| E merkure, 05.05.2010, 09:59 PM |
NJEZET VJET PAS RENJES SE KOMUNIZMIT
Nga Frank Shkreli
Kohet e fundit, sic duket duke shenuar 20-vjetorin e renjes se komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik, ne shtypin shqiptar dhe ne mediat elektronike ne trojet tona ne Balkan, analiste dhe komentues, duket per arsye nostalgjike, perpiqen te shpjegojne se c'ishte komunizmi, duke u perpjekur t'i japin nje fetyre njerezore. Ata gjithnje perdorin marksizem-leninizmin shkencor per te sqaruar ose justifikuar teorine dhe praktiken e te ashtuquajturit revolucion proletar, dhe sipas tyre perfitimet e te mirat qe gjoja na paskan ardhur nga ai sistem. Por mjafton qe te citojme vet Leninin, i cili me mire se cdo njeri tjeter e percakton se cka ishte komunizmi, duke e cilesuar regjimin e tij si nje "pushtet qe nuk kufizohet nga asgje, as nga ligjet dhe as nuk u permbahet rregullave, por mbeshtetet krejtsisht ne dominimin absolut". Egersia ishte marka e komunizmit. Ishte nje ideologji qe kerkonte shkaterrimin e qenjeve njerzore kundershtare me te. "Ne nuk e kemi hedhur poshte kurre terrorin", shkruante Lenini me 1901.
Edhe pas 20 vjeteve te renies se komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik, ne gjithnje mbajme mende emera te ish-udheheqesve komuniste si Lenini, Stalini,
Mao, Pol Pot, Enver Hoxha, Fidel Castro e tjere, por hollesite rreth tmerreve te regjimeve te tyre po harrohen me kalimin e kohes ose fshihen me qellim, sidomos ne trojet tona ne Balkan. Analiste te famshem dhe jo aq te famshem shqiptare edhe sot i kendojne lavdi marksizem leninizmit si nje ideologji clirimtare. Gazetat ne Shqiperi, me nje nostalgji te pakuptueshme per periudhen komuniste dhe udheqheqsit e saje, jane te mbushura pothuaj cdo dite me shkrime nga kujtimet e ish-udheheqesve komuniste; vihen ne dukje kujtimet e tyre, u behen recensione librave, intervistohen ne televizion si burrshtetas legjitim dhe fotografite e tyre vihen ne faqet e para te gazetave. Lexuam nga faqet e para te shtypit te Tiranes se Ramiz Alia na paska shkruar kujtimet e tija. Ju siguroje se nuk ka gje te re per ato qe ka shkruar Alia, problemi eshte se a do te paraqesin keto gazeta anen tjeter te ngjarjeve, per ato qe nuk flet Alia, ne kujtimet e tija? Ne sistemin e soteshem demokratik, qe ai e luftoje per dekada, ai eshte i lire te shkruaj cfare te doje, nderkohe qe ai dhe sistemi i tij, jo vetem qe nuk lejonin lirine e shtypit dhe mendimin e lire, perkundrazi persekutonte dhe ekzekutonte ata qe perpiqeshin per nje gje te tille, deri ne ditet e fundit te atij regjimi, me 1991.
Eshte detyre e jone, e atyre qe e kane perjetuar kete sistem nga afer, por edhe e atyre si une qe e kemi perjetuar kete sistem nga larg, te sigurojme qe brezat e ri te shqiptareve te mos harrojne kurre eksperimentin e deshtuar te regjimeve komuniste -- e pikespari te atij shqiptar-- qe vrane e prene, plackiten dhe u mohuan miliona bashkatdhetareve te tyre lirine dhe jeten, vetem e vetem se mendonin ndryshe. Nuk e di nese brezat e ri do te mesojne se komunizmi ishte nje ideologji djallezore, pergjegjese per vrasjen e me shume se 100 milion vetave. Ky numer eshte me i madh se humbjet nga semundjet, fatkeqsite natyrore dhe te gjithe ideologjive tjera politike shtypese, sic ishte nazicmi.
