| E diele, 09.05.2010, 05:59 PM |
Edi Luarasi, bukuroshja që rrihte me grushte çunat e lagjes
Edi Luarasi, çapkënia e pandreqshme, feston 70- vjetorin e lindjes.
Ajo mbetet modeli i gruas shqiptare, që sfidoi dhe interpretoi me dinjitet dramën në jetë dhe në skenë
Nga Zenepe LUKA
Artiste e Merituar Edi Luarasi, sot mbush 70 vjec.Atë nuk e shqetësojnë aspak vitet dhe sikurse shprehet vetë ajo, këtë ditë të shënuar të jetës, do ta shndrojmë në festë.Pse jo?Shyqyr që arrita të bëhem 70 vjec, madje, me atë tim e mëndje që kam pasur e re.
Të njoh nga afër Edin, do të thotë të jeshë përballë një gruaje capkëne, që përcjell mirësi, një femër që gëzon plotësisht lirinë dhe që ka interpretuar me dinjitet dramën në jetë dhe në skenë.Në këtë speciale për aktoren, që e ka dhënë ekskluziviaht për “Telegraf” lexuesi do të njohë të pathënat për artisten, capkënllëqet e saj dhe shpejt do të kuptojë se nuk ka një grua të dytë në Shqipëri, si Edi Luarasi.Ka qënë dhe mbetet një personazh e pandreqëshme, që guxoi dhe sfidoi si asnjë tjetër gjatë jetës së saj..Vajza e bukur, këngëtarja e mirënjohur, aktorja e skenës dhe filmit, prezantuesja e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepësja me kategori të shtatë, është një sfidë e vërtetë, si vetë ajo.Interpretoi mbi 70 role në skenë, duke realizuar nga figurat e rëndësishme edhe të skenës botërore, në tre filma, duke filluar me “Vitet e para, “Gjurmët” dhe duke u bërë e paharruar jo vetëm për artëdashësin shqiptar me rolin e Afërditës tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”
Edi Luarasi është Artiste e Merituar, mban medaljen “Naim Frashëri”dhe tek drama “Njollat e Murrme”, u vlerësua me Medalje Ari për interpretimin e rolint kryesor Lea..
Pak orë përpara festës, ajo kujton, flet për 70 vitet e jetës së saj.Flet edhe bashkëshorti, regjizori i mirënjohur Mihal Luarasi, që kaloi më shumë se njëgjysëm shekulli me të.
Edi Luarasi është modeli I gruas shqiptare, që sfidoi dhe interpretoi me dinjitet dramën në jetë dhe në skenë.
Fëminia
Lindi në Tiranë më 7 maj 1940 nga prindër intelektualë. I ati, Ndoc Mirdita, kish kryer shkollë të lartë ushtarake në Austri. Kolonel në ushtrinë mbretërore, edhe më pas, deri në mbarim të luftës. Vetëkuptohet, pushteti komunist e internoi në kënetat e Lezhës dhe mbeti atje deri sa vdiq. E ëma e Edit, Cezarina Laca, mësuese, nxënëse e Fishtës dhe e Anton Harapit. Grua e rreptë por e drejtë, e përkushtuar për arsimin, ku punoi deri sa doli në pension.
Duke kujtuar vitet e fëminisë, Edi rrëfen:”Mua dhe motrën, nëna, mundohej të na fuste në gjak disa mësime morale, si “mos gënjeni kurrë”; “mos u bëni keq të tjerëve”; etj. të vërteta që mua më kanë drejtuar tërë jetën. Ishte grua e guximshme për t’i thënë troç mendimet e saj edhe nën diktaturë.Nëna ime e bëri shumë mirë edhe detyrën e babait, që na mungonte.
Rruga në fushën e artit.
Qysh kur ish e vogël, Edi e veshur si djalë, këndonte gjithë ditën për qefin e saj.. Këndonte kudo që të ndodhej në majë të pemëve, hipur mbi mure, tamam si gjinkalla, që nuk rresht së kënduari as në piskun e vapës..Vazhdoi të këndojë edhe në shkollë ku ra në sy të atyre mësuesve që merreshin me aktivitetet artistike , duke u bërë pjesë e konkurimeve mes shkollave.Më pas, u bë pjesë e aktiviteteve të Shtëpisë së Pionierit, ku, bashkë me të motrën Fildën, organizuan duetin “Motrat Mirdita”.
Tipi:
Sikurse tregon vetë Edi, ashtu edhe motra e saj, 2 vjet më e madhe ,Filda, natyra e saj, deri në moshën13-14 vjeç, ishte ajo e një djali sherxhi. Që ishte bërë, “tmerri i lagjes”.Edi rriheshe me çuna, nuk guxonte kush t’i hidhte ndonjë fjalë të keqe se ia kthente me grushta, madje edhe me gurë.Kur pret të festojë 70 vjetorin, Edi kujton detaje nga fëminia:
“Shkolla nuk më ka pëlqyer kurrë. Nuk mund të rrija gjithë paraditen e gozhduar në bankën e klasës. prandaj, shpesh e prishja orën e mësimit me lloj lloj marifete. Kujtoj një rast.Ishte dimër. Ma dha truri, që për të prishur orën e mësimit, nxorra nga vendi qyngjin e sobës dhe klasa u mbush me tym..Kjo, pati pasoja, pasi: më thyen notën e sjelljes!Ishite koha kur do të organizohej festivali artistik i shkollave dhe mësuesit zunë të më luten që të këndoj, që ti sillja fitoren shkollës.
Unë ju thashë:Më hiqni dënimin, ndreqmani notën, përndryshe nuk këndoj!
Mësuesja më tha: ‘Këndo dhe pas festivalit do të ta ndreqim!’
Jo.jo- u përgjigja. Ma ndreqni tashti, po të doni!’ Deshën s’deshën ma ndreqën notën.” Ime motër, që ishte më e madhe, por e kundërta ime, qante dhe më lutej të mos bëj nga këto veprime. Ajo mësonte dhe ishte e rregullt.”
Starton kariera artistike:
Mbasi mbarova shtatëvjeçaren, kujton Edi, pa dëshirën time më dërguan në Shkollën Tregtare , sa larg natyrës dhe pasionit tim ishte kjo shkollë.Ishte zëri dhe talenti, që më ndryshuan drejtimin e jetës.Në vitin 1954, krijohet Estrada Profesioiniste e Ushtarit dhe dueti “Motrat Mirdita” thirret të punojë atje. Kështu, në moshën 14 vjeç, kënga më bëri me rrogë.Po, nga unë harrakatja, nëna merrte rrogën dhe një rrogë e mirë, por përfitoja edhe triskat e ushqimeve
. Përfitimi kryesor ishte artistik.Kishte pedagoge kantoje dhe mësimi i notave muzikore, njohja dhe familjarizimi me skenën, ishin faktorë me rëndësi për të ardhmen time si artiste dhe koha e tregoi.
