| E enjte, 06.05.2010, 09:58 PM |
HIMNI I FLAMURIT - SIMBOL MBAREKOMBETAR
(Me rastin e 102 vjetorit)
Nga ARISTOTEL MICI
Fjala himn vjen nga lashtesia e antikitetit grek dhe ka te beje me nje lloj te poezise se kenduar, pra te poezise melike. Kjo lloj poezije shkruhej e kendohej per glorifikimin e nje perendije, te nje personaliteti, a po te nje ngarjeje te madherishme, qe me kalimin e kohes kthehej ne simbol. Pak a shume kete kuptim e perdorim kane poezite himne edhe sot. Edhe himni I Flamurit tone Kombetar kete qellim ka pasur dhe ka: te hymnizoje Flamurin, simbolin e unitetit kombetar nder shekuj. Qe nje lumturi dhe nje gezim mbarekombetar, qe ngritja e Flamurit tone kombetar, me 28 Nentor 1912, u shoqerua me hymnin e tij.
Pergjigjen me te mire per kete pyetje dhe mendimin me te plote e te sakte per zanafillen e Himnit te Flamurit e ka dhene Doktor Lasgush Poradeci, liriku i madh i poezise shqiptare, “Princi i pozise” si e quanin shume bashkekohes. Ashtu sic deshmon ky personalitet ne studimin e tij monografik, “Himni i Flamurit dhe Gjeneza e Tij”, dalja e ketij Himni eshte e lidhur ngushte me krijimin e grupit te kengetareve shqiptare te mergimit ne Bukuresht. “Prej gjirit te ketij grupi mori lindjen Himni Kombetar i shqiptareve, me fjalet e te cilit ne goje luftonin cetat kryengritese dhe vdisnin deshmoret e Lirise. Ai u shenjterua kesisoj jo vetem si Kenga e luftetareve, po u be edhe himni I gjithe Shqiperise, himni I shtetit shqiptar te ngritur me therorira qindvjecare. Edhe tashti ai eshte si ne diten me te pare te lindjes se tij lartesonjese, i mbushur me hijen e rende te burrerise, te betimit dhe te beses se dhene shqiptare- Me poshte poeti pyet dhe pergjigjet vete: - Si doli kjo kenge e kombit kaq e perhapur dhe kaq e pelqyer?- Doli, ashtu vetiu- pergjigjet ai,- aq spontane eshte gjeneza e saj, sa i natyrshem dhe krejt i vetekuptimshem ishte malli per atdhe, qe beri te mundur krijimin e korit, qe u themelua ne Bukursht nga fundi i vitit
Ne nje nga ditet pas themelimit te Korit te Kolonise Shqiptare te Bukureshtit u paraqit midis kengetareve Asdreni, i cili kishte sjelle me vete poezine per himnin me titull: ”Rreth Flamurit te Perbashkuar”. Nuk pershkruhet dot hovi i zjarrshem i zemrave, me te cilat u prit ky lajm i bukur. Ishte pranvera e vitit 1908. Ne kete kohe ne gjirin e Kolonise se Bukureshtit ndodhej edhe poeti shkodran Hile Mosi, i cili u ngarkua nga kolonia per ta shpene Himnin ne Shqiperi. Dergimi i Himnit ne Atdhe me ane te Hile Mosit qe nje ngjarje fatmire per ceshtjen kombetare, pasi ai kish talent muzikor dhe aftesine per te fituar simpathine e njerzeve qe do ta perhapnin.
Dhe fjalet e Himnit Hile Mosi i pelqente teresisht, shkruan Lasgushi: “Asdreni atyre u ka dhene mjafte shkendija nga shpirti kryengrites “- thoshte ai. Keshtu Himni, duke filluar nga Korca, u perhap ne te gjithe Shqiperine. (L.Poradeci-Vepra Letrare,f.370)
Dhe tani, mbas njeqind vjetesh, ne behemi kurioze te dime se si kjo kenge u shpernda ne gjithe Atdheun, ne nje kohe kur nuk kish radio, television dhe mjete te shpejta komunikimi, kur shkollat numeroheshin me gishtat e dores. Po edhe kete deshire na e sqaron Lasgushi i Madh, po aty, kur shkruan: ”Dhe ne se Himni u perhap ne te gjithe Shqiperine, duke zoteruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete populli e shenjteroi....Ashtu u be Shqiperia me Himnin e saj Kombetar..”
