Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Miradie Zymberi

| E diele, 09.05.2010, 06:48 PM |


Miradie Zymberi

 

 

Më fal

 

Më rëndon barrë e trishtimit,

çdo gjë rreth meje dridhet,

dua të prek atë fytyrë të brisht,

po ti, ftohtë, akull, hakmerresh!

 

Ligështisë i vjen fundi,

lëndimet janë ndodhi çasti,

dora në gjoks vihet për falje-kërkim;

-Më fal, më fal!-të shkruaj me majlapsi!

 

Më fal! Qetësinë ta prish nuk desha,

s'të qoj furtunë, që të këput degë.

Më fal, me mallin ndoshta u ndesha,

mjerimi më djeg, mallin e prek.

 

 

Kam nevoj për qetesi

 

Kam nevoj për qetësi,

as frymëmarrjen time mos ta degjoj,

se vetëm zhurmë e trisht më duket,

kam nevoj shpirtin ta qetësoj!

 

Kam nevoj për qetësi,

mos vallë, vetëm ëndrrimtare jam?

Shikimi në mjegull më fiket,

si në gjumë, kalimthi jetoj, si e vrarë.

 

Kam nevoj për qetësi,

ulur në errësirë, veç si hije,

në shpirt pse kam kaq zbrastësi,

e vërteta, kurrë s'do të vije.

 

Kam nevoj për qetësi,

në shpirt nuk di për rrënqethje,

as të dëshirave e as të trishtimit të pakuptim,

as të dashurisë e as të shëmtuarës urrejtje.