Në vitin 1956, na kërkojnë në Teatrin e Estradës së Shtetit, që në atë kohë, ky teatër ishte më i kërkuari nga spektatorët. Cfaqjet ishin të përnatëshme dhe “thyheshin dyert” për bileta, të cilat në ditët e premierave, shiteshin me autorizime.Tashmë Edi Luarasi, u bë një këngëtare shumë e njohur dhe e duatrokitur.Në këto rrethana, ajo braktisi shkollën tregtare dhe ndoqi “pashkëputje nga puna” i Liceut Artistik të Tiranës “Jordan Misja”.
Njohja me regjizorin.
Regjizori Mihal Luarasi, tregon me gojën e tij njhojen me Edin dhe si lindi dashuria mes tyre.
bashklëshorti
Sapo isha kthyer nga studimet në Hungari dhe ishte pikërisht viti 1957, kur shkova në Estradën e Shtetit Edi më kish pëlqyer një vit më parë, kur, jo drejtpërdrejt, i propozova ta vija në provë për një rol në Teatrin Popullor Përgjigjia që mora prej saj ishte:“Nuk më pëlqen teatri.” Kur e kujtojmë sot këtë moment, na vjen për të qeshur, pasi, për ironi të fatit, refuzoi atë që do të bëhej, pak më vonë, karriera dhe pasioni i jetës së saj.
Edi, jo vetëm shmangu aktivizimin në teatër, por, “eliminoi” edhe regjisorin, që e simpatizonte, për të cilin ishte shprehur: “Na ka ardhur një regjisor i ri mëndjemadh, që nuk më pëlqen fare!”
Por fatin e saj edhe timin, ky opinon i shprehur me ngut, nuk rezistoi shumë dhe ndoshta, në subkoshiencën e saj, fshihte diçka tjetër, që nuk vonoi të shfaqet: simpatia... Mbasi u miqësuam, në një rast, i them: Do të desha të vij për një vizitë në shtëpinë tënde, kuptohet me pëlqimin e mamit tënd.
Lidhur me këtë vizitë, s’mund të rri pa treguar një episod që nxjerr në pah jo vetëm Edin e atëhershme por edhe natyrën tejet të hapur dhe të rreptë të nënës së saj. Në mes të muhabetit, mbasi kishin folur për punën e së bijës dhe natyrën e saj gazmore, nënë Cezarina, më drejtohet
“A do ta kompletosh nga të gjitha vështrimet, natyrën e Edit?
Po, po, i u përgjigja unë.. Zonja e shtëpisë, hapi derën e dhomës së Edit: ku pashë një shrregullim i plotë, shtrati i pandrequr, sende e veshje përtoke.
. “Ja, kjo është Edi, jo vetëm ajo që njeh ti.- u shpreh ajo...” Me sa duket, nën e Edit, me nuhatjen e saj femërore, donte të më hiqte nga koka ime ndonjë ide a qëllim tjetër që mund të më lindëte për të bijën, për të cilën kish në mendje tjetër perspektivë...
Nga ana profesionale, mua më ishte mbushur mëndja se kjo vajzë, ishte e lindur për teatrin, ndaj e aktivizova, edhe si aktore, fillimisht në disa role të vegjël në skeçe dhe pastaj në dy komedi të plota, ku u zbuluan edhe më mirë mundësitë e saj potenciale për aktrim.Ne do të nisnim rrugëne përbashkët për tu përballur me dramën në skenë dhe në jetë.
Edi rrobaqepese.
Dënimi i Mihalit me burg, më dha një profesion tjetër, atë të rrobaqepëses. madje me kategorinë e shtatë, pasi bëra dy vjet kurs në ndërmarrje e NRG.
.Unë kujtoj me nostalgji shoqet e mia Hyria, Bedria, Sania.Une nuk I dalloja dot se cila ishte njëra apo tjetra dhe thërrisja me zë të lartë: O Ijeeeeeeeee.Ato zgjasnin kokën të gjitha dhe unë komunikoja me atë që kisha punë.
Të punosh 11 vjet në rropagjepësi me një battalion grashë, është një eksperine e vështirë, por që ka bukurinë brenda.
Miqësia me rrobaqepëset, më e sinqerta.
Njeriu në jetën e tij, kujton dhe nderon miqësinë me njerëzit, në punë, në pallat, në rrethin shoqëror që të rrethon ndër vite.Por unë e shpreh me koshiencën time të plotë, se në jetën time, miqësia me rrobaqepëset, zë një vënd të rëndësishëm , është më e sinqerta, më e bukura, miqësi që zbehu vështirësite e asaj periudhe të jetës.
Nuk mund të harroj ato ditë, vërtetë të pazakonta, kur më duhej edhe të realizoja normën, por edhe të shkoja në burgun e Ballshit për ti dërguar një ushqim Mihalit.Ato e dinin dhe më rrethonin të gjitha me mirësi dhe më thonin.
-Edi, ik ti kur ke nevojë, se nuk të hiqet dita e punës, madje normën do ta bëjmë ne, ik mbaro punët e tua, rri pa merak.
Ishin fjalë të ngrohta, që më jepnin krah dhe ma bënin më të lehtë vuajtjen.
Jo vetëm kaq, por ato gra fisnike, nuk më ndanin asnjëherë nga shoqëria dhe miqësia e tyre.Kërkonin të shkoja me ato në dasma, ditëlindje dhe të bëhesha pjesë e gëzimit të tyre.Ato ndjeheshin krenare për mua, ndërsa unë kisha aq shumë nevojë për miqësinë e tyre, ishin ngushëllim për mua.Nuk mund ti harroj kurrë.
Më donin se nuk u divorcova me burrin.
Sigurisht, që të hyje në zemrën e atyre grave, nuk ishte e lehtë, aq më tepër për mua, që kisha shkuar atje si e dënuar, pasi më kishin burgosur burrin.Ndoshta, në këtë rrugë më ndihmoi edhe tipi im, karakteri që kam, pasi nuk mbaj distancë, futem menjëherë në shoqëri.Ishte bukur për mua, që të ulesha bashkë me to dhe të hanim bukë, atë cka kishim sjellë me vehte.Ato më kuptonin dhe respektonin, pasi sikurse shpreheshin edhe vetë, unë nuk tregoja mëndjemadhësi, pse isha artiste dhe ato punëtore të thjeshta, sidoqë ruaja krenarinë për atë ckish ndodhur.