Ne studimin e tij per Himnin Lasgush Poradeci ka formuluar fjalet me te bukura permes nje entuziazmi patriotik dhe nje analize estetike te qelluar aq mire: ”Kjo nuk eshte pervecse fryme shqiptare prej jetes se pavdekur te Rilindjes Shqiptare, qe eshte heroizmi romantik i ngjalljes se Atdheut. Fryme e futur me shume thjeshtesi, me shume mjeshteri, me shume bukuri ne cdo fjale, dhe ne cdo shprehje, dhe ne cdo varg , dhe ne cdo strofe te Himnit.Titulli qe i ka vene himnit Asdreni eshte nje koncept dhe nje akt etnikerisht shqiptar.”
Dhe keshtu, qe nga viti 1908 e ketej, ne gjithe veprimtarite patriotike, kulturore, sporive e shkollore, sa here ngrihej Flamuri, shoqerohej me kengen e tij, me Himnin Kombetar. Jane mbushur 102 vjet qysh kur shqiptaret, brenda e jashte Atdheut, kendojne me veneracion kete Kenge te shenjte “Rreth Flamurit te Bashkuaer”,dhe e kane bere ashtu pjese te ndergjegjes se tyre. Ne kete menyre, kenga e Flamurit, Himni, prej disa gjeneratash, u kthye ne simbol mbarekombetar, per gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Studijuesi Vasil Tole ne numrin jubilar te gazetes Illyria, me 28 Nentor,2003, f.25, lidhur me sa me siper, ka shkruar nje artikull intresant me titull:Asdreni eshte autori i tekstit te Himnit te Flamurit .Detajet qe sjell autori me ane te ketij shkrimi kane nje vlere te jashtezakonshme per gjenezen e Himnit te Flamurit si edhe rolin e ketij Himni per te mbajtur gjalle ndjenjen e shqiptarizmes.Duke shkruar per Himnin, V.Tole citon Lasgushin qe konfirmonte ne studimin e tij realist se me kete himn “luftuan cetat e kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen e embel deshmoret e lirise.Me te u ngrit flamuri ne Vlore”. Me pak fjale, ngritja e Flamurit nen tingujt dhe fjalet e “Betimit mbi Flamur” ishin vetem nje akt formal nga ana e Ismail Bej Qemalit per ta njohur kete kenge tash e tutje, si kengen tone kombetare. Se dyti, shkruhet ne kete artikull, lidhur me fjalet e Himnit, duhet thene se ne asnje vend te botes nuk gjejme nje himn kombetar, i cili t`i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar sic eshte flamuri, dhe qe te dy se bashku t`i kushtohen atdheut.”
Qysh ne vargun e pare te Himnit Asdreni jep kushtrimin per bashkimin kombetar rreth Flamurit, simbolit te unitetit, para te cilit te betohemi dhe te japim besen per shpetimin e Atdheut dhe te kombit. Kjo parulle do te ishte aq aktuale per gjithe nje shekull edhe per sot. Kjo thirrje patetike e poetit ishte vazhdim i jehones se Rilindjes:
Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir`me nje qellim,
Te gjithe atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Ne artikullin e tij studjuesi Vasil Tole sjell edhe hollesi qe tregojne per gjallerine qe i dha jetes politike dhe gjithe veprimtarive kulturore kendimi ne menyre korale i Himnit: “Ne ceremonine e shpalljes se Pavaresise, me 28 Nentor 1912, ne qytetin e Vlores, Himni Kombetar u kendua nga te gjithe delegatet, ku ne sy binin delegatet e shoqerise shqiptare te Bukureshtit, Dhimiter Zografi,Dhimiter Mborja,Dhimiter Berati; delegatet e Korces:Thanas Floqi, Spiridon Ilo dhe P. Mborja; si dhe artisti Murat Toptani, delegat i Tiranes. Ne pervjetorin e pare te shpalljes se pavaresise, me 28 Nentor 1913, mberrin ne qytetin e Vlores orkestra frymore e qytetit te Shkodres “Daulla” e drejtuar nga Frano Ndoja. Nder te tjera, ne koncert, ne publik interpretohet Himni i Flamurit. Ne shkurt te vitit 1919, tingujt e Himnit te Flamurit percjellin per ne shtepine e fundit, ne varrezat e Kanines, Ismail Qemalin, plakun e shenjte te Vlores, i cili me aktin e shpalljes se pavaresise, u be edhe bekuesi i kenges sone kombetare. Ne Luften e Vlores te vitit 1920, festa e fitimtareve u kremtua nen tingujt e Himnit te Flamurit dhe kenges Vlora-Vlora me poezi te Ali Asllanit dhe muzike te Th.Nashit”.