Muri i Berlinit ra ne mbremjen e 9 Nentorit te vitit 1989, dy vjete pasi Presidenti i atehershem amerikan, Ronald Reagan duke folur ne porten Brandenburg sfidoi udheheqsin sovjetik Mikhail Gorbachev qe te rrexonte murin, dhe shtate vjete pas parashikimit te tij fisnik ne fjalimin para parlamentit britanik se Marksizem-Leninizmi po shkonte drejte "koshit te plehrave te historise."
Renja e Murit te Berlinit, megjithse e papritur per kohen, u prite me duartrokitje dhe kenaqesi te pa mase ane e mbane Evropes. Fatkeqesia eshte se shume prej atyre qe vuajten nga sistemi komunist po vdesin dhe brezi i soteshem duket se po vuan nga humbja e plote e kujteses, duke perfshire ketu edhe intelektualet, shkrimtaret e gazetaret. Kane harruar se vetem 20-vjet me pare duhej te peruleshin para diktatoreve komuniste; kane harruar se sigurimi i shtetit te kersiste ne dere ne pike te nates, pa asjne arsye; kane harruar se nuk jane me subjekt torturash, ekzekutimesh e perndjekjesh; kane harruar se tani e hedhin voten sipas deshires, behen antare te cfardo partie politike qe duan, mund te bejne lirisht mitingje dhe gezojne liri shtypi. Kane harruar se nuk jane me te detyruar te behen antare te Partise (Komuniste) te Punes, per te gjetur nje pune te mire ose per te derguar femijen e tyre ne nje shkolle te mire brenda ose jashte vendit; kane harruar se neqoftse deshirojne mund te shkojne lirisht ne xhami, kishe ose cfardo faltore tjeter; mund te luten para bukes pa frike se nje antar i familjes do ti raportoje; kane harruar se tashti ata mund te udhetojne lirisht jashte vendit, te marrin pervoje e te kethehen ne Shqiperi e te krijojne bisnesin e tyre; dhe me ne fund te gjithe mund te shkruajne lirisht (duke perfshire ketu dhe Ramizin e Nexhmijen me shoket e tyre) libra, artikuj, vjersha, pa pase frike nga censura e shtetit.........e tjera e tjera.......Por mbi te gjitha, ata kane harruar se renja e Murit te Berlinit solli periudhen, kur kombi shqiptar nuk ka qene kurre me pare ne nje situate me te favorshme dhe me te lire, duke perfunduar edhe ne pavaresine e Kosoves.
Injoranca mund te sjelle kenaqesi, por mund te jete gjithashtu vdekjeprurese. Neqoftse ne si komb nuk ua mesojme brezave te ardheshem te verteten e historise se pergjakshme te komunizmit dhe neqoftse ne vazhdojme te injorojme infektimet e vazhdueshme te kesaj ideologjie brutale ne shoqerine shqiptare, kejo shoqeri eshte ne rrezik te behet viktime e saje ose ndonje ideologjie tjeter te perafert. Ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerike, ne Washington eshte ngritur nje permendore kushtuar viktimave te komunizmit boteror. Ka ardhur koha qe edhe Shqiptaret, 20-vjet pas renjes se Murit te berlinit, te vene ne dukje haptazi mekatet dhe krimet e ketij sistemi. Nje shoqeri qe nuk perballet me kete histori, sado qe e dhimbshme te jete, rrezikon ta perserise. Jemi deshmitare te situates se soteme politike ne rruget e Tiranes. Lind pyetja: kush perfiton e kush humb nga kejo ngecje politike, pas hyrjes se Shqiperise ne NATO e ne prag te liberalizimit te vizave dhe te antaresimit ne Bashkimin Evropian. Nuk di se kush perfiton, por e di se humb kombi shqiptar.