Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet Akademiku, Zv/ kryetar i Akdemisë së Shkencave Myzafer Korkuti

| E merkure, 05.05.2010, 09:57 PM |


Flet Akademiku, Zv/ kryetar i Akdemisë së Shkencave Myzafer Korkuti

 

Enciklopedia Shqiptare do dhe duhet të jetë shumë vëllimshme

 

Akademia serbe, ka 50 tema studimore që i kushtohen albonologjisë

Maqedonia ka vënë 4 milion euro për zbulimet në Shkup dhe Ohër, ne 40 milion lekë në total

Arkeologët tanë kanë 4 vjet pa marrë dieta

 

Në Qendrën Kërkimore Albanologjike po hiqet arkivi dhe biblioteka

Libri im “Qytetërimet neoitike” është botuar vetëm në Gjemani në atë gjuhë

Vëllimin “Qytetërimi neolitik dhe noolitik” e botoi Akademia  e Heidelbergut

Të gjitha komentet për Skënderbeun janë vetëm spekulime dashakeqe

 

Drejtori i Kërkimeve Albonologjike, frankofoni Adrian Marashi, ka marrë një vendim, ta heqë  arkivin dhe ta bahkojë me bibliotekën

 

Nga Albert Zholi

 

Z. Korkuti, kohët e fundit po flitet shumë për Enciklopedinë e Shqipërisë dhe për përkthimin në anglisht të Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë. Mund të na jepni një informacion?

 

Enciklopedia e Shqipërisë, është po kaq  e rëndësiushme sa dhe Historia e Shqipërisë. Por, duhet theksuar se deri tani në punën shumëvjeçare që është bërë, janë pregatitur 3 vëllime të Fjalorit të Enciklopedisë Shqiptare. Vëllimi i 3-të pritet të dalë së shpejti. Kjo është një punë kolsale. Cdo shtet ka nevojë të ketë Enciklopedinë shumëvëllimshme,ku do të refreohesh për të gjitha fushat e dijes dhe të shkencës Këtë duhet të përmbajë dhe Enciklopedia e Shqipërisë dhe kjo ka  pasur dikur një platformë, dmth,krahas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, që përbënte bazën po shkohej drejt punës  për Enciklopedinë e Shqipërisë. Pra ka një dallim midis Fjalorit Enciklopedik shqiptar dhe Enciklopedisë së Shqipërisë. Tani është, ose janë Historia e Shqipërisë , Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë dhe një fazë më e thelluar është Encikopedia e vendit, pra Enciklopedia e Shqipërisë. Cdo

shtet ka Enciklopedinë shumë vëllimshme

 

Cfarë do të përmbajë Enciklopedia e Shqipërisë?

 

Kjo Enciklopedi do të përmbajë shumëfishin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Psh nqs në një zë Fjalori Enciklopedik është disa rreshta, Enciklopedia Shqiptare do ta shtjellojë shumë herë më gjerë Do të  ketë të plotë të gjitha fushat e shkencës që ka vendi, florën, faunën, historinë, kulturën etj…pra të gjitha fushat e jetës së vendit. Cdo shtet ka dhe duhet të ketë Enciklopedinë e tija shumëvëllimshme. Kjo platformë për Enciklopedinë Shqipare është hedh si ide, qysh kur, filloi puna për fjalorin. Fjalori I Ri Enciklopedik është tre vëllimsh. Ndërsa Enciklopedia Shqiptare do të jetë shumë vëllimshme

 

Kush e ka hedhë idenë i pari për Enciklopedinë Shqiptare?

 

I pari e ka hedhur këtë ide, Akademiku I shquar, njeriu I ditur enciklopedish, Aleks Buda. Këtë vit është 100-vjetori I lindjes së tija dhe jo më kot e përmenda këtë emër. Shiko se sa larg I shikonte ai, problemet e ecurisë së Akademisë së Shkencave ashtu siç projektoi idenë e Historisë së Popullit Shqiptar. Botimi I parë në vitin 1959, është  projektuar si ide, si themel nga ky profeso i shquar i kombit tonë.Enciklopedia e Shqipërisë, si ide ishte hedhur pasi rë mbaronte Fjalori Enciklopedik I Shqipërisë. Por të mabrojë kjo punë, duhej ngritur një staf cilësor, shumë i kualifikuar, me dije nga të gjitha fushat. Ky grup që përgatiti dhe përfundoi Fjalorin ishte pranë Akademisë. Tashmë ky grup I specializuar, është reduktuar, në një person dhe ai I është atashur Qendrës e Studimeve Albanologjike!!!