Nder kohe, gjat ketyre me shume se 100 vjeteve ka pasur edhe zera, te cilet nuk e kane mbeshtetur Himnin Kombetar “Rreth Flamurit te Perbashkuar”. Mospranimi i tyre vinte nga shkaku se autori i muzikes eshte nje kompzitor i huaj dhe keshtu sipas tyre prekej origjinaliteti shqiptar. Megjithate keto zera qene shuar si flake kashte. Ne vazhde te kesaj ideje, vjetet e fundit doli edhe nja artikull tjeter i shkruar nga Prof. R. Sokoli ne gazeten “Illyria”, 5 shtator,2006, me titull “Gjeneza e Himnit te Flamurit“. Ne kete artikull autori shkon edhe me tutje ne mospranimin e Himnit Kombetar te Flamurit. Sipas autorit te ketij shkrimi, ky Himn nuk paska as tekstin e poezise me origjine shqiptare.Dhe keshtu, sipas tij, “a duhet te pranojme nje himn kombetar teresisht te huazuar?”. Deduksioni del vetiu se Asdreni nuk e paska pase te tijen kete poezi, per rrjedhoje , poezia “Rreth Flamurit te Perbashkuar” qenka nje plagjiature, te cilen Aasdreni nuk duhej ta perfshinte ne vellimin e tij te dyte “Enderra dhe lote”. Nisur nga ky deduksion edhe studjuesit e vepres se Asdrenit, botuesit e kritiket letrare duhej t`ia kishin thene me kohe lexuesit kete fakt, kete mungese origjinaliteti te kesaj poezie. Po ta besojme qind per qind deduksionin e nxjerre nga artikulli i zotit R. Sokoli, se himni nuk ka as tekstin e poezise me autoresi shqiptare, atehere edhe mendimet e L. Poradecit per spontaneitetin e poezise se Himnit Kombetar si dhe gjithe vlerat e saj, nuk qenkan per t`u besuar. As deklarimi i Hile Mosit qe “fjalet e poezise se Himnit i pelqente shume dhe se Asdreni atyre u ka dhene mjaft shkendia nga shpirti kryengrites” nuk duhet marre ne konsiderate.
I prirur nga ideja e injorimit te Himnit te Flamurit, autori i artikullit futet thelle ne kohe, germon ne histori, qe te vertetoje se “motivi i ketij himni i ka prindet nder disa balada kaloresiake te hershme”, pertej kohes moldavo-rumune te kompozitorit Ciprion Porumbesku, pertej dinastise se Habsburgve te Austro-Hungarise, me tutje shekullit te XV. Pastaj, pasi e shkurorezon anen muzikore te Himnit, ai perpiqet t`i heqe autoresine shqiptare tekstit, poezise se Asdrenit, “Rreth Flamurit te Perbashkuar”, duke e ballafaquar ate me nje poezi te poetit Bersani, nga e cila poezi Asdreni eshte ndikuar ne ide.
