, në filan vit? Po, I thashë. Unë kam qenë në radhën 6, ta bëra me dorë dhe ti më përshëndete. A ti je i thashë, me shaka? Ai e mori me tërë mend dhe më përqafoi edhe njëherë.

 

Athere pse ka rënë intersi i qeverive postkomuniste për estardën?

 

Se di pse. Sot duhej të kishte një estardë më të fuqishme pasi, jetojmë në një sistem demokratik. Nuk kemi më ideologjizma dhe detyrime që ti përmbahemi vijës së partisë. Liria e krijimtatisë të jep hapësira dhe në skenë. Pëllumb Kulla duke parë këtë zbehje të estardës më thotë “Sa kemi qeshë në diktaturë, nuk kemi qeshë një jetë”. Ndërsa sot nuk dua ta them por esrada është lënë në radhën e fundit. Më vjen shumë shumë keq.

 

Po në takimet me njerëzit kë do të veçoje?

 

Njëherë në Strugë kur na pa një grua në rrugë u sul duke na puthur. Ajo puthte dhe qante. Eh sa na keni kënaq me ato skeçet tuaja na thoshte dhe përqafo dhe loto. Na njihte sikur të ishim ler e rritur aty. Tjetër…Njëherë në Memaliaj dhamë shfaqjen e tretë dhe po hypnim në autobus të shkonim në Tepelenë sepse aty flinim. Vjen një grua labe tipike, siç janë labet, plot dinjitet dhe thotë : Më falni kush është Skënder Sallaku? Në dorë mbante një tepsi me byrek . Shokët i thanë, ja ku e ke. Ajo afrohet dhe më thotë. Djemtë të kanë parë dy net rresht  në shfaqje dhe deri në 12 të natës më spjegonin se çfarë luaje ti në skenë. Unë qeshja me spjegimin e tyre. Ndaj këtë byrek e kam bërë për ty. Në shenjë respekti dhe gëzimit që u fale fëmijëve të mi.

 

Orkestarntët dhe krijuesit më të mirë të estardës kanë ikur jashtë?

 

Po. Por më shumë orkestrantët. Sepse ata e gjejnë më shumë veten. Ndrësa krijuesit e gjejnë vetëm këtu. Njëherë do shkoja në Amerikë. Në aeroprot takoj një tregëtar. Ai më thotë ku do shkosh. Unë i them se ku. Po me se do i presësh bliletën? Do ta gjej i thashë. Ai bënte tregëti me Bullgarinë. Sa bën rruga? 700 dollarë i them. Ai nxjerr nga xhepi 1 000 dollarë. Merri më thotë. Jo,unë do marr 700 i them. Jo do ti marrësh të gjitha me kusht: Që të mos i thuash askujt se kush ti dha. Dhe mua të më harrosh se të dhashë para. Kur u ktheva nga Amerika i solla një këmishë. Ai u kënaq shumë nga gjesti im dhe më shtroi një drekë që bëntë sa 5 këmisha.