 

Cfarë ka nën vartësi kjo Qendër?

 

Kjo Qendër, ka historinë, gjuhë-letërsinë, arkeologjinë dhe sociologjinë nën vartësi. Enciklopedia Shqiptare do të përfshijë të gjitha fushat, dmth nqs në Fjalorin Enciklopedik sot, vëllimi  që mbulojnë këta 4 institute mbulon 40 % të zërave, Enciklopedia Shqiptare do dhe 60% të studimeve që janë jashtë kësaj qendre, jashtë kompetencave të saj. Këtë punë mund ta bëjë vetëm Akademia e Shkencave, që koordinon veprimtarinë shkencore në gjithë vendin.

 

Pra studiuesit e fushave të tjera për mbulimin e Enciklopedisë së Shqipërisë duhet të kthehet përsëri pranë Akademisë?

 

Por ajo këtu ishte. Pse duhet ta çonim jashtë Akademisë së Shkencave? I kanë çuar në një vend të papërshatshëm , Qëndra e Studimeve Alabanologjike, ka të veçantat specifike të saj dhe nuk mund të mbulojë ideimin e plotë dhe të saktë të Enciklopedisë Shqiptare. Në asnjë mënyrë. Pra reforma në këtë drejtim është e gabuar.Unë kam shprehur mendimin edhe për Institutet, nuk po gjendet akoma një harmonizim I tyre I plotë pas reformës. Eshtë  një ndarje, një krijim admisnitrate I tepërt, me krijimin e Qendrës Kërkimore Albanologjike, por sidoqoftë, ajo është, por mos të shkojmë më tej dhe ta thellojmë këtë punë. Nuk mund të bëhët Enciklopedia e Shqipërisë në këto kushte,  ai është një projekt shumë madhor, shumë me përgjegjësi, shumë professional dhe specifik që duhet ta drejtojë vetëm Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Dhe për këtë kërkohet një obligim nga Akademia që të zgjedh, jo vetëm të ndërtojë strukturën  e vartësisë por dhe njerëzit kopetentë pasi këtu nuk shtrohet çështja për  moshën, bile ata që kanë përvojë në punë, që kanë veprimtarie në një fushë, ata duhet të vijnë në Redaksinë e Enciklopedisë. Pasi kjo lloj pune kërkon horizont të gjerë,  shumë, eksperiencë, pasi nuk është punë që bëhet nga të rinj, e su bëka nga brezi I tretë. Të  vijanë ata specialistë të aftë që kanë dhënë në fusha të ndryshme, sepse sduhet të bëhet fjalë për moshë. Pra, duhet të zgjidhen ajka e intelektualëve që e njohin këtë punë dhe këta janë shumë të paktë në Shqipëri. Për përgatitjen e Enciklopedisë Shqiptare duhet të ndërtohet një staf, special, që mund të realizoj me përgjegjshmëri një Enciklopedi të tillë.

 

Emra konkret?

 

Ka shumë. Ata që kanë punuar me tema të ndryshme, me studime, me kërkime, diseratcione, që I përshtaten fushës së Enciklopedisë. Baza, bërthama e Enciklopedisë Shqiptare, për mendimin tim duhet të jetë nga Fjalori Enciklopedik SShqiptar. Por që duhet zgjeruar, përmirësuar më tej. Rezultate e Fajlorit Enciklopedik Shqiptar duhet ti njoh jo vetëm Shqipëria por edhe bota. Pas mabrimit të Fjalorit është detyrë, pëgjegjësi, seriozitet, të bëhet përkthimi I tij. Ideja ka filluar. Akademia po ngre një grup të vogël që ta thjeshtojë nga 3 vëllime Fjalorin Enciklopedik dhe të bëjë një vëllim special dhe pastaj ta përkthejë në anglisht. Vetëm kështu ky fjalor mund të marrë rëndësinë e plotë, mund tu shërbejë të huajve për të marrë informacion cilësor për Shqipërinë.