Po dhe ne eshte ndikuar nga ide patriotike dhe liridashese poeti Asdren, nuk ka bere ndonje mekat. Fundja, ndikimet dhe komunikimet kulturore kane qene “ura” te progresit dhe civilizimit njerezor . Mbyllja ne vete ose veteizolimi ka qene ne cdo kohe regres. A nuk u ndikua nga mithologjia letersia antike greke? A nuk u mbeshtet letersia e vjeter romake te modelet e letersise se Greqise Antike. A nuk u ndikua romantizmi i vendeve ballkanike nga romantizmi evropian? Atehere pse t`ia mohojme kete mundesi poetit dhe patriotit Asdren, i cili ne kushte emigracioni ishte aq i perkushtuar per pavaresine Atdheut, per Flamurin e Shqiperise dhe Himnin e tij. Stjuduesit e latinishtes, sa here komentojne Virgjilin, vene re pika perngjasimi midis Eneides dhe poemave homerike. Po ata nuk e bejne kete analize per te minimizuar vlerat poetike te Virgjilit, po per te pohuar se, si nje talent i shquar, ai mbeshtetej edhe te nje pararendes i madh. Per analogji, atehere, pse ne, shqiptaret, u dashka te bejme te kunderten, per nje poezi te Asdrenit, qe eshte aq e ngulitur ne traditen tone.
Sa here lexojme dhe studiojme vepren letrare te Naim Frasherit, shikojme me kanaqesi se ai si poet i madh kombetar ka qene mbeshtetur te kolose te letersise, si te Orientit dhe te Evropes. Disa vjet me pare, ne revisten “Universi” ne Tirane kam botuar nje ese per kete ceshtje, duke dashur te theksoja se “adhurimi i poetit tone kombetar ndaj Homerit bie ne sy jo vetem ne parapelqimet per idete humane dhe figurat madhore te artit te tij, po edhe te vleresimi i detajeve si dhe teknikave te vecanta krijuese, te imazheve epike e shembelltyrave te personifikimit. Le te sjellim ne mendje fillimin e “Iliades”, kur Homeri i drejtohet muzes Kaliope: “O vashe kendo merine
E Aqileht Kordhetarit.....”
Dhe, ja .... Naimi, si poet i frymezuar shkruan te strofa e pare e poemes epike “ Istori e Skenderbeut”:
Kendo engjell urtesine
e gjithe miresite,
Skendebene e trimerine,
Qe i dha Shqiperise drite
Lexojme “Bageti e Bujqesine” dhe na vjen ne mendje titulli i poemes se Virgjilt ”Gjeorgjiket dhe Bukoliket”. Madje edhe pershtatjet nga fabulat e Ezopit ne na duket se jane krejt te Naim Frasherit, sepse i pershtati mjeshterisht, duke i kthyer ne vlera edukative per femijet e kombit tone. Dhe ne i themi keto per ta lartesuar figuren poetit. Pse te mos arsyetojme keshtu edhe per Asdrenin. Pse t`i mohojme atij shpirtin krijues dhe frymezimin patriotik me aq shume dashuri per kombin, Atdheun dhe Flamurin?!Atehere pse te mos mendojme se edhe Asdreni ka pase parapelqimet e tij ne lemin poezise!?
