| E merkure, 05.05.2010, 09:20 PM |
LEGJENDA E PISORRUGËS
Nga Luan Çipi
Në Pisorrugë të Karabashit
U shfaq në muzg djali i Bimbashit.
Ruhej dhe druhej, heshtazi shkonte:
Desh të takonte atë që donte.
Kjo, ishte goca e Bame Jevgut.
E njomë, e brishtë, si lot i shelgut.
Ishin parë edhe më parë.
E kishshastisur gjoksi i harlisur.
Të përqafuar, të lumturuar
E lidhën besën, ushqyen shpresën:
Do të jetonin krejt të bashkuar
Në një folezë, të lumturuar.
Po, babë Bimbashi, si turkoshak,
S’pranon rogozë, se, do oxhak.
“Largohu, Jevg, se s’më ke hak.
Ndryshe, krushqia lahet me gjak”.
Nuk pyet djaloshi për soj dhe ar.
Bën strehë te Jevgu, hyn kollovar.
Bimbashi turk, një shpirt qyqar,
Kasolle e njerëz kalli në zjarr.
Hata e pa parë, krim i shëmtuar,
Eklips mbi Venetik e Veronë.
Nuk ishin vrarë, apo helmuar.
Po, krejt në zjarr të shkrumbëzuar.
*
Sa herë të shkosh në Karabash
Gjëmën e madhe kujton,
Kalldrëmin me lot do lash,
Ndjenja e zjarrit tmeron.
Shpjegim:
Pisorruga, rrugicë ne lagjen Karabash të qytetit Vlorë