 

Kjo do të thotë që tek ne nuk është punuar sistematikisht për përkthimin, përhapjen e njohjen e rezultateve tona shkencore jashtë vendit?

 

Mund tju sjell një shembull. Në Beograd në Akademinë dhe Institutet përkatëse ka rreth 50 tema studime që  i kushtiohen albanologjisë, gjuhës, historisë, arkelologjisë  së vendit tonë. Pra studime, për problemet tona. E kupton çdo të thotë kjo? Aty bëhet një punë shumë e madhe. Shumë po punohet edhe në Maqedoni. Dihet tashmë puna që është bërë për Enciklopedinë e Maqedonisë. Shtrëmbërimet historike të saj. Një shtet I ri që po I jep rëndësi të madhe botimit,të  Enciklopedisë së vendi të saj, angazhimit serioz të qeverisë për ta ndihmuar këtë institucion. Kjo tregon dhe atë që çbëjnë të tjerët për historinë tonëe (pa diskutuar për historinë e tyre), sip o e shtrembërojnë historinë tonë, të vërtretën tonë. Dhe këtë e bëjnë duke I

përkthyer këto studimme në gjuhë të huaja.

 

Athere, përse, nuk është punuar në mënyrë sistematike, për ta bërë Enciklopedinë shqiptare dhe për ta përkthyer. Cilat kanë qenë arsyet në këndvështrimin tuaj?

 

Do them që është punuar në mënyrë sistematike deri në nëjfarë  stadi. Pasi për bërjen e Enciklopedisë Shqiptare, duhet të kesh përfunduar Fjalorin e Enciklopedisë shqiptare..Pra idetë e Prof. Aleks Buda kanë gjetur zbatim në vijiësi.Flas për studimet themelore që duhet ti bëjë historia, gjuhësia, akeologjia…. Le të shkojmë sërishmi në fqinjin tonë, do të thosha për punën që bën shteti maqedon në kalanë e Shkupit dhe atë të Ohrit. Ka 2-3 vjet projekte madhore, për këkrimet arkelogjike në këto dy dy kala. Shuma për një vit, për kërkimet arkelologjike në këto kala është 2 milion euro (për secilën!!). Pra aty po punohet me intesitet të jashtzakonshëm, po

dëmtohen struktura dhe zbulimet para sllave,  (ky është një problem tjetër që kam pas rast e kam ngrit edhe në shtypin Maqedon),me qëllime për të shtrembëruar të vërtetën.  Por e krahasoj me Institutin Arkeologjik tonin, I cili bën kërkime në të gjithë vendin ((këkime për të gjitha periudhat) dhe ka një fond 40 milion lekë. Arkeologjia jonë ka 14 projekte që I bën edhe me mbështetjen e studiuesve të huaj, (SHBA, Angli, Francë), dhe shteti jonë ka 4-5 vjet, që nuk u jep as dieta arkelogëve.

 

Cdo të thotë kjo?

 

Ka një mendim, që arkeologët tanë duhet të rrinë në tavolinë, këtu të rinë të shkruajnë, dhe të mos shkojnë në terren. Shkoni pyesni në Qendrën Arkeologjike marrin dieta arkeologët vitet e fundit në ato vende që venë? Kjo është një anomali, kjo do të thotë tu zësh frymën kërkimeve në fushën e arkeologjisë. Pra me dy krahasimet e mësipërme në Maqedoni dhe në Serbi ju tregova se si po punon shteti ynë në drejtim të historisë dhe kërkimeve arkeologjike. Këto janë faktet. Pra nqs për studimet albanologjike në Beograd punojnë shumë herë se sa punojmë ne për studimet e gjuhës kultuës së vendit tonë, analizën bëjeni vetë. Studimet nuk bëhen me një ditë dhe dy. Në Institutin e Historisë është dhënë një fond për të bërë Historinë e Shqipërisë, ku nuk është bërë publik ende se si do të operohet për përgatitjen e këtij varianti të ri të Historisë së Shqipërisë. Botimi me 4 vëllime I Historisë së Popullit Shqiptar, ishte një punëe 20 e ca vjeçare, e Akademisë së Shkencave.  Pra kjo histori do kërkime në terren, studime, nga arkeologjia, historianët, gjuhësia, dhe pasi projektohet çdo gjë shkohet drejt botimit të një vëllimi. Përgatitja e një botimi të ri, do shumë kohë studimore që të arrihet në përfundime të reja historike.