Vlerë të vërtetë të karakterit tim, ato gra vlerësonin faktin që unë nuk u divorcova me tim shoq, pas dënimit të tij me burg.Ato bënin pësh-pësh se kjo artiste i mbajti besën, nuk e ndau, por mori përsipër të rriskojë, të vuajë bashkë me fëmijët, duke braktisur skenën.
Ky veprim merrte vlera akoma më të mëdha, kur në atë periudhë, shumë gra i kishin ndarë burrat pas dënimit dhe persekutimit të tyre.Aty kishte gra të tjera,edhe artiste. Që për këtë shkak ishin divorcuar me burrat.Unë ndjehesha shumë mirë aty dhe kjo ngrohtësi njerëzore, më jepte krahë në punë, të realizoja edhe normën ditore, që ishte 40 palë brekë në ditë, që shkonin për eksport.
Por ky veprim i imi ishte pjesë e karakterit tim, e dashurisë sime për Mihalin dhe fëmijët, mbi të gjithë unë kisha të njetat bindje si ai dhe me koshiencë pranoja se Mihali ishte i pafajshëm.
Capkënllëqet e Edit.
Motrat Mirdita
Jeta e aktores, është e mbushur edhe me capkënllëqe, që nuk njohin moshë.Vetëm pjestarët e familjes i njohin ato dhe në këtë datë të shënuar të jetës së saj, Mihali, e motra, Filda, por edhe vetë Edi, bëjnë për herë të parë publike për gazetën “Telegraf”. Filda shprehet:
- Unë isha 24 muaj më e madhe, por cuditërisht, kur rriheshim me njëra tjetrën, ajo në të shumtën e rasteve , më mundëteMë shumë se sa një motër, unë e konsideroja “një vëlla capkën”, që më mbronte edhe me grushta kur më ngacmonin djemtë.
Kishim një temperament të ndryshëm, por kur vinte puna, ma dëgjonte fjalën.Madje nëna më thosh shpesh:Fol ti me Edin, se të dëgjon më shumë, pasi tek unë ndjehet e llastuar- kujton motra, Filda.
Disa nga capkënllëqet e Edit, që mbahen mënd.
Heqja e tubit e sobës në klasë që prishi orën e mësimit, për të cilën drejtoria e shkollës i uli notën në sjellje.Veprime të tilla në shkollë ishin të pafundme.
Në panair me pardesynë e nënës.
Atëherë Edi ishte 12 vjece, kur u hap Panairi i Parë në Tiranë.Rradha e gjatë nga gratë për të blerë camcakizë, apo të tjera gjëra të panjohura, që mund të mbaronin shpejt, bëri të mendohej capkenia Edi, se si mund të shkonte përpara.
.Ajo shkoi veshi pardesynë e nënës së saj që i mbulonte edhe këmbët dhe me flokët e qethura shkurt, dukej si djalë dhe zuri rradhë nga burrat.Pasi bleu ato që donte, hoqi pardesynë dhe u drejtua të gjithëve atyre që ishin në rradhë, duke ju thënë:
-Unë jua hodha, jam vajzë.
Si hyri në shtëpinë e Kico Ngjelës.
Tregon Filda.Kur kisha mbushur 15 vjece, u futa në punë në Ushqimore, ku ishte drejtor Afrim Celi, të cilit i mbahej pak goja.Numuri i telefonit në zyrën e tij ishte 24 24.Ne nuk kishim telefon në shtëpi, kështu që Edit i shkrepi në kokë dhe futet nga veranda me xhama në shtëpinë e Kico Ngjelës, që në të vërtetë ishte shtëpia jonë, por që na e kishin sekuestruar.Ajo telefonoi drejtorin Afrimin, që e pyeti:
Alo, ku ku kush je.
Edi i përgjigjet:
E di ve.. ve.. vetë se ku.. ku.. kush jam.Po ttt ii, ku ku kush jjee?
Pasi bëri telefonatën doli menjëherë nga veranda dhe na tregoi se cfarë kishte bërë.Nënës i vinte inat, por edhe për të qeshur me të bijën trazovace, por ne e ishim mësuar me prapësitë e saj dhe nuk do tia kish vënë re as Kico Ngjela, që në atëkohë ishte Ministri i Tregtisë.
Edi bën grusht me cunat e lagjes se i ngtacmuan motrën.
Ndërsa ecnim tok me Edin, disa djem më hedhin rromuze.Kuptohet, isha më e madhe dhe kjo ndodhte shpesh me vajzat që ishin edhe të pashme.Edi kaloi një rast, dy dhe të tretin nuk e përtoi.Ajo hoqi xhaketën dhe I a plasi me grusht djalit të fundit që kish ngacmuar dhe më pas i a mbathi vrapit.
Por kjo nuk ishte as e para as e fundit.Edi më mbronte gjithmonë nga djemtë, por ajo nuk i dëshironte këto veprime dhe rruga e vetme e zgjidhjes ishte grushti.Duke qënë se rrinte me flokë të shkurtëra dhe veshur me pantallona, shumëkush e dinte që ishte vëllai im. “ I forti i lagjes” dhe kjo kish frenuar ngacmimet e djemve, kur kalonim rrugës.
Edi lagte vajzat nga maja e fikut.
Pemët kanë qënë miqtë më të afërt për Edin.Nuk kish mbetur pemë në lagje pa hypur e zbritur capkënia, vecanërisht kur shërbenin si strehë për tu feshur oas gabimeve që bënte.Fiku afër shtëpisë përdorej prej saj, për të ngacmuar vajzat e djemtë që kalonin rrugës.Ata kthenin kokën për të diktuar se kush i ngacmonte, por ajo fshihej mes gjitheve në majë të fikut, që e mbronin shumë mirë.Nuk mund të harroj një rast, që kur e kujtojmë, nuk na pushon e qeshura.
Një ditë po kalonin balerinat që pregatiste mjeshtri Panajot Kanace, ishte rruga e tyre nga kalonin gjithmonë.Edi i pa nga larg dhe u ngjit shpejt në majë të fikut me topin e shpuar të mbushur me ujë dhe i lagte.Ato shihnin rrotull, ngrinin sytë lart, nëse po binin pika shiu, por asnjëherë nuk e mësuan se kush i ngacmonte, kush i lagte.Ato u detyruan të ndryshojnë rrugën.
