| E premte, 07.05.2010, 07:49 PM |
REAGIM
Letër Nait Hasanit
Nga Nora Gashi
Nuk e njoh të kaluarën e Juaj zotëri Deputet, as të këtyre emrave nga kjo liste që përmban akuza e Juaj e bërë përmes këtyre dy avokatëve diletant e pijanec. Por, e njohë Rexhep Maqedoncin dhe familjen e tij shumë mirë, sepse kam qenë studente në një gjeneratë me Rexhep Maqedoncin në Fakultetin Juridik në Prishtinë mes 1975/1980. Familja e Rexhep Maqedoncit dhe vet ai, në kohën e epopesë të demonstratave të 1981 i kanë takua familjeve më patriotike që i ka pas Kosova në atë kohë. Pas studimeve nuk kam pas kontakte dhe nuk e di se çfarë ka ndodh, përveç të informacioneve për burgosjen dhe gjykimin e Rexhep Maqedoncit dhe vëllezërve dhe shokëve të tij. Në atë kohë, me vëmendje e kam përcjell gjykimet kundër Rexhep Maqedoncit dhe kundër shokëve e shoqeve të tij.
Pas demonstratave të 1981 nga familja Maqedonci janë dënua pesë veta. Rexhep Maqedoni vet i treti vëlla dhe dy kushëri të tyre. Rexhep Maqedonci ka qene i akuzuari i parë në organizatën e PKMLSHJ që ka qene organizatore e kërkesë për Republikën e Kosovës.
Hapni arkivat dhe shihen se si, derisa disa ish të burgosur e kanë mbrojtur vetëm prapanicën e vet para gjyqeve serbe (me gjykatës e prokuror shqipfolës) dhe janë distancua nga kërkesa për Republikën e Kosovës, derisa Rexhep Maqedoni nuk e ka lan avokatin e vet me fole as një fjale në mbrojte të tij. Ai as vet nuk e ka mbrojtur veten para gjyqit serb në Prishtinë që u mbajt pas 1981, por me 40 faqe mbrojtje e ka mbrojtur vetëm kërkesën për Republikën e Kosovës. Këtë në atë kohë nuk e ka bërë as një i burgosur politik pos Rexhep Maqedoncit!
Është njohur publikisht se Rexhep Maqedonmci ka punua në Milici me detyre prej shokëve të vet. Dhe kur është burgosur ka qen në uniforme të Milicisë. Është dënua me 14 vjet burg. Rexhep Maqedonci ka qen njeri prej liderëve te organizatës ilegale të vet dhe ai ka mundur ti dëmton vetëm shokët e vet po qe se kishte me pranua bashkëpunimin me UDB-en! Nga viti 1981 e deri me sot Rexhep Maqedonmci as një prej shokave të vet që kanë qen të organizuar me te, nuk e kanë akuzua për as gjë, por edhe sot kanë të njëjtin respekt për te dhe familjen e ti, për veprimtarin patriotike të ti dhe të familjes te ti. Për dëshminë e rrejshme që i mëveshët ati, ai ka deklarua HAPUR SE ka qen një dëshmi e dhunshme, mbi të cilën ai e ka than publikisht para gjyqit se, ajo dëshmi nuk është e vërtet dhe se ajo ju ka imponua me dhunë.
Prandaj e them me përgjegjësi të plotë se më përpara është e mundur me qen ti Nahit Hasani, ti Bajram Krasniqi dhe ti Islam Morina njerëz të UDB-ës se sa Rexhep Maqedonci! Jam e bindur se ju as që njihni Rexhep Maqedoncin sa duhet. Se po ta njiheshit mire, turp do te ju vinte nga vet vetja! Akuza ndaj Rexhep Maqedoncit është montim i ndyre banditesh, me prapavijë politike më të gjerë, e organizuar nga ish SHIK-ut në bashkëpunim me ish funksionaret e ish LKJ që e përdorin ish SHIK-u si dorë të zgjatur për ti qëruar hesapet me kundërshtaret politik që e përmbysen pushtetin e ish LKJ dhe që do ta përmbysin edhe pushtetin kriminel aktual te ahtisarit! Më vjen keq për ju zotëri Deputet që keni lejua, që ju të përdoreni si vegël qorre e ish regjimit kundër te cilit ju e keni ngritur ketë akuzë, për tu ju bërë një akuzues i rrejshëm! Njerëz jemi dhe secili mund të gabon! Prandaj, ndaluni dhe korrigjohuni nëse nuk doni te bëheni si ata që i akuzoni. Kërkoni falje opinionit dhe Rexhep Maqedoncit për këtë turp që e keni bërë sa më shpejt!
Ish Funksionaret e ish LKJ qe 30 vite bëjnë përpjekje që të prodhojnë teza se: “ demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës në vitin 1981 i ka organizua Serbia”, vetëm e vetëm për të e la tradhtinë e vet! Këta komplotist titist-ahitasarist tani e kanë gjet Nait Hasanin që përmes të tije të e realizojnë këtë tezë të vet tradhtare për të goditur lokomotivat e pavarësisë dhe të vetëvendosjes! Tëra këto përpjekje bëhen që shqiptarët të merren mes veti që ta lëne regjimin e diktaturës të BE të e shtinë Kosovën nën kthetrat e veta. Por ta din të gjithë ata qe hapin varre për të tjerët se vet do të përfundojnë në aty!