Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Komunikata e UÇK-s dhe “shqetsimet” e gjithanshme

| E enjte, 06.05.2010, 09:58 PM |


Komunikata e UÇK-s dhe “shqetsimet” e gjithanshme

 

Nga Gani Qarri

 

Gjatë gjith historisë së pushtimit jugosllav, shtypja dhe padrejtësit ndaj shqiptarve kurr nuk kanë patur të ndalur. Kjo vërtetohej shumë lehtë atëherë por edhe tani nuk ësht hiq më mirë dhe vërehet si nga kontaktet me nxënës apo  takimet me cilin do  Shqiptar  nga trojet nën pushtim të FYROM-it, e deri përjetimet  shumë të hidhura personale.

 

Nuk ka asnjë mëdyshje  se pjesa e Popullit Shqiptar nën pushtimin FYROM-ist për dekada me radhë, gjat afro një shekulli sa vuan nën pushtimin sllav, ka qenë dhe mbetet popullsia më e vuajtur dhe më e persekutuar deri në brutalitet kriminal, nga e gjith hapsira e banuar me shqiptar në të gjithë ballkanin, përvqe çamëve.

 

Shqiptarët e Iliridës, jo vetëm që ishin të persekutuar në shkollim, punësim,gjuhë dhe kultur , por shumë sish edhe rrezikoheshin nga asimilimi i dhunshëm,që nga ndryshimi i detyrueshëm i  mbiemrave Shqiptar duke ju shtuar në mënyrë të dhunshme prapashtesat barbare sllavo bullgare si; ovski ,evski  etj. e deri te ndrrimi dhunshëm i kombësis,nga ajo shqiptare në “musliman” apo “makedonski-muslimani” siq i quanin dhe një pjes prej tyre mjerisht ashtu i quajn edhe sot. Të gjitha pushtetet secila më e keqe dhe më  poshtruese se tjetra,kan qenë për shqiptarët autokton gjithandej Iliridës.

 

Nuk ësht shumë e largët koha, kur përveq pengimit të nduarndurshëm të shkollimit në gjuhën amëtare, nga q`shkak  shumë vendbanime shqiptare sot nuk frymojnë e as flasin më shqip si dikur,që nga Manastiri dhe Ohëri me rrethinat e tyre  të cilët pothuajse janë asimiluar tërsisht e deri në fshatrat më të thella shqiptare që kufizohen me Kosvën dhe  Shqipërinë, por  edhe deri atje, që edhe sot si të folurit ashtu edhe të mësuarit shqip, shumë qalon.

 

Madje veqant në FYROM kishte ndërhyhej edhe në jetën civile e familjare deri te jeta private, duke ua përshkruar dhunshëm,shqiptarve  edhe mënyrën e të jetuarit deri në rrëzimin e mureve të familjeve fshatare  ku ndodhte që edhe të vdisnin pronarët e tyre shqiptar.

 

Shqiptarët edhe pse me numër  të një përqindje të madhe banorësh, përveq pengesave dhe kufizimeve drastike për tu shkolluar  në gjuhën e tyre amtare, ata kurr nuk u lejuan ti përdornin lirisht as simbolet e tyre kombëtare.Shqiptarët e Iliridës mbetën përjetshëm të diskriminuar ,si në strukturën e padrejtë dhe të pabarabart të punësimit,kulturës,gjendjes së mjer sociale e deri te padrejtësit e theksuara politike që vazhdojnë edhe sot.

 

Në Iliridë përveq kufizimeve dhe pengesave të shumta për shkollimin fillor dhe të mesëm, përkundër një shumice kaq të madhe shqiptare në trojet e tyre nën pushtimin  e FYROM-it atyre deri vonë kurr nuk iu lejua as ngritja e një Universiteti në gjuhën amtare, derisa Heroi i ati Universiteti Fadil Sylejmani me guximin dhe trimërinë e tij, i cili në momentet vendimtare pa u dobësuar para rreziqeve që i kanoseshin edhe me kërcnime e rrezikim jete,ai i mbështetur edhe nga masat popullore shqiptare,e dëshmoi  se ësht i vendosur në rrugën e mbrojtjes së gjuhës dhe shqiptarizmës ku vendosi dhe arriti që edhe pa “pëlqimin” dhe kundërshtimin e fort të e qeverisë FYROM-ase por me bekimin e Popullit Shqiptar,ta ngris në Reçicë të vogël afër Tetovës,edhe Universitetin e parë në gjuhën shqipe,duke e larë dhe mbrojtur edhe  me gjak  të Shqiptarit arsimdashës,nga sulmet e pushtuesve sllavo-fyrom-as.

 

Ai Universitet nën udhëheqjen e Fadil Sylejmanit u ngrit dhe financua nga ndihmat dhe donacionet humanitare nga shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare pa dallim, përkundër egërsis së  pengesave dhe kundërshtimeve shtetërore, ku edhe atëherë si sot, në përbërjen e asaj qeverie kishte edhe shqiptar.

 

Dhe atë Universitet ,që në momentet vendimtare kur luftonte për jetë a vdekje, sot e udhëheqin njerz që as e kan përkrahur e as ndihmuar ngritjen dhe mbijetimin e tij për të cilat ai kishte aq shumë nevojë atëkohë.