Tek shikon shprehjen metaforike te prof. Sokolit se ai do te zbuloje prindet e himnit nder disa balada kaloresiake, te vjen ne mendje puna kerkuese e shekspirologeve, te cilet me kete ane e matane Atlantikut anglofone, studiojne veprat e Shekspirit, duke gjetur prinderit si edhe gjysherit e subjekteve te tij. Ata shkojne ne Verona te Italise, futen ne shtepine muze te Zhuljetes, dalin ne fotografi me skulpturen e mermerte te saj dhe pastaj nisen ne lindje te Verones, ca kilometra me tutje, ne Montekio Maxhiore, ku ndodhet keshtjella e Romeos e kthyer ne pike turistike. Atje, duke pire kafe, ata “ shikojne ne muret e godines se lashte portretin e shkrimtarit italian A. Da Porto, i cili pati fatin i pari ta bente publike dashurine tragjike te dy te rinjve te Verones me novelen e tij ne vitin 1531. Pastaj u vene syte te shkrimtari veronez Matteo Bandello, qe pak me vone, ne 1554, botoi nje tjeter novele me te njejtin subjekt. Dhe ja, ne vendin e trete me te dukshem “Romeo e Zhulieta” e Shekspirit gjenial, botuar me
Per analogji te menduari per kete rast po permendim nje kenge amerikane me titull Janki Dudle (Yankee Doodle). Ne fillim ajo ish nje kenge angleze qe u fut ne Amerike nga ushtaret kolonizatore britanike ne vitin 1775 dhe u degjua ne betejen e Lexingtonit, e cila qe preludi i Revolutionit American dhe i luftes per pavaresine e Amerikes. “Pak me vone, nje student i Kolegjit Harvard, Edward Bangs, e rishkroi tekstin e kenges duke ia pershtatur kohes se Revolucionit Amerikan.”(nga Jerri Silverman “Songs and Stories” f.29)
Pavarsisht nga melodia me autor anglez, ajo njihet si kenge amerikane. Per me teper, sic thote Enciklopedia – Wikipedia, ajo kenge ne radio eshte nje sinonim i Shteteve te Bashkuara. Radioja “Zeri i Amerikes” fillon me sinjale nga melodia e kenges “Janki Dudle”. Per me shume akoma kjo kenge eshte dhe Himni i nje shtetit te Amerikes, te Konektikut. Ja, pra edhe kesaj here kemi nje himn me melodi te huazuar. Po asnje amerikan nuk e shtron problemin e mungeses se origjinalitetit per kete kenge aq popullore ne Amerike. Se pari se ajo kenge u be nje nga simbolet e luftes per lirine e Amerikes. Dhe se dyti, studjuesit Amerikane vlerat kulturore nuk i gjykojne nga kendi i purizmit nacional. Edhe ky shembull flet per ate qe Himni yne Kombetar nuk duhet injoruar.
Ne pjesen e fundit te artikullit te siperpermendur, Prof. Sokoli tregon disa raste himnesh kombetare te disa vendeve te botes te kompozuar nga autore te huaj, per shembull, “himni zyrtar i Spanjes ka qene i kompozuar nga nje autor anonim gjerman, himnin e SHBA e ka kompozuar nje autor anglez, himni i Bolivise eshte kompozuar me 1845 nga italiani Bente Vincenti, himni kombetar portugez shtjellohet porsi ariet e vjetra italiane”, keshtu, ne artikull autori permend edhe shembuj te tjere himnesh me muzike te huajtur, dhe me gjithate, kombet e ketyre vendeve nuk tremben nga huazimi. Ata i ruajne, ashtu, hymnet e tyre si simbole kombetare. Kurse ne , shqiptaret , sipas prof. Sokolit duhet te gjykjome ndryshe, “me qe vete sedra kombetare (fjale te profesorit) kerkon qe te mos te perfaqesohemi me nje krijim te huazuar”.
Duke marre shkas nga citimi qe prof. Sokoli i ben Himnit te SHBA, do te ishte mire te shkruanim sado pak ca fjale lidhur me historine ketij himni. Sic tregon ne librin e saj Deborah Kent: “Me 13 shtator 1814 flota britanike nisi nga Atlantiku sulmin me artileri te dendur drejt portit Fort McHenry ne Gjirin Chesapik. Rreth 1800 bomba flakerine per gjithe naten mbi ate qyteteze. Francis Scott Key e perjetoi me ankth ate nate heroike me gjemimin e panderprere te bombave. Me padurim priste te gdhinte dita. Ne agim, kur po vegonte pak drite, nisi te verente me dylbi. Ai u lumturua,kur arriti te shikonte se Flamuri Amerikan qendronte larte ne fortese dhe valvitej i vezulluar nga yjet. Ate moment ai ndjeu nje gezim te papermbajtur dhe nje frymezim i buroi nga zemra dhe shkroi pozine :The Star-Spangled Banner (Ylli Vezulloi Flamurin). Tek shkruante ate poezi, Frencis Scott Key-in e pushtoi deshira qe edhe ta kendonte. Po ku ta gjente ne zjarrin e betejes muziken a po kompozitorin?... Ashtu, vetiu i lindi ideja ta shoqeronte me nje melodi te njohur te kenges “To Anacreon in Heaven ”(Per Anakreontin ne Parajse), e kompozuar nga nje muzikant anglez John Stafford Smith. Kjo kenge qe bere popullore si ne Angli dhe neAmerike. Poezia e F.S. Key-it e shoqeruar me melodine angleze u gjet shume e pelqyer nga publiku Amerikan. Goje me goje ajo u perhap ne te gjithe SHBA. Ne menyre te vetvetishme ajo u kendua nga populli amerikan prej vitit 1814 e deri me 1931. Ate kohe Presidenti Herbert Hoover (Huver), me 3 Mars-1931, firmosi ligjin qe kenga “The Star- Spangled Banner” te behej Himni kombetar i SHBA.”(sipas Deborah Kent “The Star- Spangled the Banner” f. 22).