Në majë të fikur Edi këndonte shpesh këngën e saj të preferuar”Këndon bilbili poshtë zallit” dhe nuk I bënte përshtypje se e dëgjonte jo vetëm Kico Ngjela, por edhe Ramiz Alia, që ishte aq pranë shtëpisë.
Në Pallatin e Brigadave, në prehërin e Enverit dhe të Nexhmijes.
Vajza e bukur trazovace ka rastisur të jetë në grupin e fëmijve të privilegjuar që ftoheshin në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së 1 Qershorit apo festa të tjera.Në një rast i takoi të jetë në prehrin e Nexhmije Hoxhës, nuk i kish mbushur 5 vjec.Duket se nuk ndjehej mirë aty dhe i futet në prehër Enverit, më pas kalonte përsëri tek Nexhmija.Me flokët e prera shkurt dhe gjunjët e bërë copë nga prapësitë e saj, askush nuk i a vinte veshin për lëvizjet që bënte.Fatmirësisht ata nuk e mësuan se e kujt ishte kjo vajzë, pasi nuk do ta kishte kurrë fatin të qëndronte në prehrin e bashkëshortëve Hoxha.
Duke ngacmuar ciftet tek Parku Rinia.
Nuk linte rehat as ciftet që dashuroheshin dhe qëndronin nëpër stolat e Parkut Rinia.Rastet janë të pafundme, por në kujtesë ka mbetur njëri prej tyre.Ajo pa një cift, që po rrinte gjatë tek stoli.Edi veshi shpejt e shpejt pardesën e nënës, u zvarrit avash, avash dhe u shkoi aq afër, sa djali e kapi për veshi dhe i tha:
-Nuk të vjen turp që bën këto veprime, je edhe sjali i inxhinierit…
-Xhaxhi unë jam vajzë.- i u përgjigj ajo.
-Vajzëëëëë, shqeu sytë ai dhe tundi kokën i habitur.
Si e bëri copë-copë cadrën që kish ardhur nga Italia.
Nuk kujtoj përse nëna e dërgoi Edin tek një komshie, Sanie Radovicka.(Bashkëshorti i saj ishte pushkatuar bashkë me ata që hodhën bombën në Ambasadën Ruse ).Binte shi dhe ajo nuk shkonte nëse nuk do të merrte cadrën e bukur të nënës, që e ruante si gjë të shtrenjtë, pasi i kish ardhur nga Italia.
Kur u kthye, nuk binte shi, por pikërisht atëherë e pësoi cadra.Duke ardhur e futi cadrën në një pusetë, por ajo u hap dhe nuk e nxirrte dot më, kësisoj i a bëri telat-copë-copë, duke e nxjerrë jashpërdorimit kujtimin e nënës.
Sherri me policët.Edi i shpëton policit duke folur rusisht.
Përplasjet e vajzës camarroke me policët, janë të panumurta dhe për fat, ajo u ka shpëtuar dëniumit të tyre duke sajuar historira aty për aty.
Ishte nisur me bicikletë për tek këpucari i Estradës së Shetit, ku ajo punonte.Nxitonte, pasi këpucari Ali Rushaku, do ta mbyllte dyqanin, por për fat u ndesh me një polic, që i thërret me sa zë që kishte:
-Ej goce, qëndro, si ecën natën me bicikletë pa drita?
Tavarishc polic, pacjemu?
Ai i përgjigjet: Rruga e vpgla, dhe i bënte me dorë, që nuk ke drita dhe se të dënon ligji.Polic, rruga vogla,unë jam e madhja, nuk eci shpejt- i përgjigjet ajo serioze, duke i dhënë të kuptojën se ishte e huaj..
Ai mbeti i hutuar, pasi u bind se kishte të bënte me një vajzë ruse, ndërsa Edi e lunturuar që i a hodhi policit, shtoi shpejtësinë e biciukletës…
Frika e policit, fshihet mes ciftit.
Camarrokja, që nuk njohu moshë për të qënë e tillë, bëri zarar edhe me drejtorin e shkollës”Qemal Gugashi”.Nëna e kish dërguar të priste dy bileta për premierën “Dhelpra dhe Rrushtë”, që do ta shihte me të vëllanë.Ajo iku me bicikletë që të kthehej sa më shpejt, por ora e shfaqjes po afrohej dhe Edi nuk po dukej.
-Me siguri ndonjë ngatërresë tjetër me të- tha nëna dhe të gjithë kështu gjykonim kur ajo vonohej.Kur u kthye, na tregoi se cfarë kish ndodhur.
Ndërsa vinte nga rruga e Elbasanit, kthehej nga daja, që ishte në Sanatorium, kur ishte përballur me policin, që kërkon ta ndalojë, pse përsëri ajo ecte natën pa drita.
-Ec përpara i kish thënë, do të shkojmë bashkë në polici.
Jo, ish përgjigjur Edi, jo se do të kujtojnë se cfarë është ky djalë, që e shoqëron dhe do të më sjellësh pasojë, pasi jam e martuar.
-Ec përpara, leri llafet- i kish folur rreptë polici dhe e ndiqte hap pas hapi.
Duket Edi e kaloi minutën e durimit, i hipi bicikletës dhe i a dha vrapit duke përshëndetur policin:Mbec me shëndet.
Kur pa që po e ndiqte polici hipur në një bicikletë, dredhori rrugën, la bicikletën e saj dhe u fut mes një cifti që po shetiste në qejfin e tij.
Ajo rrëfen sot këtë histori, duke qeshur me zë të lartë:
- Nuk e mendoj as sot se si ndava ciftin që ishin zënë për krahu dhe nuk merrja frymë deri sa kaloi polici, që më ndiqte me bicikletë.Dëgjuam që pyeti dikë: Mos pe një vajzë duke kaluar me bicikletë këndej?
-Jo, i u përgjigj ai, nuk ka kaluar këndej ndonjë vajzë me bicikletë.
Kur iku vetëtime polici i spjegova ciftit se përse e bëri atë veprim dhe rasti e solli,që ky cift ishte drejtori i shkollës ku ishte motra ime.Ata më përcollën deri afër shtëpisë dhe atëherë u kujtuan, që kishin harruar shaminë.
