Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Zemra Shqiptare dhe Kosova katolike

| E diele, 09.05.2010, 07:58 PM |


ZEMRA SHQIPTARE DHE KOSOVA KATOLIKE

 

Nga Baki Ymeri

Kryeredaktor i revistës Shqiptari në Bukuresht

 

Zemra Shqiptare është pranvera e vitit. Shkrime të reja, mendime të reja, ide të reja. Zemra Shqiptare është tribunë kombëtare e Shqipërisë historike në totalitetin e saj filozofik dhe patriotik, shkencor, kulturor, letrar dhe fetar. Zemra Shqiptare promovon idenë fisnike se ngulfatja e mësimit fetar në shkollat shqiptare konform idesë retrograde të Myftiut të Kosovës që ka fyer shenjtërinë e Nënës Terze, nuk është tjetër veçse atak në lirinë e njeriut për ta dashur apo përqafuar edhe fenë e të parëve tanë të shenjtë që s’iu nënshtruan as inkuizicionit osman, dhe as terrorzimit serb. Nxënësit dhe studentët tanë nuk kanë nevojë për dogma fetare, por për vlera artistike, arsimore, kulturore dhe atdhetare.

 

Kosova nuk ka nevojë për botëkuptime dogmatike dhe fanatike. Kryemyftiu i Kosovës le të shkojë në shkretëtirat e Anadollit për të identifikuar dhe mbajtur leksione për betejat e lavdishme të Skënderbeut shqiptarëve të asimiluar të Turqisë, dhe le të kërkojë falje publike për fyerjet raciste që ka hedhur kundër Nënës Tereze në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, të cilën gjeneratat e reja do ta shndërrojnë në faltoren e parë shqiptare në Kosovë me ikonat e Jezu Krishtit, Shën Marisë, Shën Palit, Gjergj Kastriotit, Gjon Buzukut, Pjetër Bogdanit, Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Bajram Currit, Fan Nolit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Nënës Tereze, martirëve tjerë të shqiptarizmit, madje edhe të Ibrahim Rugovës që e përqafoi publikisht fenë e shenjtë të të parëve tanë.

 

Po qe se Qeveria bie viktimë e intervenimeve fantasmagorike të Emin Tërnavës për islamizimin e shkollave kombëtare në Kosovë, këtë kob do ta paguajmë rëndë, ndërsa prindërit tanë kanë të drejtë t’i tërheqin fëmijët e tyre nga ora fetare. Princi rumun me prejardhje shqiptare, Vladimir Gjika, që pat përjetuar traumat e persekutimit komunist, ka thënë se “Jam bërë katolik i mirë për t’u bërë ortodoks më i mirë.” Edhe ne kemi të drejtë për t’u bërë katolikë të mirë (qoftë edhe formalisht, me emër e mbiemër), për t’u bërë shqiptarë më të mirë. Pse? Ngase Kosova që ishte katolike para masakrave të car Dushanit dhe satrap Sulltanit, reflekton shëmbëlltyrën evropiane të krishtërimit shqiptar.

 

8 maj 2010