| E diele, 09.05.2010, 07:57 PM |
TEATRI I TË RINJVE TË QYTETIT- Prishtinë
Njoftim:
për suksesin dhe të arruturat e
këtij teatri në periudhën aktuale
Nga Xhemail Luta, regjisor
Teatri i të Rinjve të Qytetit në muajin Prill mori një ftesë nga Drejtorati i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë, që të konkurojmë në Festivalin e Teatrove Amatore të Kosovës, në kuadër të Manifestimit Kulturor “Lulëkuqet e Prillit” 2010. Ftesa ishtë bërë për Teatrot e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, por edhe për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nga selektorët u pranuan për garim këto trupa teatrore si dhe radhitjen e pjesëmarrjes sipas programit:
Xhemail Luta, regjisor
Ne konkuruam me komedinë për të rinj e të rritur: Lotarinë amerikane” nga autori Eduard Oga, në regji të Xhemail Lutës.
Teatri ynë mori pjesë me këtë komedi satirieke, më datë 28.04.2010, e cila u tregua shumë e mirëpritur nga shikuesit e stërngarkuar, që ishin vendosur edhe jashtë ulëseve. Komunikimi ishte shumë i mirë me publikun përmes shfaqjes e poashtu interesimi i mirë i tyre na motivoi që të ndihemi mirë në skenë. Gjithashtu ndriçimi i skenës që nuk ishte, është kompletuar me aparaturë nga fondi ynë shtesë.
Selektorët ishin shumë të vendosur në vlerën që treguan anëtarët tonë gjatë shfaqjes.
Juria në fund u komunikua bindshëm vendimin për trupën tonë, i cili u vlerësua për vendin e parë.
-Tani na pret Festivali i dytë me shfaqjen – komedinë satirike për te rinj: “Rrëmuja 4 “
-Poashtu ndodhemi edhe para pjesëmarrjes sonë të tretë në Festivalin e komedisë Teatrove të Kosovës në Mitrovicë. Kemi konkurua me komedinë për të rritur “ Lotarinë amerikane” nga autori Eduard Oga, në regji të Xhemail Lutës.
Poqëse edhe këtë vit Drejtorati për Kulturë…i Komunës së Prishtinës na pëkrahë në këto shtigjë garuese, ne do të jemi të lumtur edhe do të jetë ndihmë e madhe për ekzistencë.
Lusim Drejtoratinë e kulturës…që të marrë një vendim të drejtë që Teatri ynë të veprojë në ndonjë termin të lirë në Teatrin “ Dodona” të Prishtinës, pasi që kjo mundesi ju jipet nëpër Komuna tjera.
-Mbesim me shpresë se sukseset tona në garime artistike, duke përfaqësuar rininë e kryeqytetit tonë dhe komunikimin e tyre përmes artit skenik, do të gëzojë shumë edhe institucionet e kulturës së komunës të Kryeqendrës tonë. E gjithë kjo përpjekje e jona po bëhet në kuadër si shenjë e 17-vjetorit të pepjejeve tona për ekzistencën e Teatrit tonë dhe kontributit tonë në shtetin tonë të ri.
I falënderohemi Drejtoratit të Kulturës për përkrahje në punën tonë.
Prishtinë, 7.05.2010
Xhemail Luta, drejtor
044/259772
Insert nga shfaqja e komedisë “ Lotaria amerikane” në Festival…Kamenicë 2010