Kur këtë histori i a tregova tim shoqi, Mihallaqit, ai vuri duartë në kokë dhe u shpreh.”Nëse do ta marrë vesh dikush se cfarë ke bërë, do të nxjerrte në Bodec.”
- Në të vërtetë e muarën vesh shumë njerëz, pasi aventura ndodhi me drejtorin e shkollës së motrës, por unë kurrë nuk dola në bodec edhe pse capkenllëqet më shoqëruan tërë jetën- thotë Edi.
Kur hoqa vetullat për herë të parë.
Edi I kish kaluar të 20-tat kur vendosi të hiqte vetullat për herë të parë.I shkrepi në kokë, o do të më heqësh vetullat, ose nuk ka derman.Ishte shumë e mundimshme, pasi kishte një vetull të trashë dhe për më tepër i dhimbte heqja e qimeve.Kështu ndodh kur hiqen për herë të parë.Ishte ora 10 e natës kur poërfndova dhe në derë u duk Mihallaqi.Ai e pa në sy dhe ndryshoi në fytyrë, pastaj i u drejtua i nervozuar.
-Ke hequr vetullat!Përse je bërë kështu?
-Ctë duhet ty me vetullat e mia, leshi është i imi, dhimbjen e durova unë, ti cfarë ke?- I u drejtua bashkëshortit.
Pas kësaj plasi sherri, por Edi e bënte zgjidhjen, duke hypur në fikun e shtëpisë, megjithëse ishte shumë vonë.
Pas sherrit , nisënm të shqetësohen se ku mund të ketë shkuar Edi dhe sherri u spostua mes dhëndërrit dhe vjehrrës.
-Pu, pu, cfarë kam marrë për grua- bërtiste Mihali.
- Ti e ke llastuar- i përgjigjej vjehrra. Rrihe që të mos bëjë më prapsira të tilla.
-Jo, moj jo se kështu e kam gjetur, nuk e kam llasyuar unë- I a ka kthyer ai tepër i nervozuar.
Ndërsa ndiqte sherrin mes nënës dhe bashkëshortit. Edi bëri shuk një grusht gjethe fiku dhe I flaku tek këmbët e tyre.Të gëzuar dhe të shqetësuar njëherësh, ata ngritën sytë lart dhe e dalluan mes gjetheve të fikut. Të gjithë duhet të heshtnin, që të qetësonin nervat e Edit, për ta kthyer atë në dhomë dhe për të mos e lënë të flinte maje fikut.
Kur binte dëborë në Tiranë.Sulm me topa bore mbi kalimtarët.
Edi e shprehte ndryshe gëzimin që përjetonte nga rënia e dëborës në Tiranë.Ajo nuk pyeste nga e ftohta dhe mund të qëndronte jashtë sa kohë rrinte edhe dëbora në kryeqytet, por jo vetëm për të soditur bukurinë e mysafires së rrallë.
Edi, zinte pusinë në një kthesë, në afërsi të shtëpisë, pregatiste topa dëbore, apo edhe burrë a grua prej dëbore dhe u a vërviste kalimtarëve të rastit.Të goditurit nuk mund të njihnin se kush ishte ai që i qëllonte me topa bore, sepse, nëse do të kthenijn kokën, do të prisnin topin e dytë, të tretë.
-Ishte një formë e të përshëndeturit me njerëzit, për të gëzuar bashkarisht rënien e dëborës, por unë kurrë nuk futa gur në topin e dëborës, sikurse bënin shumë të tjerë.Topat që bëja unë ishin të vegjël dhe vetëm të tërhiqnin vëmëndjen se dikush pot ë përshëndet- kujton Edi pas një gjysëmshekulli.
Të ndjekësh hajdutin me këmbë zbathur….
Ishte ora 12.00 e mesnatës kur u ktheva nga provat e shfaqjes në shtëpi.Teksa po zhvishesha në errësirë, pashë dy duar që po mbaheshin tek penxherja.Nuk bëra zë, përvecse fika edhe dritën e vogël dhe po qëndroja në pritje të veprimeve të njeriut, që me siguri kish ardhur për të vjedhur në shtëpi.
Po nuk mund të duroja gjatë ashtu, pasi ai vazhdonte të rrinte në përgjim dhe kush e di se kur i shkrepej të hynte brenda në dhomë. Pashë që me kujdes, dalëngadalë donte të hapte penxheren.Atëherë u vesha në errësirë, ndeza dritën dhe e ndoqa nga pas deri në rrugë.Harrova që isha zbathur, synimi im ishte ta shihja në fytyrë atë njeri, që guxonte të na vidhte shtëpinë dhe nëse do ta kasha përballë, do ta rrëzoja për tokë me grushta.
Vendosa të kthehesha, se nuk po ecja dot zbathur, krej pa pritur u gjënda ballëpërballë me komshiun Themo Ngjelën (vëllai i ministrit Kico Ngjela).Ai u befasua që më pa të shqetësuar, për më tepër zbathur dhe më pyeti:
-Cfarë ka ngjarë, Edi.
Ai djali që po ikën është hajdut, erdhi të na vidhte shtëpinë.Ndiqe ti që të mos na humbasë sysh, sat ë vesh sandalet. Kur u ktheva ai e kish zënë për xhakete dhe të dy bashkë e cuam në polici.
Loja me rojen e komshiut.
Përballë shtëpisë sonë, në afërsi të ballkonit, shihnim një person, që shërbente si roje e vilës së komshiut.Kur na shihte ne vajzat në ballkon, ai ngulej aty, sikur të ishte një statujë.
Ne futeshim brenda, në mënyrë që ai të lëviste që andej, kështu bënte dhe ai.Kur dilnim ne në ballokon, pasi në verë nuk mund të qëndrohej në dhomë, roja menjëherë dilte dhe rrinte përballë nesh.
Edi, për ti dhënë të kuptojë, që të mos bënte këto lëvizje të pakuptimta dhe për ta ngacmuar në sedër i thotë:
-Do të vish një vizitë në shtëpi se edhe kjo të ka mbetur.
-Do të vij në orën 5 mbas dite, kur të lë punën- u përgjigj ai.
Nuk ishte një shaka e plakut, por një dëshirë e tij për të njohur vajzat nga afër dhe për tu miqësuar me ato.
Kur e pa nëna brenda, i u drejtua me fjalët.
Mirë që në ballkon nuk i le rehat vajzat, po lëtu, cfarë kërkon?
Ai iku nga sytë këmbët dhe nuk u pa më kurrë të dilte përpara ballkonit ku qëndronin dy motrat dhe nëna e tyre.