 

Shpesh në shtypin shqiptar por edhe nga historianë të veçantë flitet se në vendin tonë ka interpretime politike të historisë, a ëshët e vërtetë?

 

Historia është e vërtetë në nëj kuptim por ai që e interpreton ka dhe subjektivizëm. Unë shoh, krahasoj botimin e parë me botimin e dytë. Ka një ndryshim cilësor në shmangjen nga interpretimet politike. Qoftë dhe vëllimi i  4. Por a ka vend për të ndërhyrë? Patjetër që ka..Do bëhen ndryshime në vijimësi. Por duhet të punohet sot për 10 vjetët e ardhshëm. Seria prej 4 vëllimeve të para ka filluar 25 vjet më parë. Kështu bëhen studimet. Historia do kohë të shkruhet, të hulmutohet, të shkrueht me realizëm... Për të bërë një vëllim të historisë duhet detajuar projekti, duhet të përcaktohet stafi, boshlëqet, periudhat e këtyre boshllëqeve, mesjetë, rilindje, antikitet mënyra e bashkveprimit jo me dhënien e fondit ëshët zgjidhur gjithçka..

 

Kohët e fundit nga qarqet serbe por edhe nga historianë shqiptarë ka komente te ndryshe për prejardhjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjegj Kastriot Skënderbeu. Mendimi juaj për këto komente?

 

Unë sjam specialist I mirëfilltë I historisë së mesjetës, njohës I figurës së Skënderbeut. Por, por, kam lexuar të gjitha botimet kryesore për këtë figurë të shquar. Ska si  të mos njihem dhe po ashtu kam ndjekur edhe debatin. Kam një bindje të plotë se arritjet e histroiografisë sonë që kanë botuar, por sidomos vepra madhështore e Kristo Frashërit “Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, është një sintezë ku unë do ta krahasoja veprën e tij për nga rëndësia me veprën  e Marin Barletit në kohën e vet. Në këtë vepër është zgjidhur në mënyrë fundamentale figura e Skënderbeut  në këndvështrimin e plotë social-ekonomik, është parë me sy real epoka e Skënderbeut, figura e tij shumëdimensionale në mënyrë të plotë. Ai që ka paqartësi për këtë figurë duhet ti referohet kësaj vepre. Të gjitha komentet për këtë figurë janë vetëm spekulime dashakeqe, për  të shtrembëruar të vërtetën historike.

 

Si përcaktohen politkat e Akademisë së Shkencave?

 

Këto politka janë aftë gjata nuk janë sot me nesër. Puna shkencore ecën me projekte afatgjata. Struktura e re duhet të shoqërohet me msasa konkrete. Me investime. Dy çelësa janë kryesore në këto reforma Një zgjedhja e kuadrit specialist dhe e Dyta po aq e rëndësishme, mbështetja finaciare

Psh të marrim Qendrën e Këkrikeve Albonologjike që unë e njoh më mirë.. PO bëj  48 vjt që jam pjesë e këkrimeve shkecore të kësaj qendre me 4 Institute  të Institutit të Historisë dhe gjuhëisë, të akeologjisë, sociologjisësë (Akademisë së Shkencave). Pra në dy ccështjet e mësipërme shihet si është ndërtuar kjo politikë, platformë. Psh Drejtor I Institutit të Kërkimeve Alabanologkike, që përfshin  historinë, gjuhën,  arkelologjinë, sociologjinë, është një specialist që ka mbaruar studimet për gjuhë frënge. Unë mnuk mund ta kuptoj këtë gjë, sepse kam parasysh se në krye të këtij Instituti ishte Aleks Buda, Prof. Stefanaq Pollo, athere si do të ulem unë me një të gjuhës fënge për kërkimet arkeologjike, apo për gjuhësinë?! Eshtë jashtë çdo norme, është anomali. Ai mund të jetë i shkëlqyer aty, në fushën e tij. Pra faktori njeri, specialist, nuk është përfillur. Ky drejtor nuk mund të gjykojë për fusha që nuk I njeh.