E sollem pare lexuesit kete episod nga libri i studjueses amerikane per te pohuar se fakti qe permend Prof. Sokoli se Himni Amerikan eshte bere nga nje autor i huaj eshte i verterte. Po aq sa eshte e vertete qe amerikanet nuk ankohen per huazim lidhur me melodine e Himnit te tyre. Per me teper, kjo ide e tolerances amerikane duket te Statuja e Lirise, e cila ngrihet madheshtore ne ishullin Ellis si nje hyjneshe e mrekullise para New Yorkut marramendes. ”Per shume njerez ne te gjithe boten Statuja e Lirise eshte nje simbol i lirise dhe i Shteteve te Bashkuar.Por ideja per kete Statuje te Lirise nuk ka lindur ne Shtetet e Bashkuara.”( nga Anne Hemstead ”The Statue of Liberty” f.5). Skulptori qe e ka ideuar dhe krijuar kete statuje eshte francezi Frederik August Bartholdi. Duke qene se statuja do te kishte permasa gjigante autori i saj bashkepunoi me ingjinierin e famshem francez, arkitektin Aleksander Gustav Eifel. Pra kemi dy autore te huaj qe realizojne nje skulpture gjigande,simbolin e lirise dhe demokracise amerikane, dhe, asnje amerikan nuk ka thene qe “sedra jone kombetare kerkon qe te mos perfaqesohemi me nje krijim te huazuar”, ashtu si ka shkruar profesori yne ne artikullin e tij.
Ne te kaluaren, para Luftes se Dyte Boterore, sapo shfaqej ndonje mendim per ta ndryshuar Himnin e Flamurit, shtypi patriot perparimtar reagonte ne menyre kunndershtuese. Kur u duk nje iniciative e tille aty nga fundi i viteve `30 te shekullit te kaluar, revista “Perpjekja Shqiptare”, shkruante: ”Himni i Flamurit nuk mund te ndryshohet, sepse Hymni i Flamurit ashtu sic eshte sot, u be prone e kombit.Iu fut ne gjak”
Me nje fjale Himni i Flamurit Kombetar ka marre pagezimin historik me vete. Ai u kendua ne menyre masive para se te behej fakt zyrtar ne Kuvendin historik te Vlores me 28 Nentor 1912. Nje himn tjeter i ri nuk do t`i kishte ato efekte emocionale dhe ate fryme patriotike qe kerkonte ideja e bashkimit kombetar. Per kete arsye gazeta “Java” ne gusht te vitit 1937, theksonte ”Nje here behet himni. Prandaj ne jemit te mendimit te mos ndryshohet, se historia nuk ndryshohet”.Po kjo gazete, dy numra me vone, do te mbronte perseri idene e mosndryshimit te ketij himni ”sepse ka rrenje te thelle ne zemrat shqiptare dhe keto zemra do te ndjejne dhimbjen me te madhe kur te lendohen e te shkulen ato rrenje.”
Po ne muajin gusht 1937 dhe “Gazeta Korca”, me numrin e saj 23, do t`i dilte ne mbrojtje Himnit Kombetar te Flamurit:”Hymni yne i vjeter i flamurit duhet te mbetet si kujtim historik edhe si simbol i luftrave per liri. Asnje himn tjeter nuk mund ta zere vendin e tij, duke hyre ne shpirtin e popullit, si ka hyre marshi “Rreth flamurit”.
