Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zijadin Thaqi: Ne e kemë një rrezik të zi, tek se e kemë dreqin kojshi

| E merkure, 05.05.2010, 09:59 PM |


Ne e kemë një rrezik të zi, tek se e kemë dreqin kojshi

/Por edhe djallin vetanak në gji!/

 

Nga Zijadin Thaqi

 

 Fqinjët tanë shovenistë me në krye armiken tonë- Rusinë, na kanë shantazhuar e na kanë torturuar dhe masakruar, dhe sot janë me propagandë përpara nesh, kurse ne me plagë e me varre qindvjeçare të jemi prapa tyre me propagandë, është turp që nuk lumi.

Nuk të pyesin si ke qenë, por si je tash: andaj kot hapareshemi me prejrdhje të lashtë!

Deklaratat politike dhe me një demagogji shumë të thatë dhe të pacipë për t’i arritur qëllimet e tyre të individëve apo grupacioneve që ju takojnë për qëllime personale e klanore, janë aq të sheshta!

Derisa nuk erdhën në pushtet, kjo ishte një "parullë" që shumëi ka "brengos" zotërinjtë "çlirimetarë"?!

Nuk do të befsohemi nga ata matrapazë apo persona që thirren se kinse kanë qenë në "Luftë apo janë të vetëquajtur Luftetarë të Lirisë-Shoqata të daa nga lufta"!!

Paradoksi më i madh dhe turpi më i madh bie mbi ata që vertet kanë qen ë Luftetarë të Lirisë, po këta që vazhdimisht kanë pas të drejtë të thirren në mosshkeljen dhe në moskeqpërdorimin e gjakut të derdhur në altarin e lirisë!

 

Pse duhen të turperohen edhe para popullit edhe para zotit?

 

A ka pas gjë më të shenjetë se me e marrë rrugën e Luftëtarit për çlirimin dhe mbrojtjen e Atedheut; a ka gjë më të shenjtë se me mbrojt nderin dhe moralin!?!

Të gjithë dëshmorët që tani nuk janë në mesin tonë sëbashku me luftetarët e vërtetë që janë gjallë në mesin tonë, janë nisur në atë rrugë të shjetë, me një qëllim të përbashkët: ta mbrojnë atdheun dhe ta lirojnë atdheun nga okupatorët shumëvjeçarë rretherrotull: serbë, grekë, bullgarë, maqedonë, malazias; ata bij dhe bija u nisën në Luftë, duke kënduar dhe aspak nuk kursyen mundin e djersën dhe gjënë më të shtrenjtë- jetën!

 

Karikature e vitit 1913...

 

Dëshmorët e Lirisë lanë pasuritë e tyre, lanë punët dhe paratë që mbanin familjet e tyre, shumica nga perëndimi, lanë familjet e tyre!

Lanë babatë e nenat e tyre, vëllezër e motra me lot ndër sytë e me duar në gji, lanë gratë e veja e femijët bonjakë pa kafshatë buke, pa mirëqenie sociale, në pamundësi shkollimi apo, të paktën,  për një jetë për mbijetesë!?!

E këta shokët bashkëluftetarë, harruan betimin, harruan gjakun e shokëve, harruan që lanë familje dhe femijë bonjakë në varfëri të skajshme, e në anënë tjetër si xhelatë të paskrupuj n jerlzie trumbetojshin: “ po shkelet gjaku i lirisë"!?!

Po ju jeni ore ata që me dy këmbët e me gjithë paturpesinë e juaj keni shkelur e jeni duke i shkelur pik ërisht mbi këto familje të shenjta, keni bërë pallate nga populli dhe gjaku i  luftëtarëve, keni instaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin, femijët tuaj bëjnë jetë përrallore dhe shkollime në kolegjet më të shtrenjta në Kosovë dhe jashte Kosove; e fëmijët e shokëve që ranë dëshmorë, nuk kanë lapsa, fletore as libra, nuk kanë këpucë e as gjënë më elementare për jetë, nuk kanë kulm mb krye e jetojnë në tenda apo në mulli të braktisur apo në shtëpitë e braktisura?!

Jeni kah e vorrosni me të madhe Kosovën, e cila ka pas plagë të rënda nga egërsirat e huaja, e tani edhe nga ju që historia nuk do të jua falë kurrë.

Mos harroni se shumë e gjaku është derdhur, shumë e vaji ka rrjedhur, vuajtje të papara ky popull ka përjetuar, e ju bisha që nuk ngopeni me gjakun dhe vuajtjet e këtij populli e me gjakun e luftëtarëve!

E ne heshtëm deri më tash për hir të bërjes së shteti, po nga frika e kam e pyes veten: A DO TË NA ZË MALLKIMI, DHE KUSH PO SHKEL DJERSËN, VUAJTJET E POPULLIT DHE GJAKUN E LUFTËTARËVE!?!

Zoti e ndihmoftë Kosovën, zoti i ndihmoftë familjet e dëshmorëve, femijët jetimë e njerëzit që kanë nevojë për ndihmë!

Zoti jua theftë qafën atyre që po e dhunojnë dhe plaçkisin Kosovën.