Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Jusuf Zenunaj

| E enjte, 06.05.2010, 08:43 PM |


Jusuf Zenunaj

 

 

UNAZA

 

Fjala hyn ne unaze

kenga derdh helm e gaz

 

Sfinski i shekujve bastardhe

uje pi ne Drinin e Bardhe

 

Hija thyhet neper gure

vitet treten ne nje ure

 

shtratit tend i lashti dri

gure te bardhe, gure te zi.

 

 

KOHET DHE UNE

 

Kohet dhembeprishura

me kafshuan nje nate

nje dite

 

Dhe prape ndoqa kohet

t'i fus ne grusht

nen kembe

 

Ne trupin e tyre

shkrova emrin tim.

 

Prap me thirri dikush

 

Zog i humbr

i paemer i pa sy!

 

erdha neper kohe,

erdha me sy

dhe me emer njeri.

 

 

GJAKU NE BULEVARD

 

Hena pergjon -

ne ballin e tokes

syte ka leshuar

 

kalimtare ne bulevard

si bubrreca behen tok

 

Hena vajton -

kembet me jane keputur

syte m'u kallen

ne gjakun e derdhur

gjak

gjak njeriu

 

A jam ne enderr

une

a ti gjakpires?

 

 

ZOGU

 

Fluturo akullnajave

mbi shkretetire fluturo

 

mos harro

 

Syte merrmi mbi krahe

deteve ushqeji me kripe

 

Zog

 

syte te m'i kthesh ne atdhe

mos harro!

 

 

NGA URA E QABESE

 

Nga ura e Qabese

shoh gji nenash te shtjerrur,

vashat flokethinjura tek leshonje gjeme

dhe kafshe pa dhembe.

 

Nata me trete

ne mes te Ures se Qabese

 

koken mbaj ne duar

mbushur jam plot vaje

nena ime e veje

nga t'ia mbaj?

 

Emrat zhduken ne Sahare

si drita ne shpelle

shpirterat e humbur ne kete ure

Cili zot do t'i mledh?

 

Jusuf Zenunaj

" ROJE DRITE " ( Peje, 1988)