Pas një kohe, ishte Edi ajo, që kërkonte të shihte rojen e komshiut, plakun e mirë që u gëzohej buzëqeshjeve dhe humorit të vajzave, që u a bënte më të lehtë shërbimin që kryente.
Shakaja me lumin Drin, për pak më mori jetën.
Aventurat e Edit, i kanë rrezikuar edhe jetën- thotë e motra, teksa kujton ngjarjen me lumin Drin në Kukës.
Ishim këngëtare në Estradën e Shtetit dhe do të shkonim në qytetin e Kukësit për të dhënë shfaqje.Edi, më e paprmbajtura që ishte dhe sajonte avemtura na thotë se kërkonte të lahej në lumin Drin .
Disa që e njihnin historinë e lumit na thanë se duhej pasur kujdes, pasi mund të jeshë duke u larë dhe vec kur vjen lumi rrëmbyeshëm dhe në befasi të merr jetën.Por nëse të tjerët u vunë në dilhemë, Edi nuk dëgjonte nga ai vesh.Ajo u zhyt në lumë për tu larë dhe na ftonte të gjithëve ne me dorë:
Eni, është ujë i mrekullueshëm.Nuk kaluan vetëm disa minuta dhe vec kur po vinte dallga e Drinit.Të gjithë u tmerruam, pasi Edin e mbuloi dallga dhe kur u zhduk nga sytë tanë, na pushtoi ankthi, se mos ishte mbytur..
Të gjithë thërrisnim me një zë që na dridhej:Ediiiiii, Edi.
Vec kur u shfaq tek telat, që bashkonin dy brigjet e Drinit, duke u kacavjerrë për të dalë në breg.
-Ja ku jam, jam këtu- foli ajo me zë të lartë.Ishim të gjithë me gjak tngrirë, pasi me ujin nuk bëhet shaka, por Edi, i a doli në krye edhe këtë herë, sidoqë shakaja me Drinin, mund ti kishte kushtuar edhe jetën.
Emocione mbi oto.
Ndësra bisedojmë me artisten, për të bërë këtë speciale me rastin e ditëlindjes së saj, ajo na nxjerr një album me foto, ku ndalet tek disa prej tyre, që, sikurse shprehet ajo, e mbushin me emocione të mëdha në cdo kohë.Ne po dalim në disa prej tyre, duke përcjellë pjesë grimca jete të Edit.
Nëna më donte djalë.
Fotografitë e fëminisë janë të gjitha me pantallona dhe flokë të prera shkurt.Kushdo që i sheh, kujton se është një vëlla i imi, por në të vërtetë nëna ime indi dy vajza, në të vërtetë mua të voglën, më donte djalë.Është kjo një arësye më shumë që jam veshur si cun.Nuk di të them nëse veshja ka ndikuar tek tipi im, apo tipi i ka shkuar veshjes si djalë, që është zgjatur edhe në rininë time.
.Kur vesha fustan, sigurisht, unë u martova dhe duhej të isha më “serioze”, mu dukej vehtja sikur isha lakuriq.Por pantallonat dhe flokët e shkurtëra i kam përdorur për shumë kohë edhe tani, këhtu më shihni.
.Gjeta stërgjyshen
Një foto surprizë:Në ditën e 80 vjetorit të lindjes së Mihalit, drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, na dhuroi edhe një album me foto të Marubit.Ishte një dhuratë vërtetë e cmuar për ne.Kur u kthyem në shtëpi, e shfletova me kujdes faqe për faqe duke prekur mjeshtërinë e fotografit të shquar shkodran.
Nuk e di pse më bëri përshtypje një foto, u ndala gjatë tek ajo, pa e kuptuar as vetë.aty ishin 5 gra të veshura me kostum kombëtar, dukej që njëra ishte nëna e tyre dhe ndoshta 4 të tjerat, vajzat e saj.Njëra nga ato më bëri përshtypje, pasi i ngjante shumë dajës tim.Ndalem tek shënimi poshtë fotos dhe lexoj emrin e gjyshes sime, Gjystina Laca.Shqeva sytë, më tej lexova Leze Tafili, Vitore Jakova, Matilda.Në mes stërgjyshja ime, që nuk e kisha parë kurrë, ndërsa gjyshja,Liza, që unë e kam njohur, ishte me motrat e sajThirra sa munda: Mihal, eja gjeta një mrekulli dhe i spjegova.
Nuk e kisha parë kurrë këtë foto.Nga emocionet që përjetova, shkova e shumëfishova dhe u a dërgova të gjithë nipërve e stërnipërve të gjyshes Liza
Pas asaj që përjetova, telefonova drejtorin dhe i thashë: Dhurata që na ke dhënë, është një thesar i vërtetë.Aty gjeta paraardhet e mia,Nëse nuk do të kasha parë këtë album, nuk do të njihja stërgjyshen time. Që nga ajo ditë, kjo foto u vendos në një kornizë dhe qëndron e varur në mur.
2. Unë, artistja e parë që kam shkelë në Prishtinë.
Sigurisht të keshë një foto dhe kujtime me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiun, është ngjarje për cdo njeri, aq më tepër artist.E kam takuar pasi u ktheva nga Kosova, ku isha në një delegacion që shkonte për verë të parë nga Shqipëria.Kujtoj që ishim ftuar me rastin e javës së filmit shqiptar në vitin 1971.
Ishte një pritje e jashtëzakonshme nga ana e tyre.Për herë të parë na duhej të flisnim, pasi këtu nuk ishim mësuar të jepnim intervista, gjithë kohën kemi qënë gojë kycur dhe për hir të së vërtetës,duhet të pranoj, se nuk dinim edhe të flisnim.
Kur mu bë një pyetje se cilat ishin sukseset e mija, unë ngrita supet.Për të mos lënë shteg keqkuptimi, ju përgjigja: Artistin e vlerëson populli, artëdashësi, që e ndjek në skenë dhe filma.Unë nuk mund të flas për vehten.Në delegacion ishin:regjizori Viktor Gjika, aktori i madh, Sandër Prosi dhe Endri Keko, që ishte kryetari I delegacionit.
Takimi me Bekim Fehmiun.
Kishim dëgjuar për Bekim Fehmiun, artistin e famshëm shqiptar që jetonte në Beograd , por pata fatin që të jem në grupin, që e pritëm kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.Kam qënë bashkë me regjizorër Dhimitër Anagnosti dhe Piro Milkanin.
