| E diele, 09.05.2010, 07:55 PM |
Neki Lulaj
(Poezi kushtuar komandantit të UÇK-së së zonës operative të Pashtrikut Ekrem Rexhës me rastin e 10 vjetorit të atentatit politik)
EKREM REXHËS
Komandantit të Pashtrikut,
luftëtarit trim kundër armikut,
të betuarit në tokë atrore,
që ua kthej topin qyqeve sllavrore.
Në notat e Zambakut të Prizrenit,
digjet shpirti i komandant Ekremit,
dhembje, ndrydhje, huti e krenari,
cila dorë katile komandant shtjeu mbi ty?
Fisnikëria jote dhe arti luftarak
të bëri të pavdekshëm i madhi komandant,
si gurgullon lumi i Prizrenit në qetësi,
lot e dhembje derdhin bashkëluftëtarët për ty.
8 maji i kuq i vitit 2000,
plagë e rëndë Kosovës iu shtua nga një tradhëti,
në mëngjesin e kobshëm të asaj dite,
shtatëmbëdhjetë plumba të pabesisë të goditën nga ajo pritje.
Dorë e zezë vrastare, tradhëti misterike,
nga kjo vrasje e rëndë politike,
katërmbëdhjetë nishana në trup e tre në kokë,
makabër në Kosovë, dhembje për një komb.
Vrasje me qëllime e klatante shoveniste,
që ta devalvojnë luftën kundër ushtrisë çetnike,
UÇK-ja është dhe do të mbetet në krye të historisë,
ty Ekrem Rexha do t’i thurim vargjet më të bukura të lavdisë.
Lubizhda, Prizreni dhe tërë Kosova ,
kanë respekt për ty edhe trojet tona,
vrastarët me duar të zeza të tradhtisë,
një ditë do të arrestohen nga organet e drejtësisë.
Mirënjohje për ne që të njohëm e lavdi për ty,
ti komandant Ekrem Rexha do të mbetesh në histori,
për kontributin dhe trimërinë ushtarake,
do të jesh gjithmonë shembull i mirë i çdo gjenerate.