Instituti Arkeologjisë që është në vartësi të Qendrës Kërkimore Albanolofjike nuk ka një makinë në dispozicion. Ndërsa në vitin 1948 kur u hap Muzeu Historik Etnografik në Shqipëri,arkeologët e asaj kohe si Hasan Ceka etj,.. që themeluan arkeologjinë kërkuan ndihmë nga qeveria që të bënin muzeumin dhe ju dha ndihmë nga qeveria një xhip I ushtrisë kur ministrat athere nuk kishin të gjithë. Sot në 2010 ku çdo qytetar ka maiknë Insituti I Arkeologjisë nuk ka asnjë makinë/!!! Pse se ka?! Gjëjeni ju. Unë faktin e dhashë.

 

Si operohet në punë që bëjnë arkeologët në terren, ku dhe si ruhen në arshivë këto punime. A I kushotohet vëmenjda e duhur këtyre kërkimeve dhe ruajtjes së tyre?

 

Gjithë dokumentacioni që merret në ekspeditë fotografohet. Skicohet, dokumnetohet, ruhet i gjithë në arkivin e Institutit të Arkeologjisë, Në këtë Institut janë dhe filmat që janë në formë pllaka xhami ruhen në arkiv. Arkeologu Italian që ka bërë shumë kërkime arkelogjike në Shqipëri Luigji Ugolini, (në vitet 1928-40)

Dhe në arkivin tonë janë një pjesë e këkrimeve të tij, mbi 200 pllaka xhami negative që  janë filmime mbi kërkimet. Ato kanë vlera dhe sot. Ndërsa gjatë këtyre 60 viteve janë bërë qindra mijra filmime për gërmimet arkeologjike. Kohët e fundit, Drejtori i Kërkimeve Albonologjike, frankofoni Adrian Marashi, ka marrë një vendim, ta heqë  arkivin dhe ta bahkojë me bibliotekën. Arkivi, fototeka, filmoteka, është me derë të blinduar, me siguri  maksimale dhe mund të hyjë aty vetëm ai që është I autorizuar, është si  arkivi I shtetit. Dhe drejtori jep udhër ta çojë tek biblioteka e Qendrës Albanologjike!!! Ndërsa vetë Bibliotekën e kanë thjeshtuar e kanë mbyllur. Nuk ka punonjëse biblioteke. Si mund të bëhen studimet arkeologjike pa libra, pa arkiv funksional? Pra tashmë ska fonde që të blihen libra, por dhe ato që janë duhet ti heqim?! Thuhet se qeveria do të hapë bibloteka për lagjet, ndërsa biblioteka e një Instituti Kërkimor Shkencor, të mos ketë punonjës?! bibliotekat me karakter shkencor të hidhen?

 

Po fondi i botimeve I Akademisë së Shkencave a është I mjaftueshëm dhe a I përshtatet kërkesave të kohës?

 

Vjet ishte 28 milion lekë pë botimet. Ndërsa këtë vit 2.2 herë më pak, pra 12.5 milionë…(të vjetra).  Unë jam studiues ky është profesioni im, nuk jam administrator..Vëllimin “Qytetërimi neolitik dhe noolitik” që kam botuar në Gjermani në 995 , pasi skisha mundësi ta botoja në Shqipëri, këtë vëllim e ka botuar Akademia e Heidelbergut (aty është Universiteti më I vjetër në Evropë bashkë me Bolonjën, 1320), kam dëshirë që ta ribotoj në Shqipëri në gjuhën shqipe.  Ky libër plotësoji atë boshllëk në histroinë e Ballknait që I përkiste Ilirisë , pasi serbët, grekët, bullgarët kishin shkruar për këtë qytetërim ne ishim njolla e badhë. Ky ishte vëllimi i katërt që botoi Akademia e Heidelbergut, që plotësoi këtë pjesë të historisë së Ballkanit.Në Shqipëri është botuar pjesë pjesë në orange shtypi , po jo i plotë. Ka 200 foto, skica, dokumentacion që plotëson librin. Tek ky libër janë 14 vjet punë dhe studim, 14 vjet kërkime në terren.