Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Nehat Jahiu

| E hene, 10.05.2010, 09:56 PM |


Nehat Jahiu

 

 

SAHANLËPIRËSAT

 

Për një koc të lëpirë

shesin trup dhe fytyrë,

gjuhën porsi qen e qesin

lehin edhe pasi vdesin!

 

 

CA TË QELBURA KOKA

 

Erë e ndytë qelbësirë

në trup pa një pikë yndyrë,

o zot! si na i mban toka

ca të qelbura,qelbura koka.

 

O zot, si të shpëtojmë nga këto Laro

që në çdo vend vallëzojnë në ballo,

o zot si të shpëtojmë nga këto lavire

që ndrrojnë rolet si fytyra në pasqyre.

 

 

O JU TELELLA...

 

Deri kur duhet duruar juve vallë

o ca të pabesë, o kodoshë, o zagarë,

ju që silleni rreth e rrotull

si në bixhoz luani me këtë popull.

 

O ju që derdhni lotë, lotë krokodili

ju që kolltuqet edhe ëndërr na i shihni,

ju që ndrroni qimen për çdo ditë

ju që keni vënë dhjamë edhe në sytë...