Kujtoj, që kur po zbriste nga areoplani më mbushën emocionet, por u befasova që ishte i shkurtër, unë e mendoja kollos të gjatë, nisur edhe nga roli i Odisesë, që e kasha ndjekur me vëmëndje.
.Duke qënë femra e vetme, sigurisht edhe tërheqëse, ai u sul drejt meje, duke më thënë:”Ej, ti, locka ime.”Se si u ndjeva, nuk ishim mësuar me këto komplimente, madje, nuk e dija kujt i thonin lockë , më pas e mësova. që i thuhej zemrës.Sigurisht, kjo gjë më preku.
Ndjehesha krenare që isha unë gruaja artiste, që e shoqërova ato ditë qëndrimii në Shqipëri.
Ishin ditë të paharruara dhe shpesh gjej kohën të përjetoj emocionet duke parë fotot e shumta që kam dalë me artistin e madh me gjak shqiptari, Bekim Fehmiu.
Në rolin e kamarierit;
Do të vihej në skenë një komedi, ku zinte vend edhe roli i kamarierit.Kërkohej një djalë capken, por që nuk e gjetën dot.Ranë në bela, se në fakt këtij roli i shkonte tipi im, por unë isha vajzë/
Në fund u vendos:Edi, ti do të luash rolin e kamarierit.
Po , ju përgjigja, pa asnjë problem.
Atëherë më veshën me pantrallona, kjo nuk ishte gjë e re për mua.E vecanta ishte se më vunë edhe mustaqe, papjon dhe e vërteta është se pata shumë sukses gjatë shfaqjeve.
Ishte hera e parë dhe i fundit, që interpretova rolin e një burri, dhe kjo foto, është një..kujtim i bukur, që më ngacmon.
Dashuri kineze për Edin.
Këtë dhuratë të shtrenjtë, shumë të vecantë, ma faili filmi”Ngjadhnjim mbi Vdekjen”Si shumë filma të tjerë shqiptarë, ai admirohet në mënyrë të cuditëshme, të patreguar nga kinezët.Nëse unë do të ndodhesha pranë një grupi kinezësh dhe të këndoja këngën e filmit, ata do të kthenin kokën dhe do të zinin për krahu.
Kujtoj një rast në Hungari.Teksa dualëm me një shoqe në pazarin e kinezëve, ajo u tregoi shitësve se unë isha artistja që luan tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”.
Joooooo- tha njëri, ajo ishte shqiptare.
Ja, kjo është Edi, që luan rolin e Afërditës.
Jo, jo, u përgjigj shitësja tjetër kineze.Afërdita kishte nishan, kurse kjo zonja është pa nishan.
Një ditë tjetër, më befasoi.Në shtëpinë e një mikut tonë përsëri në Hungari, erdhi për vizitë një miku I tij, kinez.Shqiptari i tregoi se miqtë e tij ishin artistë dhe se zonja ka intepretuar në filmin aq të preferuar nga kinezët, sikurse është edhe”Ngadhnjim mbi vdekjen”.
-Ju jeni- më pyeti ai.
Po- I u përgjija, kam luajtur rolin e partizanes.Për një cast heshta, pasi harrova në moment emrin e rolit.
Kinezi u ngrit në këmbë, mu afrua dhe më pyeti me habi.-
Me të vërtetë, ju jeni Afërditaaaaaaaaaa?
U befasova që pas ca kohësh, ai më solli diskun me filmin që është riprodhuar në miljona disqe.Këtë disk e ruaj edhe sot.
Po ajo që më ngjau me një kompozitor kinez? E pabesueshme kjo që do të rrëfej.
Po kthehesha nga Hungaria dhe në areoport, më prisnin njerëzit e mij..Shoh rreth e rrotull, nuk kish ardhur njeri të më priste.Më zumë sytë artistin Zhani Ciko, që e takoj dhe e pyes nëse kish ardhë me makinë dhe nëse kish ndonjë vend për mua.
Po- më tha.Po presim një kompozitur kinez, që është dirigjent në Amerikë, kemi vend dhe mund të udhëtosh me.
.Gjatë rrugës, Zhani po më prezantonte, se kjo është Edi Luarasi,një artiste e madhe shqiptare, me nje finesë dhe elegancë të vecantë..Rgjizori vetëm pohonte me kokë.
Pastaj I spjegoi se kjo artiste ka luajtur edhe në filma, që kanë lënë gjurmë dhe menjëherë Zhani bëri melodinë e filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen”.Për cudi i a ktheu me zërin e tij të hollë edhe muzikanti kinez, që e dinte mrekullisht melodinë.Ai kërkoi të ndalonte makina, zbriti, hapi derën dhe mu drejtua duke më thënë:
-Eja të të përqafoj.Kjo rastësi ishte një mrekulli.Ju jeni një artiste e madhe në një film të madh, që kinezët e kanë për zemër.Ishte fat për mua, që ju takova.
U preka, pasi në sytë e tij pashë një mjergull loti.
Kjo nuk ishte një lojë e tij, por një mirënjohje për artisten shqiptare, që ai do të përsëriste në të gjitha intervistat që dha në shtypin shqiptar.
Këto janë disa nga rastet që kam përjetuar, por ajo që dua të theksoj është se:të përfitosh dashurinë kineze, është e rrallë, dhe kjo më takoi mua, për shkak të rolit në filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen”..
Historia e nishanit , që ma operoi kirurgu hungazes….
Jo vetëm kinezët, por edhe shqiptarët dyshonin se unë isha aktorja që interpretova rolin e partizanes Afërditë tek filmi”Ngadhnjim mbi vdekjen”.Ndoshta kishin një farë të drejte, pse ishte një nishan i madh, për më tepër në faqe.
Por krejt papritur, një ditë shkova si capi tek kasapi dhe ma hoqën.
Në fakt nuk doja ta hiqja, e kisha pjesë të vehtes, të roleve të mia dhe pse ta fsheh?Më kishte hije.
Por këto nuk i mendonte doktoresha, e cila thirri kolegun e saj kirurg dhe i tha:
-Kjo është një mikesha ime e afërt, dua të ja heqësh këtë nishan që ka.Ai la orën për të nesërmen dhe unë desha nuk desha, dhe për 30 minuta ma hoqi nishanin, me të cilën lidhej fëminia, ai ishte dëshmitar i dashurisë e dhimbjeve, që më solli jeta.
Pashë që kish bërë një punë artistike, pasi vija e plagës, përkonte me vijën që formohet natyrshëm në kufirin e faqes me buzën.
