| E diele, 18.11.2007, 07:43 PM |
Muratori gjirokastrit
Hipur në çati, Mihallaqi po riparonte tjegullat pas shiut të rrëmbyeshëm të natës. I duhej një çekiç dhe i thotë të birit, Pilos: “Zbrit deri te komshiu dhe kërkoi çekiçin”. Zbret djali, troket në portë dhe i del i biri i komshiut. I kërkon çekiçin. I biri i komshiut futet brenda dhe del pas pak duke i thënë: “Nuk ta jap çekiçin se më tha babai që na hahet”. Kthehet djali majë çatisë dhe i thotë të atit: “Nuk ma dhanë çekiçin se kishin frikë mos u hahej”. Babai mendohet pak dhe i thotë: “Zbrit poshtë more bir e shko në shtëpi dhe merr çekiçin tonë. U pa puna, le të hahet i yni”.
Psikologu
Një psikolog po vështronte një lopë që po hante bar. Te prapanica e lopës ulet një zog dhe fillon që ta çukisë lopën. Lopa mërzitet dhe bën një bajgë të madhe, e cila e merr me vete zogun dhe e mbulon. Atëherë psikologu nxjerr konkluzionin e parë: “Mos u tall kurrë me prapanicën e tjetrit”. Pas disa çastesh zogu nxjerr kokën jashtë dhe lopa nga inati e shtyp me këmbë. Atëherë psikologu nxjerr konkluzionin e dytë: “Kur je i dhjerë, mos e ço kurrë kokën sipër”.
Biondja më diell
Pyetën një bionde se në cilin trup qiellor kishte dëshirë që të shkonte. Për të qenë sa më origjinale, ajo thotë:
- Në Diell
- Në Diell? Po mirë, a nuk e di që sa të afrohesh atje do të digjesh?
- Pse, e marrë jam unë? Sigurisht që do të shkoja natën!
Në Francë
Dy shokë ftohen nga një i tretë të shkojnë në Francë. Mbërrijnë në Paris e ndërkohë mendojnë që të marrin diçka për të ngrënë.
- Nuk dimë gjuhën, si do t’ia bëjmë? – pyet i pari.
- Mos ki merak, se do të flas unë, - ia kthen tjetri. - Mjafton që t’u vësh fjalëve nga një “y” në fund dhe je në rregull.
Ulen në restorant dhe vjen kamerieri të marrë porosinë.
- Duam dy buky e dy fasule, – i thonë ata kamerierit.
- Të mos isha unë shqiptary, dy m.. do të hanit ju të dy, - thotë duke qeshur kamerieri.
Telefonat
Ishin dy shoke qe i kishin shtepite perballe me njeri-tjetrin dhe gjithe naten flisnin nga dritarja. Komshinjte e shqetesuar dhe te merzitur ne kulm vendosin t’u blejne dhe instalojne telefona te dy djemve ne shtepite e tyre. Ne darke, njeri nga shoket i bie telefonit dhe i thote tjetrit:
- Ej, dil pak ne dritare se kam nje muhabet per te te thene...
Rrefyesi dhe prifti
Nje rrefyes shkon te prifti.
- Ate, kam nevoje te rrefehem.
- Mire biri im, per kete pune jam une, – thote prifti.
- Une qe kam bere shume gjera te keqija, ku shkoj, ne Ferr a ne Parajse? – e pyet fshatari priftin.
- Ti shkon roje te dera e Parajses, biri im.
- Po ti prift, ku shkon kur te vdesesh?
- Une shkoj te krahu i majte i Zotit.
Rrefyesi ia kthen:
- Sa te jem une roje te dera, harroje te kalosh atje.