 

Fyrom-asit e njohur dhe pranuar pa asnjë kusht si “shtet” nga shqiptarët , nuk u mjaftuan me aq sa bën atëherë, por ata edhe sotë,anipse u bë një luftë dhe u nënshkrua një marrëveshje si ajo e Ohrit, gjuha shqipe me gjithë premtimet dhe nënshkrimin në atë marrëveshje, nuk u bë kurrë gjuhë –vërtetë zyrtare, simbolet kombëtare deri te Flamuri  ynë kombëtar u shpallën edhe një herë të ndaluara, derisa sllavizimi i panatyrshëm me forcën e dhunës gjithandej përfshir edhe vendbanimet shqiptare,vazhdon, bile ato u shoqruan edhe me një Enciklopedi rrence e cila shkonte aq larg me të pa vërtetat e sajë,sa që edhe shqiptarët si quante hiq më pak se fise ardhacakësh të egër,nga mali…….

 

Mjerisht në mënyr krejt të lirë, në vendbanimet shqiptare, diskriminimi i egër, ndjekjet, vrasjet, plagosjet dhe burgosja e shqiptarve  edhe sot e kësaj dite, krejt e papenguar ,vazhdon.

 

Në vendbanimet shqiptare, jo vetëm që nuk lejohet as ngritja e as ndërtimi i ndonjë monumenti historik shqiptar, por vazhdon edhe  ngritja e monumenteve të shpifura sllave, duke u zgjeruar edhe aty ku nuk e kan vendin në trojet shqiptare, e që përveq ngritjes së objekteve ortodokse, tentohet edhe zëvendësimi i monumenteve tona egzistuese autoktone ,historike shqiptare, deri te Shtëpia e Nën Terezes e që edhe ajo tentohet të zëvendësohet me  një kishë sllavo-bullgare.

 

Aksionet diskriminuese sllave, janë të gjithanshme dhe të njëkohëshme, derisa mbishkrimet në gjuhën shqipe, hiqen  kudo, ndrydhja e ati pak  arsimi  të mbetur në gjuhën shqipe, në fshatra dhe qytetet, vazhdon në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet e deri te imponimi i dhunshëm i gjuhës sllavo-bullgare, që nga klasat e para të shkollave me nxënës shqiptar, madje pa as një penges zyrtare edhe pse në FYROM,ka shumë parti  e deri në qeveri ka edhe një Parti “shqiptare”….

 

Jeta e shqiptarve të pa mbrojtur, e rënduar tej mase nga kjo gjendje trishtuese e diskriminimit të hapur , deri në burgosjet dhe dënimet e fundit drastike ndaj shqiptarve të pa fajshëm, popullit të terrorizuar, nuk i ka mbetur as rrugë tjetër, përpos rrokjes së armëve, ngase nuk janë vetëm pushtuesit vrastar, por edhe mashtruesit shqiptar, ata të cilët ia kanë lodhur  së tepërmi shpirtin këti populli të pa shpresë i mbetur vetëm mnë mëshirën e pushtuesit.

 

Nga shkaku i shtypjes dhe padrejtësive të pa rreshtura ndaj tij, shpëtimin nuk e shef më  në premtimet boshe të  pa përmbushura kurrë ,as nga faktori vendës e as nga ai ndërkombëtar, por si duket në kët gjendje të pa shpresë ,në të cilën u soll ky Popull pa fajin e tij, shpëtimin e shef  pashmangshëm vetëm te një luftë e re çlirimtare e cila duke ju falënderuar faktorve të lartcekur shtypës, duket se shumë lehtë edhe  mund të eskaloj.

 

Derisa faktorët e jashtëm nuk ndërmarrin asgjë për përmirsimin e jetës së shqiptarve të diskriminuar deri në marrjen e jetës, nga sllavo-bullgarët, ata pa fije turpi bëjn thirrje për mos prishjen e “qetsisë” – Qetsisë së kujt vallë?! Shqiptarët nuk patën kurrë  e as nuk po gjejnë dot qetsi, nga aksionet shtypse të pushtuesit!....

 

Por të qudit fakti se si munden funksionart partiak e “shtetëror”  shqiptar e shqipfolës, të cilët nga kolltuket e tyre të buta bëjn sehir se si diskriminohet populli i tyre ,pa ndërmarrë asgjë kundër, dhe megjithëate kan fytyr sot ti thonë dikujt dorzou ti bashk me armën te kasapi yt, pra dorzou te kasapi i shqiptarve, i cili shumë herë deri më tani e ka dëshmuar në praktikën e tij të ndotur kriminale se me knaqësinë më të madhe ësht i gatshëm të keqtrajtoi shqiptarët deri në vdekje?!

 

Madje jo vetëm ata në “qeveri” por ka zëra edhe nga patriot që nxjerrin zjarr nga goja për të “drejtat” e shqiptarve, por që  pas paraqitjes së UçK-s  menjëherë pas Komunikatës së sajë të parë, në kët rast e kan zgjedhur, modelin e ftesës për “uljen” e armëve dhe ruajtjen e "qetsisë" ngase problemet e pazgjidhura me vite,edhe pas një lufte që u zhvillua, u zgjidhkan tanimë me bisedime, të cilat kurr deri më tani, shqiptarëve nuk ua sollën as Qersinë e as Lirinë e premtuar.

 

Ndaj Komunikata Nr. 1. e UçK-s , vërteton edhe një herë më tepër thënjen e famshme të Heroit Hasan Prishtina, ati që  gjatë luftës për lirinë e Atdheut i provoi të gjitha, i cili atë botë nga përvoja e hidhgur deklaronte se në momente të tilla krize, një Krismë Pushke, JEHONË më shumë se një mijë fjal!!!!

 

Cyrih,06 Maj 2010