Lindja e fëmijve:
Kam përballuar me humor edhe ngjarjet më të dhimbshme që më ka sjellë jeta, por ato që ma kanë mbledhur, kanë qënë orët që kam lindur fëmijët.Kjo edhe për faktin se për lindjen e vajzës kam bërë regjim shtrati dhe përvecse lindja e parë, ndikonin edhe mjekimet që kasha bërë për të mbajtur fëmijën.
Lindjen e dytë, djalin, për pak e kam bërë në lulishte.
Aty jam tjetërsuar, si cdo grua, që është bërë nënë.Më kishin thënë se nga dhimbjet e mëdha që ke gjatë procesit të lindjes, të ikën i kuqi buzëve.Unë e di cfarë bëra?Gjeta një të kuq, bullgar ishte ai, që nuk hiqej.
Kur erdhi doktor Ilir Gjylbegu, më pa në fytyrë, por vështroi edhe të kuqin dhe më tha:
Ke kohë për të lindur Edi.Pa ngrënë të kuqin e buzëve nuk do të lindësh.
-Jo doktor, jo.Kam vënë një të kuq, që nuk hiqet- i u përgjigja.
Padyshim, të qënit nënë, më zbutën shumë mua capkenen, u shtuan proekupacionet, por, si natyrë e karakter nuk kam ndryshuar edhe sot që jam bërë gjyshe.Nuk kam për të ndryshuar ndonjëherë.Me këtë natyrë humori u mësua tërë jetën bashkëshorti im, Mihali dhe fëmijët.Madje ndonjëherë Mihali më thosh, kur merrja ndonjë pamje serioze.”Pa shih, pa shih, na u bë serioze Edi.Të shkokërka shumë.
Në Hungari, më mungonte Shqipëria.
Qëndrimi i familjes Luarasi për 10 vjet në Hungari, bëri që të dryshojë gjithcka.Bënim një jetë të këndëshme, të qetë e të pastër.Por, unë n uk ndjehesha mirë, pasi më mungonte vendi im, Shqipëria.Është një boshllëk , që nuk ke me se ta zëvëndësosh, kur je larg vendit tënd.Ndjehem shumë mirë këtu, edhe pse mungojnë ndonjëherë dritat, uji, pse ka plehra, por këtu gjej dashurinë njerëzore, miqtë, të njohurit…
Kur u burgos Mihali dhe më larguan nga skena.
Jeta ka edhe momente të hidhura dhe kjo është periudha më e vështirë e jetës sime.Unë vetë, kam qënë një vajzë liberale, e qeshur, e hedhur, por pas kësaj që na ndodhi, u transformova.Por, gjithësesi, nuk e dija që isha aq e fortë, nuk besoja tek vehtja se do të rezistoja këtë tragjedi të jetës sime.
Shqetësimi më i madh lidhej me fëmijët, pasi, nuk ka dhimbje më të madhe për nënën, kur pengohet shkollimi i fëmijve. Ata u mbyllën në vetvehte dhe unë më kot mundohesha për tu krijuar humor për ti cliruar nga gjëndja.Nuk i kam rrahur kurrë, vecse jam munduar që ti bind.Kisha besim tek vehtja dhe për cudi, pak e nga pak u bëra si burrë, durova cdo dhimbje.
Të qepësh 40 palë brekë në ditë.
Kam qepur bukur dhe disa ende i kanë fustanet e qepura nga dora ime.Kur shkova rrobaqepëse në NPV, me durim, arrita të realizoja normën, që nuk ishte pak, por 40 palë brekë në ditë.
Kujtoj një cast në atë periudhë të vështirë, kur më takova aktorin e madh Pjetër Gjoka, që më pyeti.
-Cfarë qep, moj Edi në rrobaqepsi?
Brekë, Pjetër, brekë.Qep 40 palë në ditë, nuk të besohet?Sigurisht në fillim ishte ndihma e shoqeve të mia rroboqepëse, që më sillnin fshehurazi disa brekë të qepura prej tyre.
Regjizori Mihallaq Luarasi, për dashurinë dhe jetën bashkëshortore gjysëm shekullore me Edin.
Cfarë do ti dhuroni Edit me rastin e 70 vjetorit?
Më ka kërkuar një varëse me dy gur xhevairi, por unë dua ta gjej me katër gurë, cka simbolizon:Unë ,Edi dhe dy fëmijët tanë, Lea dhe Toni.
Ka zëra se “ jeni lodhur” për të fituar zemrën e Edit.Sa është e vërtetë?
E vërteta është se unë ndjeja dicka nga Brenda, por ama isha i sigurtë se edhe Edi ndjente dicka.Sigurisht, mashkulli e kupton lehtë vazjën që e do, ndaj me këtë siguri, i a shpreha atë që ndjenja.Ishin caste të magjishme, që i kujtojmë me nostalgji edhe pse ka kaluar një gjysëm shekulli.Gjithcka ka ndodhur në Korcë dhe në qytetin tim të lindjes, u fiksua kjo ngjarje e rëndësihme e jetës sonë.
Ishte dashuria për regjizorin, apo një xhelozi e juaja, që shkëputi Edin nga kënga dhe e ngjiti në skenë?
E kam thënë edhe herë tjetër, që Edi kishte talent për aktrim.Kur ajo këndonte më të motrën në Estradën e shtetit, ku unë jepja “Mjeshtrinë e aktorit”, të folurit skenik etj, mendova të provoj Edin dhe i dhashë për të interpretuar pjesën që Tatjana I dërgon Oneginit.Aty u binda se kish të dhëna për aktore dhe I u drejtova: Edi, të urdhëroj që të ndjekësh studimet në Institutin e lartë të Arteve, që sapo ishte celur, pasi do të bëhesh një aktore e mirë.Kështu ndodhi, jeta e provoi këtë.
Jeni bërë pishman për lidhjen me Edin?
Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend dhe nuk kishte shkaqe.Unë e doja këtë vajzë simpatike, këngëtare, më pas aktore.Pastaj isha 10 vjet më i madh se ajo.Tek e fundit, e tregoi jeta, se ishim cifti i gjetur, pasi bashkë mundëm të përballojmë gjithcka që na serviri jeta.Kjo është prova më e mirë e dashurisë mes meje dhe Edit, dashuri që nuk njeh kufi edhe tani që unë kalova të 80-tat dhe Edi sot mbush 70 vjec.Dashuria na
mban të freskët, të rinj.
Po Edi cfarë thotë?
I tha Mihali.