Gjat kohes se mbreterimit te Ahmet Zogut, me gjithe diskutimet e zhvilluara per kete ceshtje, mbi Himnin e Flamurit nuk u vu dore, nuk guxoi ta prekte kush. Po ai u cenua ne vitet e diktatures komuniste. Administrata moniste, e prirur nga sllogani i Enver Hoxhes se “ne ideollogji nuk mund t`i bejme leshime vargut dhe fese”, fshiu nga Himni strofen, qe ka fjalen “Zot”. Lidhur me kete dhunim te Himnit Kombetar, me te drejte poeti Agim Shehu reagon, kur shkruan: “Hymni i Asdrenit pohon, po me fryme perendie, te verteten e historise dhene si fat perjetesie per Shqiperine: Se Zoti vete e tha me goje/ qe kombe shuhen permbi dhe/ po Shqiperia do te rroje... Shteti komunist qe nuk e pelqente kete profesi hyjnore e fshiu kete strofe nga syte e shqipetareve”.( ILLYRIA- 28 Nentor-2003). Po ky cenim i Himnit qe i perkoheshem. Me ardhjen e demokracise gjithe kombi, brenda kufijve shteterore si edhe jashte Atdheut, kudo qe ndodhet, e kendon ate te plote me mall e deshirim. Me kete rast, eshte per t`u pershendetur nga te gjithe shqiptaret ideja qe dita e mesimit ne shkolle te filloje me Himnin e Flamurit.
Nga verejtjet, qe mund t`i jene bere Himnit Kombetar, me e renda dhe me e pahijeshme eshte kejo e fundit, e zotit R. Sokoli, i cili ka guxuar ta krahasoje Himnin e Flamurit me shpaten e Liktorit dhe yllin pesecepesh. Kjo analogji te menduari nuk qendron, sepse, sic dihet, shpaten e Liktorit e vendosi diktatura fashiste, ndersa yllin me pese cepa e vendosi diktatura komuniste. Ato shenja te huaja nuk u vendosen nga populli ne flamur, sepse ne diktature nuk pyetet populli. Kurse Himnin e Flamurit, si e pame dhe me siper ne kete trajtese, e zgjodhen vete shqiptaret. Pasi e kendoi Kolonia Shqiptare e Bukureshtit, Himni erdhi ne Korce e ne te gjithe Shqiperine. Dhe, kur qe kenduar kater vjet me radhe, u fut ne Kuvendin historik te Vlores. U kendua e u firmos nga delegatet e kuvendit mbarekombetar me ne krye Ismail Qemal Bej Vlora. U bekua dhe u shenjterua prej Tij.
Duke shoqeruar ngritjen e Flamurit me 28 Nentor 1912, Himni i Flamurit eshte bere qysh ne ate kohe nje fakt historik, nje simbol mbarekombetar. Asnje hymn tjeter, sa do i persosur te jete nuk mund ta zevendesoje ate. Prandaj, ne cdo pervjetor te tij, edhe ne cdo ngjarje kombetare, gjithe shqiptaret kudo qe jane, te tregojne dashuri dhe nder edhe ta lartesojne kete Hymn per frymen e tij te shqiptarizmes dhe te bashkimit kombtar.
Bibliografi
L. Poradeci: Vepra Letrare, Shtepia bottuese “N. Frasheri”-Tirane 1990.
A. Shehu: “Illyria”, 28 Nentor,2003.
Anne Hemsted: “The Statue of Liberty”, Heinemann-Chicago,2006, f. 5.
A. Mici: “Adhurimi i N. Frasherit per Homerin”, Revista “Universi”-Botimet “Toena”,Tirane, 1997.
Deborah Kent: “The Star – Spangled the Banner”, Chicago –
Gazeta “Java”, gusht 1937.
Gazeta e Korces, gusht 1937.
Jerri (Jerry) Silverman: “Songs and Stories”, by Millbrook Press, Brookfield,
R. Sokoli: “Illyria”, 5 shtator, 2006.
Storti Edizioni,” The Story of Romeo and Juliet”,Venezia,
V. Tole: “Illyria”, 28 Nentor,2003.